• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, April 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Hillary Clinton i telefonon Edi Ramës, zbardhet biseda mes tyre

by Java News
04/09/2021 14:18
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Hillary Clinton bashkëshortja e ish presidentit amerikan Bill Klinton ka zhvilluar një bisedë telefonike me kryeministrin Edi Rama pasditen e së premtes. Gazetari i Top Channel Muhamed Veliu nga një burim në dijeni të kësaj bisede ka mësuar arsyen përse ish zonja e parë e SHBA i ka telefonuar kryeministrit shqiptar.

“Zonja Clinton përmes kësaj telefonate ka falenderuar kryeministrin Edi Rama për gatishmërinë dhe kujdesin e treguar në sjelljen në Shqipëri dy ditë më parë të 37 grave dhe vajzave afgane aktiviste të shoqërisë civile, mes tyre edhe ish gazetarja e Tolo TV Behishta Arghand”, u shpreh ky burim.

Top Channel mëson se organizata jo qeveritare Vital Voices, themeluar nga Hillary Clinton dhe ish sekretarja amerikane e shtetit Madeleine Albright mundësuan nxjerrjen nga Afganistani të këtyre grave dhe vajzave tashmë të strehuara në vendin tonë.

Organizata Vital Voices prej disa javësh u vu në kontakt me qeverinë shqiptare për të përmbyllur me sukses këtë operacion delikat e të vështirë për nxjerrjen nga Afganisani të këtyre 37 aktivisteve afgane të cilat fillimisht qëndruan në Katar e vijuan udhëtimin drejt Shqipërisë.

Ishte vetë kryeministri Edi Rama i cili në një intervistë për mediat ndërkombëtare disa javë më parë tha se janë disa organizata të njohura në botë të cilat i kanë kërkuar ndihmë Shqipërisë në strehimin e njerëzve të tyre. Deri më tani në Shqipëri kanë mbërritur 644 qytetarë afganë të cilët kanë punuar në të shkuarën për disa organizata ndërkombëtare si US AID, përfshi gazetarë.

Ndërsa The Yalda Hakim Foundation themeluar e drejtuar nga gazetarja e BBC Yalda Hakim shpëtoi nga Afganistani duke strehuar në Shqipëri 59 studentë nga American University of Kabul mes tyre edhe disa vajza nga minoriteti Hazara në rrezik për jetën.

Pjesa më e madhe e 644 afganëve, janë akomoduar në Qytetin Studenti në Tiranë por edhe në Durrës e Lezhë, në pritje të procesit të marrjes së vizës së posaçme amerikane SIV.

/m.j

Next Post
‘Sa të vështirë po e kam me të thanë lamtumirë‘/ Drande Xhaj e pikëlluar për humbjen e Paulin Prekës, ka luajtur me të në dhjetëra role

‘Sa të vështirë po e kam me të thanë lamtumirë‘/ Drande Xhaj e pikëlluar për humbjen e Paulin Prekës, ka luajtur me të në dhjetëra role

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Alarmi i ekspertit amerikan: Shqipëria të bëjë kujdes! Irani mund ta bëjë shembull!

Alarmi i ekspertit amerikan: Shqipëria të bëjë kujdes! Irani mund ta bëjë shembull!

April 8, 2026
Preç Zogaj: Katër mesazhet që na vijnë nga takimet e Salianjit dhe Alimehmetit

Zogaj: Tërheqja e Trump shmangu një skenar apokaliptik

April 8, 2026
Afro 57 mijë brenda një muaji, rritet numri i vizitorëve në Kosovë, kryeson Shqipëria

Afro 57 mijë brenda një muaji, rritet numri i vizitorëve në Kosovë, kryeson Shqipëria

April 8, 2026
Qëllimi i Ramës për krijimin e “Shtetit Bektashi”… Vangjeli: Me një gur vret 3-4 zogj

Gjykata Kushtetuese rrëzoi kërkesën e Metës, Vangjeli: Politika frymëzuese e një sistemi represiv

April 8, 2026
Alimehmeti e kalon ‘topin’ te Tabaku, vetë pret 2027-n: Manastirliu, kandidatja më e dobët

Ilir Alimehmeti zbulon nëse do kandidojë në garën për Tiranën

April 8, 2026
Kryediplomati i Iranit: SHBA-të të zgjedhin midis armëpushimit ose luftës “përmes Izraelit”

Kryediplomati i Iranit: SHBA-të të zgjedhin midis armëpushimit ose luftës “përmes Izraelit”

April 8, 2026
VIDEO / Nga Miami në zemër të Ballkanit: Djali i Donald Trump në oborrin e Dodikut

VIDEO / Nga Miami në zemër të Ballkanit: Djali i Donald Trump në oborrin e Dodikut

April 8, 2026
Ministrja Antikorrupsion, Pirdeni: 4 fushat me rrezikun më të lartë dhe masat e qeverisë

Pirdeni shuan zërat e opozitës: KE prezanton raportin e Shqipërisë para 27 vendeve anëtare

April 8, 2026
“S’ju jap llogari ju”, debat mes Alimehmetit dhe zyrtarit socialist: Pse nuk vini në komisione?

“S’ju jap llogari ju”, debat mes Alimehmetit dhe zyrtarit socialist: Pse nuk vini në komisione?

April 8, 2026
Ilir Meta në rrezik? Eksperti: Dumani mund të ekzekutohet me snajper nga jashtë…

Ilir Meta në rrezik? Eksperti: Dumani mund të ekzekutohet me snajper nga jashtë…

April 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In