• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, December 25, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Hijet që mbeten pas”/ Matilda Makoçi flet për “gabimin” në Greqi, marrëdhënien me Gregun dhe pikturat e Ramës në shtëpi

by Java News
02/02/2020 15:09
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Rreth 35 vite më parë ajo ishte një nga ikonat dhe portretet më premtuese të kinematografisë dhe teatrit.

Matilda Makoçi, një ndër vajzat më të bukura të kohës, ajo që u bë shumë shpejt pjesë e kinematografisë, ajo që tërhoqi shikimin e mijëra djemve të rinj sa herë kalonte në anën tjetër të rrugës, ajo vijon ende të jetë një zonjë të cilën e publiku e do përmes ekranit, por edhe në heshtjen e saj.

35 vite më vonë, pas një jete të heshtur, pasi e braktisi karrierën e saj për të qenë nënë, pas ndarjes së vështirë jo vetëm me kinematografinë, por edhe me djalit të vetëm që ka, Matilda u përpoq ta rindërtonte jetën e saj, por vështirësitë ishin të mëdha.

Ajo që regjisorët e zgjidhnin në vitet 80 si heroinën e produksioneve të tyre kinematografike, ashtu si u ngrit menjëherë, ashtu edhe iku. E megjithatë, të gjithë e mbajnë mend.

“Kur u largova që shkova në Greqi nuk kisha këtë mundësi komunikimi. Tani e kam si emocion dhe them o Zot, më mbajnë mend”.

“Hije që mbeten pas” është një nga filmat më të mirë që ka realizuar. Madje ajo dhe Xhevdet Feri, atë kohë u vlerësuan me çmime si dy nga aktorët më të mirë të kimatografisë. E kur e pyesim për këtë film, Matilda Makoçi modestisht nuk rrëfen asgjë për veten, por e nis me keqardhjen se Xhevdet Feri, portreti i paharrueshëm i kinematografisë do t’i mungojë shumë artit të shtatë.

Matilda Makoçi: Filmi pati shumë sukses. Edhe unë fitova një çmim. Rezultati i këtij suksesi ishten Xhevdeti sepse ai ishte aktori kryesor. Një nga arsyet që filmi pati sukses ishte arsyeja e tij. Unë Xhevdetin e kam pasur në shkollë dhe jemi takuar profesionalisht në filmin ‘Hijet që mbeten pas’. Xhevdeti ka qenë një djalë i talentuar dhe i aftë. Ka qenë shumë me kërkesa artistike. Gjithnjë i shikonte materialet dhe më thoshte se kishte mbetur i kënaqur. Kur arrinim suksesin, atëherë i xhironim.

Ka qenë edhe Ndriçimi, Reshati, Antoneta Papavali, janë emra të veçantë të kinemasë shqiptare. Nuk më merr malli për atë kohë por kur shikoj filmat ndjej kënaqësinë e punës dhe që kam bërë një punë që ia vlen. Të gjitha momentet më kanë mbetur, por gjej më shumë gjëra që na lënë për të dëshiruar. Jam kritike. Të gjithë filmat më kanë lënë emocione të veçanta. Kam komunikuar me aktorë shumë të mirë. “Të mos heshtësh” është një film që unë kam pasur rolin kryesore. Është filmi më i veçantë”.

Për të filmi më i mirë që ka realizuar ndonjëherë është “Të mos heshtësh”, ku ajo interpreton përkrah Ndriçim Xhepës.

Matilda Makoçi, me një portret dhe fizik mjaft të bukur për ekranin, kur ende nuk numëronte shumë produksione kinematografike, kur ende nuk kishte përfunduar Akademinë e Arteve të Bukura, u zgjodh të prezantonte festivalin e 22 të këngës, një festival që ende sot mbetet një nga më të rëndësishmit, e ku lufta për të qenë prezantuese e tij është e madhe.

Jo të gjithë e mbajnë mend për këtë, dhe jo të gjithë i kujtojnë rolet e saj në Teatrin Kombëtar, Si Bjanka në “Zbutjen e kryeneçes”, apo si Zhuljeta në romancën e pavdekshme të Shekspirit. Ajo e do ende më magjinë e teatrit.

Matilda Makoçi: Mua më pëlqen shumë teatri. Është shumë i lodhshëm. Të jep kënaqësinë e duartrokitjes. Nëpërmjet televizionit futet nëpër çdo shtëpi dhe natyrisht më pëlqen shumë edhe kinemaja.

Pikërisht në kohën më të shndritshme të saj, Matilda Makoçi lidhet me Edi Ramën, sot kryeministër i Shqipërisë, dikur një artist rebel, ashtu sikurse edhe vetë aktorja. Nga martesa me të lind Greg Rama, sot djali i madh i kryeministrit, gjithashtu një artist që ndoqi rrugën e të atit, në mediumet e artit vizual. Në shtëpinë e ku jeton Matilda, ka gjurmë të kësaj kohe tablo të Edi dhe Greg Ramës.

Martesa e saj me Edi Ramën nuk do të zgjaste gjatë. Matilda Makoçi kërkoi të mbante djalin, por shumë shpejt kuptoi se të ishte nënë, po aq e mirë sa edhe aktore ishte e vështirë. Në një pikë të jetës iu desh të vendoste. Ajo zgjodhi të ishte mamaja e Gregut, duke braktisur kështu kinematografinë.

Matilda Makoçi: Isha e detyruar sepse kështu erdhën kushtet. Prindërit i kisha të rinj dhe nuk mund ta mbanin. E çova në çerdhe, nuk e përballonte ai. Isha e detyruar ta mbaja vete. Vitet ikën, u ç’mësova me punën. Ai ritmi i punës u zbeh dhe u largova. Nuk më vjen keq, por nuk e ndjej mungesën e asaj kohe. Më ka zënë koha tjetër, më ka marrë me vete.

Në apartamentin e saj sot, nuk gjen veçse gjurmë të Gregut dhe Edit, siç vazhdon ta quajë Matilda Makoçi shokun e saj të rinisë.

Në dhomën e pritjes ndodhen tre piktura të Edi Ramës, një portret i saj realizuar ato vite të rrugëtimit së bashku dhe dy vepra të tjera. Në dhomën tjetër një vepër e Gregut, tashmë të rritur e të pavarur. Ai ka kërkuar të qëndrojë vetëm dhe ajo e ka respektuar vendimin e birit të saj.

Matilda Makoçi: Shoqërohej, flinte atje me ata. Edhe tashi shkon shpesh. Tani e kishin marrë pas tërmetit në shtëpinë e tyre. Nuk është se do të rri me një vend. Shkon tek babai i vet qoftë edhe për konjukturë. E ndihmon edhe ajo gruaja e Edit. Është grua shumë e mirë.

Matilda Makoçi, e qetë tanimë, që e ka përmbushur detyrën e saj si nënë dhe për të mos u ndier e vetme, rikthehet të jetojë tek apartamentii nënës së saj, ndien se ka dëshirë të rikthehet, ndoshta me një rol në teatër dhe nuk ka frikë ta thotë këtë. Ajo dëshiron ta provojë.

Matilda Makoçi: Shikoj që ka shumë mobilizim të moshave të reja edhe për mama dhe role të rriturish. Besoj se ndonjë rol dramatik klasik i teatrit shqiptar do të ishte interesant. Do ta pranoja.

Ndoshta nuk do të jetë e thjeshtë, thotë ajo ndërsa kujton se sa të vështirë e pati kur Gregu ishte i vogël dhe asaj i ofruan një mundësi të mirë në një serial grek.

Ajo nuk ka frikë të thotë se nuk mundi, se nuk e përballoi dot se seriali “Mikeshat” mund t’i kishte ndryshuar jetën, por edhe atëherë ndjesia e nënës ishte më e fortë se ajo e aktores.

Matilda Makoçi: Ishte e vështirë shumë. Ishin aktivitete nga vajza dhe djem të rinj. Më mirëpritën. Më dhanë mundësi me një serial dhe më ofruan 4 seri. Një seri bëra dhe nuk e përballova dot. Kisha një mbingarkesë emocionesh, shqetësimi, ankthi. Është për të ardhur keq. Më thonë po ta kishe bërë atë mundësi që t’u ofrua, mund të kishte bërë edhe një tjetër. Më vjen keq! Raste që nuk përsëriten më se mosha ikën. Interesa të tjera të sjell jeta përditë. Jeta ime ka qenë e thjeshtë. Nuk është një jetë me tensione të mëdha, me emocione të papërmbajtshme. I kam marrë kënaqësitë në çdo fazë të jetës edhe tashmë që jam në këtë mundësi jetese. E mira s’ka fund. Por nuk jam e pakënaqur!/A2

g.kosovari

Next Post
“Historia e një shqiptari që beson se Shqipëria bëhet duke e dashur”/ Një muze dashurie në Berat

"Historia e një shqiptari që beson se Shqipëria bëhet duke e dashur"/ Një muze dashurie në Berat

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

ANALIZA/ Pse shumë udhëheqës po paralajmërojnë luftë me Rusinë?

ANALIZA/ Pse shumë udhëheqës po paralajmërojnë luftë me Rusinë?

December 24, 2025
Aksidentoi për vdekje një 65-vjeçar në Bulevardin “Bajram Curri”/ AMP arreston policin

Aksidentoi për vdekje një 65-vjeçar në Bulevardin “Bajram Curri”/ AMP arreston policin

December 24, 2025
Viti i Ri nis me mësim online për studentët/Filologjia nis më 5 janar

“Studentët me mesataren më të lartë zgjedhin privatët”/ Raporti i QSHA: Janë 10 mijë vende bosh në Universitet

December 24, 2025
Festat e fundvitit, Marinsat e SHBA dhurojnë lodra për fëmijët e shtruar në Pedriatrinë e QSUNT

Festat e fundvitit, Marinsat e SHBA dhurojnë lodra për fëmijët e shtruar në Pedriatrinë e QSUNT

December 24, 2025
Tre ditë para zgjedhjeve, Serbia hap vende të reja pune në institucionet e saj shëndetësore në Kosovë

Tre ditë para zgjedhjeve, Serbia hap vende të reja pune në institucionet e saj shëndetësore në Kosovë

December 24, 2025
Dosja e tij kaloi për gjykim, reagon mjeku Prifti: Ftoj çdo pacient të vijë të dëshmojë! Pas 5 vitesh zhdukje provash e manipulimesh …

Dosja e tij kaloi për gjykim, reagon mjeku Prifti: Ftoj çdo pacient të vijë të dëshmojë! Pas 5 vitesh zhdukje provash e manipulimesh …

December 24, 2025
Rritja ekonomike 3.75%/ Turizmi, pagat dhe ndërtimi në rritje, në rënie bujqësia, peshkimi dhe përpunimi

Rritja ekonomike 3.75%/ Turizmi, pagat dhe ndërtimi në rritje, në rënie bujqësia, peshkimi dhe përpunimi

December 24, 2025
Operacion antidrogë në Pogradec, sekuestrohet lëndë narkotike, një i ndaluar! Kontrolle në lokale

Operacion antidrogë në Pogradec, sekuestrohet lëndë narkotike, një i ndaluar! Kontrolle në lokale

December 24, 2025
“S’është koha për të rritur partinë”, Lapaj sqaron arsyet pse nuk iu bashkua protestës së PD para Kryeministrisë

“S’është koha për të rritur partinë”, Lapaj sqaron arsyet pse nuk iu bashkua protestës së PD para Kryeministrisë

December 24, 2025
Ukraina feston Krishtlindjet në errësirë, sulmet ruse shkaktuan ndërprerje të furnizimit me energji

Ukraina feston Krishtlindjet në errësirë, sulmet ruse shkaktuan ndërprerje të furnizimit me energji

December 24, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com