• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, August 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Hillary Clinton i rikthehet fushatës për presidente të SHBA

by Aalison Pearse Stevens
15/09/2016 22:46
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kandidatja demokrate për presidente, Hillary Clinton rifilloi sot fushatën pas disa ditësh ndërprerje për shkak pneumonisë, por rivali i saj republikan Donald Trump po vë në pikëpyetje nivelin e saj të energjiës. Zonja Clinton ka nisur një tubim në Karolinën e Veriut, një shtet ku gara është ngushtë dhe ku të dy kandidatët kanë shkuar shpesh për fushatë.

Tubimi i paraprin darkës së saj me udhëheqës hispanikë në Uashington, së bashku me Presidentin Barack Obama, një nga mbështetësit e saj më të fuqishëm. Zoti Trump foli në Klubin Ekonomik të Nju Jorkut para se të nisej për në New Hampshirë, një tjetër shesh beteje për zgjedhjet.

Mjekja e zonjës Clinton saj shprehej në një letër se ajo “po e merr veten mirë” dhe vazhdon “të jetë e aftë të shërbejë si presidente e Shteteve të Bashkuara”. Ajo shkuante se bëhej fjalë për një “pneumoni të lehtë, jo ngjitëse bakteriale” dhe se zonja Clinton po e merr veten nga antibiotikët dhe pushimi.

“Jam e kënaqur që ndoqa udhëzimet e mjekes dhe pushova për disa ditë, në vend që të vazhdoja të sforcohesha, që mendoj është një përvojë që shumë njerëz e kanë provuar”, tha zonja Clinton të enjten në një intervistë.

Sëmundja e zonjës Clinton u bë publike kur ajo u largua nga shërbimi përkujtimor për 11 shtator në Nju Jork dhe u shfaq në një video, gati duke u rrëzuar kur do hipte në makinë. Ky episod shkaktoi pyetje për shëndetin e zonjës Clinton dhe rivali i saj republikan Trump rifilloi sulmet për këtë temë, ndërkohë që ai shpesh ka shprehur dyshime që zonja Clinton ka energjinë e mjaftueshme për të shërbyer si komandante e përgjithshme. Por nga ana tjetër, vëmendja tek gjendja shëndetësore e zonjës Clinton, ngriti pyetje edhe për vetë shëndetin e zotit Trump dhe intensifikoi pyetjet për informacionin e tij shëndetësor.

Fushata e tij, bëri publike të enjten një letër nga mjeku i tij që detajon kontrollin e tij të fundit shëndetësor dhe arrin në përfundimin se ai “ka një gjendje fizike të shkëlqyer”.

Në letrën e mjekut të zotit Trump thuhet se ai merr një ilaç për kolesterolin dhe është mbi peshë. Mjeku që e ka ndjekur për vite me radhe zotit Trump, thotë se ai nuk pi duhan ose pije alkoolike. Letra gjithsesi nuk përbën raport mjekësor dhe nuk jep hollësi për të kaluarën shëndetësore të zotit Trump. Të mërkurën, zoti Trump tha në një emision televiziv, që transmetohet të enjten se si shumë amerikanë, edhe ai do që të humbasë peshë. Ai i tregoi drejtuesit, mjekut Mehmet Oz dy fletë që tha se janë raporti mjekësor.

“Do të thoja që duke u nisur nga jeta ime, nuk e di nëse shpjegohem qartë, unë ndjehem sot po aq mirë sa kur isha 30 vjeç”.

Nëse 70 vjeçari Trump fiton në zgjedhjet e 8 nëntorit, ai do të ishte presidenti më i moshuar ndonjëherë në Shtetet e Bashkuara, ndërsa nëse fiton zonja Clinton, ajo do të ishte e dyta më e moshuara, në moshën 69 vjeçare. Deri tani presidenti më i moshuar në momentin kur është zgjedhur , ka qenë Ronald Reagan. Ai ishte 69 vjeç e 11 muaj ditën e inaugurimit në janar 1981./VoA

Next Post
(FOTO) Jenifer Lopez i merr të dashurin Rita Orës

(FOTO) Jenifer Lopez i merr të dashurin Rita Orës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Aksident me 7 të plagosur në malin e Tomorrit, në makinë udhëtonin anëtarët e dy fiseve! Ja si paraqitet gjendja e tyre, zbulohet shkaku

Aksident me 7 të plagosur në malin e Tomorrit, në makinë udhëtonin anëtarët e dy fiseve! Ja si paraqitet gjendja e tyre, zbulohet shkaku

August 7, 2026
Ekstradimi i Sokol Hoxhës nga SHBA, reagon Ambasada: Nuk do ketë strehë për kriminelët në Shtetet e Bashkuara të Amerikës!

Ekstradimi i Sokol Hoxhës nga SHBA, reagon Ambasada: Nuk do ketë strehë për kriminelët në Shtetet e Bashkuara të Amerikës!

August 7, 2026
Çfarë ndodh nëse Kuvendi i Kosovës nuk konstituohet deri në mesnatë?

Çfarë ndodh nëse Kuvendi i Kosovës nuk konstituohet deri në mesnatë?

August 7, 2026
E BUJSHME/ Manchester City arrin marrëveshje me Lille për 19-vjeçarin maroken Bouadi, do i paguajë francezëve 135 mln euro!

E BUJSHME/ Manchester City arrin marrëveshje me Lille për 19-vjeçarin maroken Bouadi, do i paguajë francezëve 135 mln euro!

August 7, 2026
Gjykata e Apelit ‘frenon’ Trump, shpall të paligjshëm ndërtimin e sallës së ballove në Shtëpinë e Bardhë: Banor i përkohshëm dhe jo pronar!

Gjykata e Apelit ‘frenon’ Trump, shpall të paligjshëm ndërtimin e sallës së ballove në Shtëpinë e Bardhë: Banor i përkohshëm dhe jo pronar!

August 7, 2026
“Humba gjithçka”- Rrëfimi prekës i shqiptarit që iu aksidentuan për vdekje gruaja dhe djali në Greqi: Jam i shkatërruar, kur i telefonova…

“Humba gjithçka”- Rrëfimi prekës i shqiptarit që iu aksidentuan për vdekje gruaja dhe djali në Greqi: Jam i shkatërruar, kur i telefonova…

August 7, 2026
Alarm për zjarre, IGJEO: Fieri, Lezha dhe Durrësi me rrezik të lartë sot dhe nesër

I nxehti përvëlues, IGJEO jep alarmin: Ja 8 qarqet më të rrezikuara në fundjavë dhe harta e zjarreve! Mbi 500 forca dhe 4 mjete fluturuese në operacion

August 7, 2026
“Një gotë për Dorin”, mbrëmje e veçantë kushtuar poetit, shkrimtarit dhe publicistit Teodor Keko në prag të 24-vjetorit të vdekjes

“Një gotë për Dorin”, mbrëmje e veçantë kushtuar poetit, shkrimtarit dhe publicistit Teodor Keko në prag të 24-vjetorit të vdekjes

August 7, 2026
Kritikat e Ramës, jep dorëheqjen Drejtori i Zyrës së Punës në Delvinë

Rregullat e punësimit, Ministria e Financave projektligj të ri për kompanitë: Të bëhen publike pagat për çdo vend të lirë dhe kuotat

August 7, 2026
Gjykata e Tiranës lë në burg aktivisten turke! Franca i dha azil, Ankaraja e ka dënuar për terrorizëm, kundërshtare e Erdogan

Gjykata e Tiranës lë në burg aktivisten turke! Franca i dha azil, Ankaraja e ka dënuar për terrorizëm, kundërshtare e Erdogan

August 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com