• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, November 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Himara, me dy kryetarë bashkie në burg, Gjikondi shpjegon anën juridike: Ja çfarë ndodh tani

by Java News
25/03/2024 18:39
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Juristja Brizida Gjikondi ka komentuar zhvillimet e fundit në Himarë, ku të shtunën me urdhër të SPAK u vu në pranga kryetari në detyrë i saj, Jorgo Goro. Ai akuzohet për shpërdorim detyre dhe sipas SPAK është përfshirë në dy raste të tjetërsimi të pronave.

Por si do të zgjidhet boshllëku i krijuar në Bashkinë Himarë?

Gjikondi tha se për tre muajt e ardhshëm kompetencat e kryetarit të bashkisë mund t’i ushtrojë zëvendësi i tij dhe nëse përtej këtij afati Goro nuk kthehet në detyrë, atëherë këshilli i bashkisë i dërgon një letër me anë të perfektit qeverisë shqiptare.

Kjo e fundit, sipas ligjit, është e detyruar që së bashku me KQZ-në të hapin procedurat për mbajtjen e zgjedhjeve të reja.

“Ai zëvendësohet me ligj nga nënkryetari i bashkisë, në rast se për tre muaj mungon dhe Goro nuk del nga burgu, këshilli i bashkisë i dërgon një letër me anë të prefektit qeverisë shqiptare dhe mund të bëjë të mundur me anë të KQZ, të hapen procedurat për zgjedhjet e reja”, tha ajo.

Më tej, Gjikondi shtoi se me arrestimin e Jorgo Goros bie alibia e ngritur nga Greqia, e cila pretendon se Fredi Beleri po mbahet në burg me ndikim politik.

“Patjetër që bie alibia e Greqisë. Arrestimi i Goros tregoi se nuk ka gisht politik dhe nuk ka ndikim politik. Zgjedhja e prefektit të Vlorës, që është z. Vangjel Tavo, që vjen nga minoritetI, unë mendoj se ka qenë një flamur i bardhë që Rama u ka ngritur në kuptimin figurativ”, tha ajo.

Juristja u shpreh se SPAK është kthyer në instrument frike, për të gjithë ata zyrtarë, që abuzojnë me detyrën publike.

“E vetmja shpresë për të futur frikën e pushtetarëve në Shqipëri, si majtas dhe djathtas ka mbetur vetëm SPAK dhe unë e kam parë si jo politike dhe që ka të bëjë me korrupsionin dhe jo me levat e politikës”, shtoi ajo./m.j

Next Post
Kush është polici që u godit me sende të forta në Shkodër, si i vetëdorëzua autori në polici. Detaje

Kush është polici që u godit me sende të forta në Shkodër, si i vetëdorëzua autori në polici. Detaje

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

U shpall fajtor për akuzat e abuzimit seksual, aktori britanik Russell Brand dënohet me 10,5 vite burgim!

U shpall fajtor për akuzat e abuzimit seksual, aktori britanik Russell Brand dënohet me 10,5 vite burgim!

November 9, 2026
Bisedimet në Abu Dhabi, Rusia: Çështjet e sigurisë janë në fokus, e mirëpresim qëndrimin e SHBA-ve!

Bisedimet në Abu Dhabi, Rusia: Çështjet e sigurisë janë në fokus, e mirëpresim qëndrimin e SHBA-ve!

November 9, 2026
Buxheti 2027 nuk ndryshon, PD: Ekonomia në rënie! Ibrahimaj: E shihni gotën gjysmë bosh!

Buxheti 2027 nuk ndryshon, PD: Ekonomia në rënie! Ibrahimaj: E shihni gotën gjysmë bosh!

November 9, 2026
Nis faza e dytë e Reformës Territoriale, Mazniku pas bojkotit të opozitës në Komision: Ftesa për PD-në është e hapur, t’i bashkohet procesit!

Nis faza e dytë e Reformës Territoriale, Mazniku pas bojkotit të opozitës në Komision: Ftesa për PD-në është e hapur, t’i bashkohet procesit!

November 9, 2026
Megatek, koha për të përfituar nga Gift Card! Bli më lirë deri më 22 nëntor!

Megatek, koha për të përfituar nga Gift Card! Bli më lirë deri më 22 nëntor!

November 9, 2026
Faza e dytë e Territoriales, PS shton në Komision deputetë të Doshit dhe Shehajt, mbeten jashtë Lapaj e Qorri!

Faza e dytë e Territoriales, PS shton në Komision deputetë të Doshit dhe Shehajt, mbeten jashtë Lapaj e Qorri!

November 9, 2026
Vuan nga leuçemia, nxënësit dhe mësuesit e Fierit solidarizohen në ndihmë të 11-vjeçarit!

Vuan nga leuçemia, nxënësit dhe mësuesit e Fierit solidarizohen në ndihmë të 11-vjeçarit!

November 9, 2026
“Mos u habisni kur…”- PD braktisi mbledhjen, PS i vendos afate PD për Reformën Zgjedhore! Balla: Pas 30 nëntorit i çojmë propozimet në Kuvend

“Mos u habisni kur…”- PD braktisi mbledhjen, PS i vendos afate PD për Reformën Zgjedhore! Balla: Pas 30 nëntorit i çojmë propozimet në Kuvend

November 9, 2026
Autoriteti për ish-dokumentet e Sigurimit të Shtetit kërkesa për investim te “Xhafaj”! Financat: S’e ka përdorur plotësisht buxhetin e dy viteve të fundit

Autoriteti për ish-dokumentet e Sigurimit të Shtetit kërkesa për investim te “Xhafaj”! Financat: S’e ka përdorur plotësisht buxhetin e dy viteve të fundit

November 9, 2026
Lufta hibride/ Rusia pas protestave në Francë? Raporti i BE: Shfrytëzoi kaosin për narrativë kundër emigrantëve!

Lufta hibride/ Rusia pas protestave në Francë? Raporti i BE: Shfrytëzoi kaosin për narrativë kundër emigrantëve!

November 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In