• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, November 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Himara pa kryetar bashkie, prefekti Tavo: I takon këshillit bashkiak të caktojë një nga…

by A R
28/03/2024 15:58
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Me dy kryetarë bashkie në burg, Himara ka mbetur përkohësisht pa një drejtues.

Një situatë e paprecedentë ku kryebashkiaku i dalë nga zgjedhjet e 14 majit, Fredi Beleri ndodhet pas hekurave deri në një vendim të formës së prerë për akuzën e shitblerjes së votave.

Ndërsa ai në detyrë Jorgo Goro dha dorëheqjen një ditë më parë pas një hetimi dhe akuzë zyrtare nga SPAK për shpërdorim detyre dhe falsifikim dokumentesh në tjetërsimin e disa pronave në bregdetin të Dhërmiut.

Në këtë situatë këshillit bashkiak i duhet të caktojë një drejtues të ri të përkohshëm. Sipas ligjit detyra i kalon atij që mban pozicionin e nënkryetarit të bashkisë: por në rastin e Himarës, janë dy nënkryetarë, Blerina Bala dhe Pervin Gjikuria.

Parlamentit vendor tashmë i bie barra për të përcaktuar sipas ligjit për pushtetin vendor, kryetarin e ri në detyrë.  Prefekti i qarkut të Vlorës,Vangjel Tavo, duke iu  referuar nenit 61 të ligjit për caktimin e kryetarit të bashkisë në rast vakance, shpjegoi:

“Tani këshilli bashkiak mblidhet , në rast kur ka vetëm një kryetar ai del automatikisht në detyrë, por ne këtë rast kemi dy, këshilli i bashkisë cakton një nga këta.  Nuk ka zgjedhje, ligji thotë cakton, se nëse do të ketë zgjedhje do ketë si zakonisht kuti e fletë votimi, por kur thuhet  cakton pra vetë këshilli cakton, se si e dinë vetë ata”, tha Vangjel Tavo.

Për të mësuar se cili do të jetë drejtuesi i ri i bashkisë Himarë, në rastin më të mirë qytetarët do të presin deri nesër kur është parashikuar edhe mbledhja e radhës e këshillit bashkiak. Por nëse kjo pikë nuk do të diskutohet në rendin e ditës, atëherë do të duhet të pritet e hëna për të parë se si do të zgjidhet ngërçi  në bashkinë e Himarës.

/a.r

Next Post
FOTOT/ Apartamenti në Tiranë përfshihet nga flakët, detajet e para

FOTOT/ Apartamenti në Tiranë përfshihet nga flakët, detajet e para

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Shqipëria ka mjekë sa 53% e mesatares së BE-së, në raport me popullsinë

Shqipëria ka mjekë sa 53% e mesatares së BE-së, në raport me popullsinë

November 9, 2026
Vdes i riu që vrau 9 persona në Poloni. Publikohen videot e përplasjes së përgjakshme me policinë

Vdes i riu që vrau 9 persona në Poloni. Publikohen videot e përplasjes së përgjakshme me policinë

November 9, 2026
Rama publikon pamjet nga kantieri i Bypass-it të Tiranës: Nyje strategjike që do të lehtësojë trafikun

Rama publikon pamjet nga kantieri i Bypass-it të Tiranës: Nyje strategjike që do të lehtësojë trafikun

November 9, 2026
Arrestohet autori i grabitjes së bankës në Komunën e Parisit, dyshohet për një tjetër vjedhje

Arrestohet autori i grabitjes së bankës në Komunën e Parisit, dyshohet për një tjetër vjedhje

November 9, 2026
Moti për sot me reshje shiu të dendura dhe shtrëngata

Moti për sot me reshje shiu të dendura dhe shtrëngata

November 9, 2026
FOTO/ Policia identifikon 17-vjeçarin që dyshohet se hodhi gurë drejt Kryeministrisë

FOTO/ Policia identifikon 17-vjeçarin që dyshohet se hodhi gurë drejt Kryeministrisë

November 8, 2026
Skënderbeu mposht Dinamon 2-0 në Korçë

Skënderbeu mposht Dinamon 2-0 në Korçë

November 8, 2026
Aksident dramatik dhe i i shumëfishtë pranë nyjes lidhëse të autostradës Durrës-Tiranë, makina përmbyset pas përplasjes së tri mjeteve

Aksident tragjik në Durrës, 26-vjeçarja përplas për vdekje këmbësorin

November 8, 2026
“E di se akuzat i ka shumë të rënda”, Minxhozi: Meta po përpiqet ta bëjë historinë e tij sa më të vështirë

Dy protesta që i morën frymën njëra-tjetrës

November 8, 2026
9 elektricistë humbën jetën në punë gjatë vitit 2026, alarm për sigurinë e punonjësve të energjisë

9 elektricistë humbën jetën në punë gjatë vitit 2026, alarm për sigurinë e punonjësve të energjisë

November 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In