• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, April 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Himara ka nevojë për bashkim”/ Blerina Bala: Votat e këshilltarëve i shikoj si një besim ndaj meje

by Java News
30/03/2024 20:11
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Bashkia e Himarës ka tashmë një kryetare të re. Ajo është Blerina Bala, e zgjedhur pas shumë debatesh nga Këshilli Bashkiak.

Zgjedhjen e saj një ditë e kundërshtuan mbështetësit e Fredi Belerit, por sot pasi ka marrë detyrën edhe me votat e opozitës që u bashkua me socialistët, ajo ka një mesazh

“Mendoj se mesazhi ka ardhur dje me votat pro edhe të opozitës gjatë procesit të përcaktimit të kryetarit. Votat e këshilltarëve i shikoj si një besim ndaj meje, dhe këtu gjej rastin t’i falënderoj. Jam e ndërgjegjshme se e drejta për të protestuar është e gjithkujt, por Himara ka nevojë për një bashkim”-u shpreh Blerina Bala.

Blerina është angazhuar që në moshën 14-vjeçare si aktiviste e partisë socialistë në Himarë, prej 15 vjetësh punon në bashkinë ku edhe banon, 4 nga të cilat si nënkryetare. 40-vjecarja që tashmë kryebashkiake është nënë e dy vajzave, 17 dhe 12 vjeçare.

“Gratë e vajzat kanë treguar se kryefjalë të ditës kanë punën dhe nuk mendoj se bëj përjashtim”-shprehet ajo.

Kryebashkiakja e re ende nuk ka hyrë në zyrën e re të punës. Ajo tregon se e ka të qartë se çfarë pune do të bëjë gjatë drejtimit të përkohshëm të bashkisë

“Patjetër që pritoriteti kryesor janë qytetarët dhe ofrimi i shërbimit ndaj tyre. Por duke qenë se jemi në prag të sezoni turistik ku pritet ‘boom’ turistësh, ne jemi duke u përgatitur për të pritur dhe menaxhuar sa më mirë këtë sezon”-shton kryebashkiakja.

Bashkia e Himarës i ka të dy kryebashkiakët e burgosur. Fredi Beleri, kryebashkiaku i zgjedhur u arrestua pak ditë para zgjedhjeve me akuzën e korrupsionit zgjedhor. Ndërsa kryebashkiaku në detyrë Jorgo Goro është arrestuar me akuzën e tjetërsimit të tokave shtetërore.

/f.s

Next Post
FOTOLAJM/ Emigranti mysliman shpërndan ndihma për festën e Pashkëve në Pukë

FOTOLAJM/ Emigranti mysliman shpërndan ndihma për festën e Pashkëve në Pukë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ndryshon siguracioni i makinave/ Nga 1 janari zbatohen rregullat e reja! Kush përfiton bonus e kush paguan më shumë

Importi “pa frena” i automjeteve, një makinë për çdo dy shqiptarë, rrugët drejt “mbipopullimit”

April 9, 2026
Çmimet në Shqipëri po rriten, edhe pse zyrtarisht nuk duken

“Do të ndikohet nga zhvillimet ndërkombëtare”, BB: Shqipëria, 3.4% rritje ekonomike në 2026

April 9, 2026

“Specialistët” e PD

April 9, 2026
Dosja e Ballukut në Gjykatën e Lartë, ja cili gjyqtar do të shqyrtojë rekursin

Gjykata e Lartë nuk pranon rekursin e Belinda Ballukut

April 9, 2026
Zbulohet ara me kanabis në Shkodër, arrestohen babë e bir

Zbulohet ara me kanabis në Shkodër, arrestohen babë e bir

April 9, 2026
Greqi/ Vajza 10-muajshe me shenja kafshimi dhe djegie, arrestohen nëna dhe partneri i saj

Greqi/ Vajza 10-muajshe me shenja kafshimi dhe djegie, arrestohen nëna dhe partneri i saj

April 9, 2026
“Java e parë do e gjejë këtë kantier të hapur!”, autostrada Tiranë-Durrës drejt përfundimit

“Java e parë do e gjejë këtë kantier të hapur!”, autostrada Tiranë-Durrës drejt përfundimit

April 9, 2026
Të dënuar për vrasje në vitin 1999, kapen në Itali dy vëllezërit shqiptarë

Të dënuar për vrasje në vitin 1999, kapen në Itali dy vëllezërit shqiptarë

April 9, 2026
Operacion antidrogë ndaj VIP-ave në Turqi, 11 persona të ndaluar, 3 në kërkim

Operacion antidrogë ndaj VIP-ave në Turqi, 11 persona të ndaluar, 3 në kërkim

April 9, 2026
Irani vendos kushtin, ja sa anije në ditë do të lejohen të kalojnë Ngushticën e Hormuzit

Irani vendos kushtin, ja sa anije në ditë do të lejohen të kalojnë Ngushticën e Hormuzit

April 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In