• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, October 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kosova

Analisti Weber: Qeveria kosovare përdor Pakon e Ahtisaarit për demarkacionin

by Java News
05/03/2017 09:17
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Analisti politik i Këshillit Politik të Demokratizimit në Berlin, Bodo Weber, e ka quajtur përpjekje të dëshpëruar të Qeverisë, që Pakon e Ahtisaarit ta përdorë si mjet për të ushtruar presion në sigurimin e votave për ta kaluar marrëveshjen e demarkacionit me Malin e Zi.

“Këtë argument unë e shoh si një përpjekje të dëshpëruar të koalicionit qeverisës për të ushtruar presion mbi opozitën dhe deputetët që të votojnë në favor të marrëveshjes së demarkacionit. Por mendoj se kjo nuk do të funksionojë”, ka thënë Weber në intervistën dhënë “Kohës Ditore”.

Sipas tij, mënyra se si është arritur marrëveshja me Malin e Zi, me mungesë të theksuar të transparencës, ka bërë që të ngrihen dyshime tek opozita. Por Weber mendon se kjo çështje nuk duhet të bëhet sebep që Kuvendi të hyjë në bllokadë afatgjatë.

Gjermani Weber ka deklaruar se demarkacioni është kthyer në fushëbetejë, për shkak të asaj që ka ndodhur në vitin 2014, kur u pamundësua krijimi i Qeverisë nga koalicioni opozitar, si pasojë e vendimeve të motivuara “politikisht” nga ana e Gjykatës Kushtetuese.

Sa i përket nivelit të zbatimit të Pakos së Ahtisaarit, Weber ka thënë se institucionet nuk kanë arritur ta adresojnë çështjen kryesore, që ka qenë integrimi i veriut, si dhe vendosja e marrëdhënieve ndërshtetërore me Serbinë…, pergatiti Koha. (b.an)

Next Post
Receta elektronike, Beqaj: Vijon normalisht procesi prej 4 ditësh në Tiranë

Receta elektronike, Beqaj: Vijon normalisht procesi prej 4 ditësh në Tiranë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com