• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, March 26, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Hidrauliku 59-vjeçar i fiksuar pas gruas së divorcuar, i hyn në shtëpi me kopje çelësash por…

by A R
05/03/2017 09:13
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një 59-vjeçar në Tiranë është fiksuar pas një gruaje të divorcuar, së cilës i ka kërkuar me ngulm një lidhje dashurie.
Propozimi i bërë nga ana e Skënder H. verën e vitit të kaluar është refuzuar nga ana e të divorcuarës me iniciale Xh. X., fakt që nuk është pritur mirë nga i pari. Në vijim, Skënder H. e ka terrorizuar gruan që kërkonte ta kishte partnere, duke iu futur fshehurazi në shtëpi, duke e ndjekur në rrugë apo te vendi i saj i punës në një qendër shëndetësore në kryeqytet.

Në disa episode të ndryshme, ai i ka gjuajtur me shqelma dhe grushte derën e shtëpisë së saj, shoqëruar me kërcënimet verbale se “do ta vriste”. E ndierë e frikësuar dhe në gjendje ankthi, në gusht të vitit 2016, Xh. X. ka shkuar në polici, ku ka kallë- zuar veprimet e 59-vjeçarit.

Pas këtij kallëzimi, Skënder H. u procedua penalisht dhe disa muaj më vonë përfundoi si i pandehur në Gjykatën e Tiranës. Në përfundim të gjykimit ai u shpall fajtor për kryerjen e veprës penale të “përndjekjes” dhe u dënua me 8 muaj heqje lirie. Vendimi ndaj tij u shpall pak ditë më parë nga gjyqtarja Tereza Lani.

Gjatë hetimit të çështjes, i pandehuri e ka pranuar pjesërisht akuzën, duke shprehur pendesë për veprimet e kryera ndaj shtetases Xh. X. Ai ka theksuar se veprimet i ka kryer për shkak të njohjes që kishte me të.

PERNDJEKJA

Ajo ka shpjeguar se është njohur me të pandehurin Skënder H. prej disa kohësh, pasi ai shpeshherë e ndihmonte në rastet kur ajo kishte ndonjë punë apo riparim në banesë. Dy javët e fundit, ajo ka deklaruar se Skënderi ka filluar ta ngacmojë me veprime dhe kërkesa të papranueshme që i bën asaj duke i kërkuar e insistuar që të krijojë lidhje dashurie me të, pasi në rast të kundërt do ta vriste.

Një ditë, kur është kthyer në shtëpi, më datë 12.08.2016, ajo e ka gjetur të pandehurin në sallonin e shtëpisë së saj. Ajo ka menduar se ai i kishte bërë kopje çelësave të banesës së saj, kur ka kryer punime aty.

Këto veprime të të pandehurit i kanë shkaktuar të dëmtuarës një gjendje ankthi dhe frike. Po kështu, në datën 16.08.2016, në orën 06:00 të mëngjesit, i pandehuri e ka marrë në telefon dhe i ka kërkuar me insistim t’i jepte çelësat e shtëpisë me qëllim që të hynte brenda e ta priste brenda shtëpisë. Në rast të kundërt, ai ka thënë se do të ulej te shkallët jashtë. Kallëzuesja nuk u është përgjigjur kërkesave të tij.

Në orën 1l:00, Skënderi ka shkuar në një lokal ku ajo ishte duke pirë kafe me shtetasin G. H. dhe ka filluar t’i bërtasë duke i kërkuar të dilte me të pandehurin për kafe. Nisur nga fakti se lokali ndodhej pranë vendit ku ajo punon, kallëzuesja i ka kërkuar Skënderit të shkonin në një lokal tjetër.

Atje Skënderi ka vazhduar me kërcënime që ajo të pranonte të bashkëjetonte me të. Më pas ai e ka detyruar të hipë në një taksi dhe pasi mjeti ka ndaluar pranë shtëpisë së saj, ajo ka mundur të zbresë, megjithëse i pandehuri nuk e lejonte.

KERCENIMET

Ajo ka shkuar me vrap brenda në banesë, duke mbyllur derën me çelës. I pandehuri i ka shkuar nga pas, duke i rënë derës me shkelma dhe duke bërtitur “do të të vras”. Nisur nga kjo situatë, kallëzuesja ka marrë në telefon shtetasin E. T. që ta ndihmonte, por kur E. ka shkuar pranë saj, i pandehuri ishte larguar.

Më pas, E. e ka shoqëruar deri te puna e saj. Skënderi i ka dalë para dhe ka tentuar ta qëllojë kallëzuesen, por është ndaluar nga E. I pandehuri, duke qenë tepër i acaruar, është konfrontuar me shtetasin E. T. që e kishte larguar nga kallëzuesja.

Gjithashtu, kallëzuesja ka shpjeguar se shtetasi Skënder H. i ka dërguar kallëzueses Xh. X. mesazhe me përmbajtje kërcënuese dhe fyese të përshkruara më hollësisht në procesverbalin për këqyrjen e telefonit celular të të dëmtuarës./Panorama/a.m.

Next Post
Analisti Weber: Qeveria kosovare përdor Pakon e Ahtisaarit për demarkacionin

Analisti Weber: Qeveria kosovare përdor Pakon e Ahtisaarit për demarkacionin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Deklaratat e Berishës për pronësinë e Partizanit, reagon Filip Çakuli: Shpifje! Dordolec, që tremb vetëm demokratët kur e shohin

Deklaratat e Berishës për pronësinë e Partizanit, reagon Filip Çakuli: Shpifje! Dordolec, që tremb vetëm demokratët kur e shohin

March 25, 2026
Pas debatit me Albatros Rexhaj në studio, analisti largohet nga emisioni: Po më tregon përralla

Pas debatit me Albatros Rexhaj në studio, analisti largohet nga emisioni: Po më tregon përralla

March 25, 2026
Frika nga një sulm amerikan: Irani forcon mbrojtjen e ishullit kyç të naftës

Frika nga një sulm amerikan: Irani forcon mbrojtjen e ishullit kyç të naftës

March 25, 2026
Shqipëria e dyta mes vendeve të NATO për gatishmërinë për të luftuar për vendin, 69% e shqiptarëve gati për të mbrojtur atdheun

Shqipëria e dyta mes vendeve të NATO për gatishmërinë për të luftuar për vendin, 69% e shqiptarëve gati për të mbrojtur atdheun

March 25, 2026
Socialistët ‘rikthejnë’ referendumin/ Gjikondi: Rama të ketë kujdes, por Kushtetuta duhet ribërë!

Socialistët ‘rikthejnë’ referendumin/ Gjikondi: Rama të ketë kujdes, por Kushtetuta duhet ribërë!

March 25, 2026
Izraeli përdori fosfor të bardhë për të djegur tokën në jug të Libanit! Nisin akuzat për shkelje të ligjit të luftës

Izraeli përdori fosfor të bardhë për të djegur tokën në jug të Libanit! Nisin akuzat për shkelje të ligjit të luftës

March 25, 2026
Pasardhësi i “Faqedjegurit” i shpëtoi policisë, a u dekonspirua aksioni i SPAK për kapjen e të fortit të Vlorës?

Pasardhësi i “Faqedjegurit” i shpëtoi policisë, a u dekonspirua aksioni i SPAK për kapjen e të fortit të Vlorës?

March 25, 2026
“Flasim përmes ndërmjetësve, jo drejtpërdrejt”, Irani zbulon të vërtetën për negociatat me SHBA-të

“Flasim përmes ndërmjetësve, jo drejtpërdrejt”, Irani zbulon të vërtetën për negociatat me SHBA-të

March 25, 2026
Aksident rrugor te Shkalla e Tujanit/ Makina përfundon në kanal, plagoset drejtuesi i automjetit

Aksident rrugor te Shkalla e Tujanit/ Makina përfundon në kanal, plagoset drejtuesi i automjetit

March 25, 2026
Shkodra, viktima 30 vjeçare e fanatizmit politik

Pse këshilltarët e PD-së duhet të punojnë për PS-në?

March 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In