• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, June 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Hija e Doktorit, nuk u bë kurrë “hija” e Lulzimit në PD

by Artur Ajazi
16/04/2019 18:39
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Artur Ajazi/

Jo se në kohën e Doktorit, PD ishte demokratike, por duhet thënë se në vitet që drejton Lulzim Basha, ajo nuk mban fare “erë” demokracie, madje janë kufizuar dhe përjashtuar dhe disa të drejta e liri që dikur ishin qoftë edhe formalisht.

Ka kohë që PD e Lulzimit nuk është demokratike, nuk është e hapur dhe e lirë për cilindo që ëndërron të japë kontributet e veta atje, brënda SHQUP-it, dhe mbi gjithçka kjo PD nuk është e djathtë. Kjo për shumë arsye, por mbi të gjitha sepse brënda saj, strukturave dhe forumeve ka akoma ish-komunistë në gen, që jo vetëm drejtimin e partisë, por edhe protestat i shohin si majtistë rradikalë.

Ardhja e PD në pushtet 14 vite më parë (2005) nuk ishte produkt i premtimeve dhe mashtrimeve elektorale të kastës së vjetër, por më së shumti ishte shpresa dhe besimi që shqiptarët kishin tek KOP-i i Berishës, që asokohe u mbush me “studentë” të mbaruar jashtë, diku në perëndim apo lindje, (?) ndër ata edhe Lulzim Basha. kështu u that ë paktën asokohe.

Doktori i afroi ata me ofertën e pushtetit që po i trokiste PD, por që shumë shpejt disa prej djemve (ministra) të KOP-it u bënë “kompetentë dhe ustallarë” dhe nisën pak nga pak të vinin “dhjamë” me paratë e shqiptarëve. KOP-i u shkri dhe u harrua, kurse ish-kopistët (veç Lulzimit) nuk dihet ku janë. Programi dhe platforma politike e kopistëve të Doktorit, e atyre që deklaronin se “do të hapim partinë, do të afrojmë elitën intelektuale, do të krijojmë një të djathtë reale në Shqipëri, do të anëtarësojmë vendin në BE”, përfundoi në koshin e plehrave. PD ishte dhe mbeti e Doktorit, dhe qeverisi plot 8 vjet Shqipërinë, duke u larguar prej andej me votën (shuplakën) e 1 milion shqiptarëve, por ajo që mbeti në atë parti edhe pas ikjes së kryetarit, ishte hija e tij, e cila edhe sot e mposht hijen e vogël të Lulit.

Ajo hije e cila e ka ndjekur dhe po e ndjek edhe sot e kësaj dite Lulzimin, pavarsisht se ai mundohet ta largojë atë çdo ditë. Hija e Doktorit ishte edhe kur Lulzimi u emërua kryetar partie, hija e Doktorit ishte edhe kur ai u paracaktua kryetar bashkie në Tiranë, hija e Doktorit ishte edhe kur ai gjoja bëri listat e zgjedhjeve të 2017 “me kokën e tij”, hija e Doktorit ishte edhe kur Lulzimi u “zgjodh” pas humbjes së madhe kryetar partie, hija e Doktorit ishte dhe mbetet edhe sot e kësaj dite, kur ai del në protestat “paqësore”, edhe kur në SHQUP trokasin ambasadorë dhe deputetë të Parlamentit Europian.

Pra i bie që Lulzimi të mos ketë bërë asgjë pa hijen e tij, pa miratimin e tij, pa kundërshtimin e tij, pa dëshirën e tij, dhe për pasojë edhe PD nuk e drejton pa izën e tij. Partia e Lulzimit ka mbetur Partia e Doktorit, edhe kur ai deklaron se “kemi miq që na mbështesin në KE, në PE, në BE” apo edhe në SHBA. Kjo do të thotë se PD e Lulzimit kurrë nuk ka qenë, nuk është dhe nuk do të jetë e lirë dhe demokratike, edhe sikur nesër të ikë nga nga zyrat e SHQUP-it Doktori saj.

Edhe afrimi i “të rinjve” pa asnjë përvojë dhe të ardhme politike, si dhe largimi i “inatçinjve” ishte një tjetër “mallkim” për PD e Lulit, i cili duhet thënë se tashmë gjendet në udhëkryqin e pashpresë për fatin e partisë tij. Duke mos qenë në gjendje të largohet dhe të largojë nga partia hijen e Doktorit, tashmë duket sikur edhe fati politik i Lulzimit është përcaktuar, jo vetëm nga zgjedhja e gabuar me djegie mandatash dhe “protestat” paqësore, por edhe nga gracka ku ka rënë në udhën e pakthim të shkatërrimit të PD.

Next Post
FOTOT/ Demi Rose feston ditëlindjen e veshur si Kleopatra

FOTOT/ Demi Rose feston ditëlindjen e veshur si Kleopatra

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ish-zyrtarja e PD-së: Protestat me “helm dhe djallëzi” po dëmtojnë Shqipërinë!

Ish-zyrtarja e PD-së: Protestat me “helm dhe djallëzi” po dëmtojnë Shqipërinë!

June 27, 2026
Sulmet me dronë ndaj anijeve në Hormuz rrisin alarmet për përshkallëzim, Trump: Irani shkeli marrëveshjen e armëpushimit

Tension tregtar SHBA–BE, Trump kërcënon me tarifa 100% për shërbimet dixhitale

June 27, 2026
“Vendi i shqiponjave nuk ka kohë për të humbur”, Rama ndan mesazhin e qytetarit lidhur me protestat

Turizmi në Shëngjin shënon rritje, Rama: Resortet me 5 yje, jo vetëm domosdoshmëri ekonomike po edhe gjeostrategjike

June 27, 2026
Tension në Lindjen e Mesme, Bahreini akuzon Iranin për sulme me dronë

Tension në Lindjen e Mesme, Bahreini akuzon Iranin për sulme me dronë

June 27, 2026
Pogradec/ Burri dhunon rëndë bashkëshorten 69-vjeçare, niset drejt Traumës me helikopter

Pogradec/ Burri dhunon rëndë bashkëshorten 69-vjeçare, niset drejt Traumës me helikopter

June 27, 2026
Tërmeti në Venezuelë godet rëndë ekonominë, humbje sa 6% e PBB-së

Tërmeti në Venezuelë godet rëndë ekonominë, humbje sa 6% e PBB-së

June 27, 2026
Bllokohet në Maltë ngarkesa me ushqime nga Shqipëria, autoritetet: Rrezik për shëndetin publik

Bllokohet në Maltë ngarkesa me ushqime nga Shqipëria, autoritetet: Rrezik për shëndetin publik

June 27, 2026
Mafia e ushqimeve në Shqipëri, më e rrezikshme se trafikantët e drogës….

Eurodeputetja Ilaria dhe Ikbalja të protestojnë për gratë në Tehran, jo për zogjtë në Tiranë

June 27, 2026
Rindërtimi/ Qeveria ndryshon buxhetin dhe shton fondet për infrastrukturën në 9 bashki

Rindërtimi/ Qeveria ndryshon buxhetin dhe shton fondet për infrastrukturën në 9 bashki

June 27, 2026
Analiza: A mund t’i japin zgjedhjet e ardhshme fund karrierës politike të Netanyahut?

Analiza: A mund t’i japin zgjedhjet e ardhshme fund karrierës politike të Netanyahut?

June 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In