• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, August 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Editorial

Himara nuk shkon dot në Kretë

by S M
02/11/2017 10:53
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Skënder Minxhozi

Situata në Himarë i ngjan një panairi tipik “skizofrenie ballkanike”. Gjen aty gjithçka: plane urbanizimi, shembje ndëtimesh të paligjshme, deklarata patriotiko-politike minoritarësh apo të vetëquajtur të tillë, lojra diplomatike fqinjësh “në një shami hunde”, banorë të yshtur nga të katër anët për të protestuar kundër një projekti që kërkon t’i japë fund gjysëm-fshatit të sotëm, politikanë të huaj që flasin në emër të shqiptarëve dhe politikanë shqiptarë që hiqen si të huaj e bërtasin në emër të fqinjëve. Gjen nga të gjitha. Sepse Himara ka qenë dhe mbetet një laborator i papërsëritshëm i testimit të disa fenomeneve njëherësh: i paaftësisë sonë për të bërë dhe për të imponuar shtetin e së drejtës, i trukeve të përjetshme greke për të mbajtur një vatër të përhershme tensioni në Jug të Shqipërisë, i përdorimit të banorëve lokalë për skema gjeopolitikie bizantine, pa harruar edhe dyfytyrësinë e politikës shqiptare në Tiranë, e cila s’e ka parë thuajse kurrë këtë dosje, si një  çeshtje të madhe të sovranitetit tonë si shtet, por vetëm si një plaçkë politiko-elektorale që shitej e blihej sa majtas aq edhe djathtas.

Letra e fundit që kreu i opozitës greke i dërgoi Brukselit, ku ankohej për projektet e qeverisë Rama për Himarën, apo deklaratat idiote të Agimit të Artë, na kujtojnë edhe një herë tjetër, nëse kishte nevojë, që mes dy vendeve ka një ligj arkaik lufte. Por ka edhe shumë përplasje e fërkime, jo edhe aq arkaike, të cilat i bëjnë problematike marrëdhëniet dypalëshe. Marrëveshja detare, minoriteti, çamët…

Athina ka reklamuar historikisht interesin e saj të theksuar mbi Himarën dhe pjesët e tjera të territorit shtetëror shqiptar ku jetojnë pakica greqishtfolëse. Rregullisht e ka përdorur minoritetin grek në vendin tonë si një kartë presioni për të kushtëzuar ecurinë e Shqipërisë në procesin e integrimit europian dhe krijuar kaos të vërtetë në zonat minoritare sa herë ka pasur zgjedhje. Ka bërë gjithçka që në vendin e vet nuk e sheh të arsyeshme ta bëjë. Një vend që nuk njeh asnjë minoritet, ngre zërin prej dy dekadash e gjysëm në Këshillin e Europës e Bashkimin Europian, për shkeljen e të drejtave të minoriteteve në vendet rreth saj.

Aktualisht Athina po përpiqet të mbjellë tym dhe tension, ndaj disa lëvizjeve të Tiranës në fushën e politikave urbane dhe një ligji për pakicat kombëtare. Një ndërlidhje sa e sforcuar, aq edhe artificiale mes këtyre dy pistash, që në fakt nuk kanë asnjë afërsi mes tyre, tregon më së miri nervin e zbuluar të politikës greke ndaj qeverisë aktuale shqiptare. Një qeverie që sot përfaqëson një linjë qëndrimi të paprecedent ndaj dosjes greke.

Në katër vjet, pala greke pa të bien disa nga tabutë e mëdha që kanë mbajtur peng marrëdhëniet dypalëshe. E kjo për shkak të qeverisësve të rinj në Tiranës pas vitit 2013, të cilët kur ishin në opozitë rrëzuan marrëveshjen detare të qeverisë Berisha. Problemi i pronave të çamëve u përfshi në programin e qeverisë Rama, qëndrimi ndaj partive minoritare u zhvesh nga komplekset e vjetra, procesi i ndërtimit të varrezave greke u ngadalësua dhe partia kryesore çame, PDIU, mori vendin e PBDNJ në poltronin më të lartë të Kuvendit të Shqipërisë. Nuk ka asnjë dyshim se zëvendësimi i Vangjel Dules me Shpëtim Idrizin si dhe retorika e shtuar proçame e qeverisë shqiptare, ka shtuar edhe më tej ngarkesë emocionale negative në dy anët e kufirit.

Qëndrimi zyrtar grek pati madje edhe një lajthitje në kufinjtë e qesharakes së fundi, kur sulmoi ish-ministrin e brendshëm Tahiri për skandalin e Habiljave, një aferë me të cilën mund të ketë lidhje kushdo, përveçse një qeverie të huaj! Ky sulm i fundit i palës greke pasqyron një nivel të lartë padurimi dhe acarimi që Athina ka akumuluar ndaj Ramës dhe kabinetit të tij.

Paketa e çeshtjeve të pazgjidhura mes Shqipërisë dhe Greqisë, përfshirë ligjin e Luftës, pritet të jetë temë bisedimesh në Kretë, mes ministrave të jashtëm, pas pak ditësh. Dy delegacionet po i afrohen tryezës në një klimë problemesh të vjetra, mbarsur me retorikë të re. Greqia shpreson të vijojë të ushtrojë pozicionin e saj të forcës, si një vend që kontrollon ambicjet shqiptare për integrim europian përmes vetos në Bruksel, por ndodhet në një pozitë të ridimensionuar, sa i përket peshës që ka sot në Ballkan. Athina e di që e ka humbur patronatin e vjetër mbi fqinjin verior, por reflekset prej fuqie rajonale e bëjnë të vijojë linjën e ashpër ndaj vendeve të varfëra të gadishullit.

Nga ana e saj Tirana zyrtare duket e çliruar nga dozat e patriotizmit të sforcuar që i panë gjatë mandatit të parë të qeverisë Rama dhe përballet me palën greke më e hapur dhe më elastike në opsionet që mbron në tryezë. Gjithsesi është e vështirë të besohet se qëndrimi i Bushatit në Kretë sa i përket Himarës dhe ligjit të pakicave, do të spostohet nga pozitat zyrtare aktuale. Grekët mbajnë në këmbë një Ligj Lufte dhe kjo indirekt është alibia më e madhe për çdo qeveri shqiptare, në garën për të treguar se cila palë është realiste dhe cila jeton me kokën pas dhe me fantazmat e të shkuarës në sirtar. Për sa kohë që kjo marrëzi e Luftës së Dytë Botërore të mos jetë shfuqizuar, çdo diplomat shqiptar mund të ndjehet mëse komod përballë homologut të tij grek!

 

Next Post
Të huajt në Shqipëri, 10 gjërat që i habisin dhe 10 gjërat që u pëlqejnë

Të huajt në Shqipëri, 10 gjërat që i habisin dhe 10 gjërat që u pëlqejnë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Nga Dielli te truri i njeriut: Çfarë zbulojnë shkencëtarët gjatë eklipseve?

Nga Dielli te truri i njeriut: Çfarë zbulojnë shkencëtarët gjatë eklipseve?

August 10, 2026
Sherri mes adoleshentëve në Shkodër, policia arreston 2 të rinj dhe procedon 5 të mitur

Pse kanë marrë zemër 20 vjeçarët?

August 10, 2026
“Zemra ime është me ju…”, Shakira mesazh Kolumbisë pas tërmetit që la 111 të vdekur

“Zemra ime është me ju…”, Shakira mesazh Kolumbisë pas tërmetit që la 111 të vdekur

August 10, 2026
KFOR nis largimin gradual nga Ura e Ibrit, Sveçla: Kosova është forcuar dhe është gati të marrë përgjegjësitë

KFOR nis largimin gradual nga Ura e Ibrit, Sveçla: Kosova është forcuar dhe është gati të marrë përgjegjësitë

August 10, 2026
Mori titullin ‘Qytetar Nderi’ në Tiranë, Ali Ahmeti: Nëse nuk e vë flamurin shqiptar në zyrë, 5 mijë euro e kam gjobën. Do përpiqem të jem i disiplinuar

“Më dërguan planin për ndarjen e Maqedonisë”/ Ali Ahmeti zbulon prapaskenën: Si reaguan Nano dhe Berisha

August 10, 2026
“Dinari”/ Minxhozi: Albin Kurti po e fut Kosovën në përplasje me Perëndimin

Llogaritë e shtatorit

August 10, 2026
Rrezikoi pushuesit me Jet Ski në plazhin e Ksamilit, gjobitet me 500 mijë lekë

Rrezikoi pushuesit me Jet Ski në plazhin e Ksamilit, gjobitet me 500 mijë lekë

August 10, 2026
Pse fabula e Revolucionit të Flamingove s’u kthye në kauzë kombëtare?

Pse fabula e Revolucionit të Flamingove s’u kthye në kauzë kombëtare?

August 10, 2026
Përplasja për lumin Ibër, Vuçiç dhe Gjuriç i përgjigjen Tiranës: Serbia vendos vetë për burimet e saj

Përplasja për lumin Ibër, Vuçiç dhe Gjuriç i përgjigjen Tiranës: Serbia vendos vetë për burimet e saj

August 10, 2026
30 vjet më vonë, një ish-drejtues bande do të gjykohet për vrasjen e Tupac

30 vjet më vonë, një ish-drejtues bande do të gjykohet për vrasjen e Tupac

August 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com