Dy nga zonat më të bukura turistike bregdetare në Jugut të vendit, Himara dhe Dhërmiu, janë pa energji elektrike prej disa orësh.
Sipas OSHEE-së, shkak i këtij problemi në Dhërmi është se atje ka pasur një stuhi që ka shkaktuar defekt në rrjetin e shpërndarjes.
Ndërsa sa i takon zonës së Himarës, është djegur një kabull elektrik. OSHEE-ja bën me dije se po punohet për riparimin e defekteve dhe rikthimin e energjisë elektrike.









