Është hedhur shorti për sezonin e ri 2017/18 të Premierligës, ku 20 skuadra kanë mësuar kundërshtarët e tyre.
Chelsea, Tottenham, Manchester City, Liverpool, Arsenal dhe Manchester United kanë mësuar çiftet për 38 ndeshjet e Premieligës.
Kampioni aktual Chelsea ndeshjen e parë do ta zhvillojë në Stamford Bridge, ku e pret Burnleyn, ndërsa Tottenham do të takohet me Newcastle në udhëtim.
City luan me Brigtonon, Liverpool i shkon Watfordit, Arsenal me Leicester Cityn në Emirates dhe Unitedi e pret në Old Trafford skuadrën e West Hamit, përgatiti ”Express”. (b.an)