• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, March 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Hetuesit e “Ballkanit të hapur” dhe Shqipërisë së mbyllur

by Mero Baze
14/08/2021 20:40
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Mero Baze

Ka një debat disa javor në Shqipëri nga “mendimtarë investigativë” të opozitës përforcuar me “patriotë” të Kosovës që po zbulojnë një komplot të Edi Ramës kundër SHBA dhe Gjermanisë lidhur me procesin e “Ballkanit të hapur”. Ideja e tyre është pak a shumë, që Edi Rama po gënjen shqiptarët që ka mbështetjen e Gjermanisë dhe SHBA në këtë proces. Janë aq entuziast në këtë teori konspirative sa që detyrojnë SHBA dhe Gjermaninë të dal të flas çdo javë që mbështesim bashkëpunimin rajonal. Sapo ata e thonë këta dalin sërish, dhe thonë “jo nuk e tha si e thotë Edi Rama. Ai, se si e thotë, pak më ndryshe, ata e thonë ndryshe. Kulmi I teorisë së konspiracionit është që ky nuk është Procesi i Berlinit, por procesi i Novi Sadit, meqë takimi i parë i konkretizimit të bashkëpunimit të katër prioriteteve të Procesit të Berlinit u mbajt në Novi Sad.

Në fakt kur u mbajt takimi i parë i Novi Sadit, Albin Kurti dhe para tij Sali Berisha u ankuan pse nuk ishte dhe Kosova, por nuk e sulmuan procesin. Vonë u kujtuan se është tradhti e Edi Ramës.

Por ta lëmë mënjan këtë banalitet bazuar me teori te konspiracionit. Për ato ka kampion të tjerë në vend.

Ajo që mund të diskutohet pa emocione, duke bere avokatinë e tyre, është se gjithë Procesi i Berlinit mund të mos ia dal ta bëj Ballkanin e Hupur.Mund të mos konkretizohen në fund katër liritë themelore që ky proces predikon. Mund te mos realizohen lëvizja e lirë e qytetareve e mallrave e kapitaleve, digjitalizimit apo tregu I punës. Po e them këtë për të bërë avokatin e djalit në këtë proces.

Pra mund të kemi pas disa vitesh zero arritje, ose 50 për qind arritje, jo njëqind për qind arritje, sa dëshironte Merkeli , BE dhe SHBA.

Në fund këtij bilanci do të të thuhet se kush u përpoq të bëhej diçka dhe kush e bllokoi këtë proces. Kosova do jetë në barrikadën tjetër dhe do të jetë një prej kontribuesve të dështimit, nëse ndodh.

Ky proces në thelb përveç bilancit, ka mbajtjen e Ballkanit me kokë nga Perëndimi dhe të ndërvarur me procese që diktohen nga SHBA dhe Bashkimi Evropian. Tre vendet pjesëmarrëse, dy prej të cilave janë anetare të NATO do të jenë në këtë linjë, Kosova do të jetë jashtë kësaj linje.

Kaq do të jenë arritjet dhe dështimet e këtij procesi në variantin më të keq të mundshëm,. Në variantin më të mirë, natyrisht do ta bënte rajonin një vend efiçent për shqiptarët e shpërndare ne pese shtete dhe do të të ndjeheshin të gjithë si në një shtet. Dhe për këtë kry-bllokade për faktorin shqiptar, Albin Kurti do të ketë dekoratat e veta.

Pra nuk është në diskutim a është SHBA a Gjermania a BE pas këtij procsi. Eshtë në diskutim suksesi I procesit dhe në fund analiza e suksesit apo dështimit. Kaq I thjesht është ekuacioni dhe në fund të bilancit secili do të marrë atë që meriton. Krosova do te marre flamurin e luftës kundër këtij procesi të diktuar nga SHBA, BE e veçanërisht kancelarja Merkel.

E njëjtë me këtë histori është dhe kjo e bashkëpunëtorëve të SHBA në Afganistan që tani ndjehen të rrezikuar dhe që Shqipëria I ka thënë po në parim SHBA. Ata ndoshta dhe nuk do të vijnë kurrë, por detyrimi ynë ndaj SHBA është të jemi të hapur ndaj këtij operacioni jetik të aleatit tonë strategjik.

Këta që janë të shqetësuar me të drejt nga racizmi dhe krimet serbe në Kosovë çuditërisht janë shumë agresivë ndaj viktimave të njëjta të talibanëve në Afganistan. Janë gati të vënë foto profili liderin e talebaneve ne Afganistan për të thënë mos i pranoni ata tradhtar këtu.

Shqiptarët në Ballkan po jetojnë sot periudhën më të mirë të gjithë historisë së tyre mijëravjeçare, “pellazgo iliro-dardanë “. Asnjëherë shqiptarët në Ballkan nuk kanë qenë kaq të lirë, kaq të padiskriminuar, kaq të vetqeverisshëm dhe kaq të mbështetur nga një superfuqi si SHBA. Dhe e gjithë kjo ka ardhur pikësëpari fal SHBA. Në gjithë këtë proces ku po mundohen të gjejnë tradhtarë nga Shqipëria, ka vetëm një “tradhtarë” të madh dhe ajo është SHBA. Shqipëria po i qëndron besnike politikës së saj në rajon.

Kjo nuk ka lidhje me Edi Ramën, por me seriozitetin e shtetit shqiptar. Kush do t’i shpall luftë SHBA të tërhiqet nga rajoni si në Afaganistan, mund ta bëj. Por jo në emër të shqiptareve. Jo në emër të Shqipërisë. Kërkojeni këtë në emër të Albin Kurtit, apo Sali Berishës. Ndoshta u del për hajër. TEMA

Next Post
FOTOT/ Covid-19 ka shkaktuar 2 mijë viktima, por në këtë shtet e injorojnë

Pse duhet që Shqipëria të pranojë qytetarët nga Afganistani!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Dita e sotme me diell në të gjithë territorin, rriten temperaturat

Parashikimi i motit për ditën e mërkurë, temperaturat priten deri në 21 gradë Celcius

March 3, 2026
Kampi Ashraf 3: Pretendimet për sulm me raketa nga Irani, propagandë. S’ka kapacitet për të goditur Shqipërinë

Kampi Ashraf 3: Pretendimet për sulm me raketa nga Irani, propagandë. S’ka kapacitet për të goditur Shqipërinë

March 3, 2026
A e rrit prania e MEK-ut rrezikun për Shqipërinë mes tensioneve me Iranin?

A e rrit prania e MEK-ut rrezikun për Shqipërinë mes tensioneve me Iranin?

March 3, 2026
GJK zbardh vendimin: Zgjatja e “arrestit shtëpiak” për Sali Berishën, masë antikushtetuese

GJK zbardh vendimin: Zgjatja e “arrestit shtëpiak” për Sali Berishën, masë antikushtetuese

March 3, 2026
Drejtori i Mjedisit sherr brenda institucionit me zyrtarin e IKMT/ Inspektorati i Përgjithshëm i pezullon nga detyra: Asnjë incident nuk do të kalojë pa përgjegjësi

Drejtori i Mjedisit sherr brenda institucionit me zyrtarin e IKMT/ Inspektorati i Përgjithshëm i pezullon nga detyra: Asnjë incident nuk do të kalojë pa përgjegjësi

March 3, 2026
E rëndë në Itali, 10-vjeçari shqiptar ndërron jetë pasi u rrëzua në park

E rëndë në Itali, 10-vjeçari shqiptar ndërron jetë pasi u rrëzua në park

March 3, 2026
Mburojë digjitale për familjet, fillon funksionimi i regjistrit të personave të përjashtuar nga lojërat e fatit

Mburojë digjitale për familjet, fillon funksionimi i regjistrit të personave të përjashtuar nga lojërat e fatit

March 3, 2026
Protesta e PD-së, Ervin Salianji: Jam i zhgënjyer, molotovët i shkojnë në favor Edi Ramës

Protesta e PD-së, Ervin Salianji: Jam i zhgënjyer, molotovët i shkojnë në favor Edi Ramës

March 3, 2026
“PD duhet të ndryshojë, kemi 13 vite që vetëm humbim”, Salianji nga Berati: Lidershipi të mbajë përgjegjësi!

A do garoni përballë Berishës? Ironizon Salianji: Kemi një muaj që jemi në “kilometrin e fundit”, s’do ketë garë se bie Rama

March 3, 2026
Sulltanët osmanë, vinë sëbashku në shqip

Sulltanët osmanë, vinë sëbashku në shqip

March 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In