• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, September 20, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Himara, Shqipëria moderne, vjetërsirat e Greqisë dhe kalbësirat e Albanisë

by Ilir Yzeiri
05/08/2024 20:04
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ilir Yzeiri

Zgjedhjet në Himarë ishin një test për të matur disa parametra të gjeopolitikës shqiptare dhe ato të fqinjit tonë jugor, Greqisë. Ishin, po ashtu, edhe një tregues që të ndihmon të shikosh se deri ku ka shkuar politika zyrtare greke me zellin herë të hapur e herë të fshehur, për ta parë Jugun e Shqipërisë me sytë e sillogjeve greke dhe ideologjisë së panhelenizmit e të vorioepirit. Ishin, po ashtu, për fat të keq, edhe një dëshmi tjetër që na vërtetoi edhe këtë radhë se një pjesë e klasës politike shqiptare është e kalbur dhe, ashtu siç ndodhte në prag të Pavarësisë ose edhe pas saj, kjo pjesë e politikës shqiptare është gati që të shesë jo vetëm interesat e një pjese të Shqipërisë, por edhe Ballkanin po të mundnin, vetëm për të qeverisur ose për ta plaçkitur këtë vend.

Po le t’i shohim gjërat me radhë. Beleri si figurë politike me veprim tw dyshimtw antishqiptar dhe si zëdhënës i interesave okulte të qarqeve nacionaliste greke, u mbështet nga Sali Berisha dhe Ilir Meta. Në lojën politike mund të pranohen kompromise brenda së njëjtës trupë politike derisa të marrësh pushtetin. Makinacionet, marrëveshjet me atë që deri dje mund ta kishe pasur kundërshtarin më të egër, njihen dhe në politikë kjo quhet transformizëm.

Trump, fjala vjen ka zgjedhur për zv/president të tijin në këto zgjedhje zotin Vance, i cili, kur Trump fitoi mandatin e parë e pat quajtur atë Hitler dhe rrezik për Amerikën. Edhe Edi Rama ka bërë kompromis me Ilir Metën për të marrë pushtetin dhe deri këtu jemi brenda logjikës politike të asaj demokracie që e kemi pranuar të gjithë. Mirëpo, jo vetëm në Ballkan, por askund në botë nuk mund të ndodhë që një forcë politike të bëjë aleancë me grupe apo përfaqësues që kanë ideologji dhe platforma shoviniste, aq më tëpër një forcë politike si opozita që kërkon të marrë pushtetin nesër. Himara është një vend i qetë me njerëz të mrekullueshëm e paqësorë.

Problemet aty kanë ardhur gjithnjë nga jashtë dhe nga qarqet shoviniste greke. Si ka mundësi që në një zyrë elektorale të Himarës kandidati i opozitës vendos posterat e dy fashisëve grekë që kanë kryer masakra mbi disa fshatra të jugut, Spiromilo i ri dhe Spiromilo i vjetri dhe opozita shqiptare bën propogandë nën hijen e atyre kriminelëve. Dhe kjo ndodh në vitin 2024. Himara shfaqi edhe një anë tjetër. Pikërisht atëherë kur u duk se marrëdhëniet mes Greqisë e Shqipërisë ishin mbi normalen, aq sa kryeministri Rama e shoqëroi Micotaqisin në vendin ku do të vendoset busti i babait të tij në Dropull, mu në këtë periudhë, Beleri shkaktoi një çarje të thellë mes dy vendeve tona.

Befas, Greqia mike dhe europiane, shfaqi gjithë zemërimin dhe kërcënimin e ideologjive të vjetra shoviniste. Beleri arrestohet në flagrancë për trafikim votash. I hiqet mandati si kryebashkiak dhe në të gjitha shkallët e gjyqësorit shpallet i fajshëm. Edi Rama e menaxhoi me qetësinë më të madhe këtë krizë dhe qysh në fillim i paraqiti Greqisë fytyrën e Shqipërisë moderne që ka institucionet e saj të pavaruara. Ndërsa Micotaqisi tregoi atë fytyrë që politika e vjetër greke nuk e ka hequr nga shfaqja në marrëdhëniet me ne. Në të gjitha institucionet euroatlantike u paraqitën dy modele: Micotaqisi që e paraqiste Belerin si viktimë të shkeljes së të drejtave të minoritetit në Shqipëri dhe Edi Rama që i përsëritte Micotaqisit se Shqipëria tashmë ka insitucionet e saj moderne dhe të pavarura.

Nëse Beleri shpallet fajtor atëherë në Himarë do të shpallen zgjedhje të parakohshme dhe ashtu ndodhi, pat deklaruar Rama. Asnjë nga institucionet ndërkombëtare, as Departamenti i Jashtëm i Shtetit dhe asnjë institucion i BE-së nuk i dha të drejtë Micotaqisit. Dhe ai për të sfiduar Shqipërinë dhe për të fyer Greqinë e kandidon Belerin si eurodeputet. Ndërkaq, në Himarë vjen një tjetër përfaqësues nga jashtë. Beleri e përshëndet në greqisht nga burgu.

Ndërsa PS-ja zgjedh Vangjel Tavon dhe ky i fundit i fiton zgjedhjet. Mirëpo është e paimagjinueshme se si në Shqipëri askush nuk shqetësohet për këtë ndërhyrje flagrante në jetën politike të vendit tonë të narrativave dhe ideologjive të sillogjeve greke. Si ka mundësi që askush nga ata që shajnë e telendesin Edi Ramën duke e akuzuar për të qena e të paqena, nuk ngrejnë një pyetje të thjeshtë. Pse Shqipëria nuk dërgon në Greqi përfaqësuesit e saj që të kandidojnë në një krahinë që dihet botërisht që është shqiptare dhe që quhet Çamëri.

Përse nuk i kërkojmë Greqisë që në Prevezë, fjala vjen, të shkojë të kandidojë edhe Shpërim Idrizi. Nëse ka një problem të vërtetë mes nesh dhe Greqisë ai është problemi çam. Po si është e mundur që shumw analistë e opinionistë nga mëngjesi në darkë merren me Edi Ramën dhe pranojnë që në një krahinë të Shqipërisë të bëjnë propagandë të hapur përfaqësuesit më të egër të shovinizmit grek siç ishte Beleri dhe ata që e mbështesin atë. Si është e mundur që narrativa e gënjeshtërt se qeveria e Tiranës po u merr pronat minoritarëve pranohet edhe nga një zulmë e madhe gazetarësh vetëm për inat të Edi Ramës.

A mund të ndodhë në Greqi apo në një vend tjetër në Ballkan që opozita kryesore e atij vendi të mbështesë përfaqësues të një vendi tjetër me të cilët ka probleme të pazgjidhura historike ose narrativa të ngarkuara me emocion nacionalist. E patë se çfarë ndodhi me presidenten e Kosovës në Shkup, si e fyen atë ? Pse ? Sepse fryma e nacionalizmit shovinist edhe në një vend si Maqedonia ku shqiptarët janë në qeverisje, nuk është shuar. Edhe në këtë rast për t’i dhënë pak aromë Himareje asaj ngjarjeje, shkon në Shkup Albin Kurti dhe nuk merakoset shumë se çfarë i bënë presidentes së vëndit të tij. Në nënvetëdijen e Kuriti kjo është një hakmarrje e ëmbël që i kujton Osmanit se nuk duhet të dalësh nga reshti i Albinit. Po interesat e Kosovës? Ashtu si në Himarë, njësoj.

Të kuptohemi drejt. Ajo që ndodh në Himarë nuk ka të bëjë me grekët dhe popullin e Greqisë. Sot mes dy vendve tona, sidomos në lëmin e kulturës po shënohen arritje të mrekullueshme. Autorë shqiptarë po përkthehen në greqisht dhe autorë grekë po vijnë në shqip. Ëshë një brez i mrekullueshëm qytetarësh shqiptarë nga minoriteti i etnisë greke që po i shërbejnë këtij përafrimi, ashtu sikundër shkrimtarë himariotë me famë ndërkombëatare si Christos Amanda Ghezos po ndihmojnë në përafrimin e Athinës me Tiranën.

Next Post
SPAK i kërkon informacion shtesë Belgjikës dhe Francës për “Toyota Yaris”, letërporosi kodet e tjera të SKY ECC

SPAK i kërkon informacion shtesë Belgjikës dhe Francës për “Toyota Yaris”, letërporosi kodet e tjera të SKY ECC

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Më ngacmojnë futbollistët”, gazetarja sportive tregon momentin e sikletshëm në punë

“Më ngacmojnë futbollistët”, gazetarja sportive tregon momentin e sikletshëm në punë

September 19, 2026
Komuniteti shqiptaro-amerikan paralajmëron protestë para OKB-së në New York pas vendimit të Hagës për ish-krerët e UÇK

Komuniteti shqiptaro-amerikan paralajmëron protestë para OKB-së në New York pas vendimit të Hagës për ish-krerët e UÇK

September 19, 2026
Arrestohet shqiptari në Itali, iu gjetën 400 kilogramë kanabis në frigorifer

Arrestohet shqiptari në Itali, iu gjetën 400 kilogramë kanabis në frigorifer

September 19, 2026
Truproja enigmatike e Putinit që po komentohet si “Agjenti 007” personal i tij

Truproja enigmatike e Putinit që po komentohet si Agjenti 007 personal i tij

September 19, 2026
Trump i hap rrugë sanksioneve ndaj Rusisë, DASH miraton në parim shitjen e pajisjeve ushtarake për Ukrainën!

Trump publikon 25 “arritjet” e mandatit të tretë, nga emigracioni te bllokimi i armëve bërthamore të Iranit

September 19, 2026
Ndryshojnë rregullat për zhdoganimin e makinave,  kilometrat do të ndikojnë në vlerën e automjetit

Ndryshojnë rregullat për zhdoganimin e makinave, kilometrat do të ndikojnë në vlerën e automjetit

September 19, 2026
Nis dita e 110-të e protestës, qytetarët mblidhen pranë Kuvendit, një grup i vogël shkon para SPAK-ut: Lironi çunat!

Protestuesit paralajmërojnë tubim më 8 tetor para Kuvendit: Të ndalim shkrirjen e bashkive

September 19, 2026
Zgjedhjet në Rusi nën tension/ Denoncime për manipulime, kufizime ndaj vëzhguesve dhe presion mbi votuesit

Zgjedhjet në Rusi nën tension/ Denoncime për manipulime, kufizime ndaj vëzhguesve dhe presion mbi votuesit

September 19, 2026
Mesazhi i ish-luftëtarit të UÇK-së: Haga na dënoi si komb, ka implikuar një Shqipëri të tërë

Mesazhi i ish-luftëtarit të UÇK-së: Haga na dënoi si komb, ka implikuar një Shqipëri të tërë

September 19, 2026
Hysni Zela rrëfen në “S’e Luan Topi”: Vaçja na solli në Tiranë, ndërsa mua ende më prezantojnë si vëllain e saj

Hysni Zela rrëfen në Se Luan Topi: Vaçja na solli në Tiranë, ndërsa mua ende më prezantojnë si vëllain e saj

September 19, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com