Kryetari i Bashkisë Himarë, Vangjel Tavo ka premtuar se problemet me tokat e himarjotëve do të zgjidhen para zgjedhjeve të 2025.
Kjo, tha ai, nuk vjen si premtim elektoral, por është një proces i nisur prej kohësh dhe bashkia është e angazhuar të ecë me ritme të shpejta që pas legalizimeve të shtëpive të nis puna me regjistrimin e AMTP-ve te paregjistruara pas vendimit të miratuar nga qeveria.
“Çështja e pronës nuk është vetëm në Himarë dhe është mbartur që nga 1991 dhe sot ka nisur ky proces për të përfunduar kthimin e pronës. Kjo do zgjidhet para zgjedhjeve është premtim elektoral nga qeveria. Do vijojmë procesin e legalizimit të shtëpive me bashkinë duke kursyer në kohë dhe kosto banorët. Ne zgjidhim çështjen e regjistrimit të banesave dhe më pas zgjidhim dhe çështjen e AMTP që është çështja më e përfolur. Është obligim i kësaj mazhorance”, tha Tavo.
Në një intervistë për “Jetë Shqiptare” në RTSH, kryebashkiaku Tavo foli edhe për platformën e tij për zhvillimin e Himarës dhe kthimit të saj në një pikë turistike gjithëvjetore.
Tavo tha se nga ky vit Himara do të ketë tregun e saj të fundvitit që do të tërheq vizitorët për t’i kaluar festat këtu si dhe do të krijojë aktivitete të ndryshme që do të kthehen në traditë për këtë zonë. Këto aktivitet do të tërheqin jo vetëm turistë, por të shërbejnë për zhvillimin ekonomik të vetë himarjotëve.
“Sezoni vijon ende dhe tani dhe shumica janë të huaj. Objektivi ynë është që sezoni të mos quhet më sezon dhe të jetë Himara turistike për të gjithë vitin. Turizmi është pika më e fortë por Himara ka shumë potencial edhe për turizëm malor, jo vetëm detar. Këtu në Himarë do të organizojmë për festat e fundvitit marketin e festive të fundvitit. Vizitorët ta shikojnë si mundësi për t’i kaluar festat e fundvitit në Himarë dhe do nisim këtë vit për ta kthyer në traditë. Nuk kanë asgjë më shumë bashkitë e tjera të vendit. Himara shquhet për prodhimin e vajti të ulliri dhe ne duam ta kthejmë në traditë aktivitetin dy ditor në momentin e caktuar të vjeljes së ulliri dhe ta kemi çdo vit si aktivitete, jemi duke planifikuar edhe shumë aktivitete të tjera që të përfshihen në buxhetin e vitit 2025”, u shpreh Tavo.
Kryebashkiaku foli edhe për problematikat e qytetit, si dhe për skepticizmin e vetë himarjotëve kur kandidoi në zgjedhje.
“Ankesa e parë nga operatorët në Himarë ishte pikërisht çështja e mungesës së personelit për këtë periudhë dhe burimet njerëzore. U bëjë thirrje të rinjve të rikthehen dhe të ushtrojnë aktivitetin e tyre tregtar këtu dhe të mos punojnë në një shtet tjetër, por të punojnë për veten e tyre në vendin e tyre. Fillimisht kur kandidova ishin skeptik himarjotët, por partitë politike dhe interesat e grupimeve të caktuar krijuan një klimë anti-Tavo, por po shoh përditë që kjo po ndryshon”, tha kryebashkiaku.
/a.r