Dy shtetas shqiptar kanë humbur jetën në Itali. Sipas mediave italiane, personat e moshës 33 dhe 35 vjeç, identitetet e të cilëve nuk bëhen ende të ditur, humbën jetën teksa në tentativë për t’ju larguar policisë i hodhën në greminë, ku për pasojë humbën jetën.
Ngjarja ka ndodhur në komunën e Civita Castellana në provincën e Viterbos.
Dy shqiptarët njiheshin si autorë të vjedhjeve të ndryshme.
Ngjarja ka ndodhur gjatë mbrëmjes së djeshme. Sipas policisë italiane dy shqiptarët pasi kishin kryer disa vjedhje në komunën Colle Salomono, janë larguar në bordin e një automjeti të vjedhur muajin e kaluar në qytetin e Peruxhias.
Të ndjekur e të rrethuar nga forcat e policisë italiane, ata kanë braktisur makinën e janë hedhur nga një lartësi e lartë duke humbur jetën.
Sipas forcave të rendit në greminë nga kjo lartësi janë hedhur tre persona, por vetëm dy prej tyre, kanë vdekur menjëherë.