• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, October 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Hetuesit belgë do “zbarkojnë” në Shqipëri/ Paralajmërimi i gazetarit: Do kemi emra politikanësh në qershor

by Java News
24/05/2022 19:47
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Hetimet për çështjen “Toyota Yaris” kanë ndaluar në Shqipëri, por në Belgjikë vijojnë intensivisht ka bërë me dije gazetari Artan Hoxha. Hoxha ka deklaruar se hetuesit kanë zbardhur edhe deklarata të ndryshme në disa televizione.

“Kanë marrë informacione edhe nga mediat. Edhe nga televizioni jonë edhe nga televizionet e tjera. Madje edhe nga portalet kanë marrë se çfarë është folur. Nuk e dija që jemi kaq të rëndësishëm për ta. Unë u thash që personat që keni hetuar ju janë persona që kanë bërë transportin por jo ata që kanë trafikuar. Reagimi I belgëve është se si është e mundur që persona të arrestuar në Belgjikë kanë pajtuar studio ligjore shumë të mira më të mirat. Nuk është kaq e thjeshtë sa e shohim në Shqipëri,”- tha Hoxha per abc.

Hoxha ka theksuar se oficerët federal në Belgjikë kishin mësuar shqipen, mdaje kanë hetuar në disa qytete të Shqipërisë.

“Kanë hetuar në Durrës, Elbasan apo Shkodër. Dhe e kanë kuptuar se nuk gjejnë dot pa ardhur këtu për të hetuar dhe këtë gjë po e bëjnë,” -shtoi Hoxha.

“Do i kemi më shpesh belgët këtu. Shqiptarët kanë filluar të bëjnë vrasje në nivele të larta në Belgjikë. Në struktura kriminale. Është e qartë për ta se duhet të vijnë këtu dhe të krijojnë baza informacioni.”

Gazatari paralajmëroi se në qershor do të kemi elementë të politikës shqiptare në hetimet belge.

“Është një prokuror shumë i njohur atje. Pa diskutim që do dalin element të politikës shqiptare. Për disa detaje. Po jap një element. Mendonin se me këto para ishin sponsorizuar fushata politike dhe politikanë të veçante. Nëpërmjet këtyre sponsorizimeve, këto personazhe nga bota e krimit kanë përfituar paprekshmëri dhe imunitet. Hetimi të dështojë ndaj tyre. Shumë prova të prishen. Të mos ketë hetim shterrues. Dhe kjo mund të veçohet nëse gjejnë element për të vijuar më tej,” tha Hoxha./m.j

Next Post
Është i rrethuar nga një ekip snajperësh/ Si i ka mbijetuar Putini 5 tentativave për vrasje nga Britania në Azerbajxhan

"Elita po kërkon pasardhësin e Putinit"/ Artikulli i medias ruse që po bën me "dhimbje koke" Kremlinin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com