• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, September 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Hijet e Murit të Berlinit në kufirin mes Shqipërisë e Kosovës!

by Alfred Peza
09/08/2021 21:32
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Alfred Peza

Në ditët kur bota përkujton 60 vjetorin e ndërtimit të Murit të Berlinit, në hapësirën shqiptare në Ballkan, kanë nisur shfaqen hijet e tij. Trajtat e një muri të ri janë duke u përvijuar, atëherë kur urat mes Shqipërisë dhe Kosovës duhej të ishin më të mëdha, më të forta dhe më të gjera se kurrë.

Mesazhi i përkujtimit të simbolit të ndarjes së Europës, ishte ai kundër harresës, për të mësuar nga e shkuara që ajo të mos përsëritet në të ardhmen. Ndërsa në dekadën e tretë të ekzistencës së dy shteteve shqiptare, në vend të harmonizimit të qëndrimeve e veprimeve, po nxitet artificialisht e kundërta.

Skicat e një muri të ri po qarkullojnë në hapësirën virutale të komunikimit, nga pole të caktuara politike në Tiranë e Prishtinë, për shkak të halleve personale të liderëve të tyre. Për të shpëtuar karriken e tyre dhe për të fituar nesër ca vota më tepër, janë gati që të hedhin sot edhe atë lloj fare që nuk mbiu dot kurrë mes nesh, as kur u ajo u hodh nga armiqtë më të egër të kombit shqiptar përgjatë historisë.

Për ta nuk ka kurrfarë rëndësie se çfarë sebebi gejnë, mjafton që të realizojnë qëllimin e tyre final, për ti mbijetuar dallgës që po ngjitet për ti marë para duke i flakur në breg. Këtë radhë janë kapur fort pas fijes së barit me emrin Goran Bregoviç, derisa të gjejnë një tjetër e më pas një tjetër…, me shpresën se kësisoj do i mbijetojnë mbytjes së sigurtë.

Nuk i intereson kujt, nëse muzika sllave apo ajo me motive cigane, është në shijet e mia. As raportet personale, me repertorin e një këngëtari, që u prit si të ishte Mesia i artit botëror në prill të 2006 në Pallatin e Kongreseve në Tiranë. Sali Berisha ishte në apogjeun e pushtetit atëherë dhe kritikët më të mëdhenj ndaj Edi Ramës se po e lejon atë sot të japi koncert në Festën e Birrës në Korçë, kapërdiseshin e argaliseshin me Bregoviçin, në rreshtat e parë të asaj salle të tejmbushur.

Muzika dhe yjet e saj, janë përdorur shpeshherë në historinë e këtij kontinenti, si sebepe për të nxitur debate dhe nxjerrë në pah frikërat e liderëve politikë. Deri në atë pikë, sa koncertet e tyre, janë trajtuar gjatë Luftës së Ftohtë si çështje të sigurisë kombëtare. Kjo epokë ka marë fund. Por në këto anë kanë nisur të enden, hijet e fundit të atyre që u bënë bashkë, në kërkim të strehës së fundit të horrave!

Gorani edhe po të dojë, nuk i ndihmon dot për ta nxjerrë në “breg”, “viç”-in e halleve të tyre politike. Historia e dëshmon këtë:

I. Në 17 shtatorin e 1989, Tirana përjetoi një nga ngjarjet më të paharrueshme kulturore, kur në Pallatin e Kongreseve dhe Stadiumin “Qemal Stafa” dhanë koncert Al Bano dhe Romina Power. Jehona e këngëve italiane, ndezi shpresën e hapjes ndaj perëndimit, pas gjysëm shekulli izolim. Një muaj para (14-17 gusht 1989), Shqipëria kishte hapur dyert, për vizitën e parë të Nënë Terezës. E në prill 1990, Prof. Ylli Popa do botonte artikullin e bujshëm, për rrëzimin e mureve dhe ndërtimin e urave në Shqipëri.

II. Në prag të festimeve pompoze mbi 20 vjetorin e Gjermanisë Lindore që do të mbaheshin më 7 tetor 1969, u hap fjala se në Berlinin Perendimor, do jepte koncert grupi “Rolling Stone”. Shërbimi famëkeq sekret “Stasi” i trajtoi seriozisht thashethemet e përhapura, duke marë masa që të rinjtë, të mos dyndeshin drejt koncertit imagjinar. Vetëm pasi 430 prej tyre u arrestuan dhunshëm, turma e shpërnda, për të prishur atë vit festën e lindjes komuniste.

III. Më 1987, gjermanolindorët iu vërsulën Murit të Berlinit për të dëgjuar një koncert të Genesis, David Bowie dhe Eurythmics, që mbahej në anën perendimore. Ndërkohë që grupet këndonin, turmat në Lindje nisën të ulërinin: “Gorby, Gorby” dhe “Poshtë Muri”, derisa forcat e policisë sekrete ua mbyllën gojën me forcë.

IV. Një vit më pas, më 1988 koncerti i Michael Jackson në kuadër të turneut për promovimin e albumit “Bad” ku morën pjesë edhe Pink Floyed, mblodhi 5 000 të rinj në anën lindore të Murit të Berlinit. Frika e regjimit komunist ishte aq e madhe sa sekretari i parë i RDGJ Erich Honecker, u takua me menaxherët e kompanisë që sponsorizonte koncertin, për tu siguruar që qëllimi nuk ishte për të eksituar të rinjtë me ecjen magjike të Mbretit të Pop-it.

*

Babai i antropologjisë moderne Claude Levi-Straus thotë se “muzika është një makinë për të mposhtur kohën”. Ndaj, edhe vala e nacionalizmit kallp të këtyre ditëve do kalojë bashkë me kohën, edhe në Shqipëri. Sikundër kaloi edhe ajo epokë që çoi në rrëzimin e një muri dhe në ndërtimin e urave të reja jo vetëm në Europë, por edhe mes shqiptarëve në Ballkan. Alpenews

Next Post
Kledi Kadiu kujton se si u arratis 30 vite më parë drejt Italisë: Ia besuam shpresat e një jete një anije

Kledi Kadiu kujton se si u arratis 30 vite më parë drejt Italisë: Ia besuam shpresat e një jete një anije

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Çmimet rekord të naftës tronditin kandidatët republikanë në prag të zgjedhjeve të mesmandatit në SHBA

Çmimet rekord të naftës tronditin kandidatët republikanë në prag të zgjedhjeve të mesmandatit në SHBA

September 24, 2026
Paralajmërimi danez, “Rusia do të sulmojë brenda pak muajsh”

Paralajmërimi danez, “Rusia do të sulmojë brenda pak muajsh”

September 24, 2026
“Është puç”, debat në studio, Rexhaj: Ku është parë që një prokuror të pezullojë kryeministrin?

Çështja e Vlora Hysenit / Rexhaj: Të trajtohet me seriozitet, flasim për SHISH e jo për kooperativë fshati

September 24, 2026
Pavarësisht vendimit të gjykatës, reporterëve u ndalohet sërish hyrja në Shtëpinë e Bardhë

Pavarësisht vendimit të gjykatës, reporterëve u ndalohet sërish hyrja në Shtëpinë e Bardhë

September 24, 2026
“Giorgos u vra”, familja shpërthen pas vdekjes së këngëtarit grek Mazonakis, nëna: Kërkoj drejtësi!

“Giorgos u vra”, familja shpërthen pas vdekjes së këngëtarit grek Mazonakis, nëna: Kërkoj drejtësi!

September 24, 2026
Ambasador Mazi: BE-ja dhe Integrimi i Ballkanit gjatë presidencës hungareze

“Rendi i vjetër botëror ka mbaruar, po hyjmë në një epokë shkatërrimi konstruktiv”

September 24, 2026
Djali i ambasadorit izraelit në SHBA plagoset rëndë në Bregun Perëndimor, në gjendje kritike

Djali i ambasadorit izraelit në SHBA plagoset rëndë në Bregun Perëndimor, në gjendje kritike

September 24, 2026
Burrat dominojnë depozitat bankare, hendeku gjinor mbetet mbi 343 mijë depozitues

Burrat dominojnë depozitat bankare, hendeku gjinor mbetet mbi 343 mijë depozitues

September 24, 2026
Trump pret Xi Jinping në Shtëpinë e Bardhë: Kemi bërë përparime të jashtëzakonshme

Trump pret Xi Jinping në Shtëpinë e Bardhë: Kemi bërë përparime të jashtëzakonshme

September 24, 2026
Deputetet e PD kërkesë Presidentit Begaj: Mos dekreto ligjin për barazinë gjinore

Ish-shefja e SHISH në hetim, Presidenti pritet të mbledhë Këshillin Sigurisë Kombëtare

September 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com