• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Hetuesit antikorrupsion, trajnim në Austri për arrestimet e zyrtarëve të lartë

by A R
29/03/2017 10:58
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter
Faktori ndërkombëtar ka nisur punën për hetimin antikorrupsion në nivelet e larta në Shqipëri dhe për këtë po trajnohen në Austri zyrtarët e institucioneve përgjegjëse në luftën kundër korrupsionit.

Prezenca e OSBE në Tiranë ka njoftuar se, në kuadër të një projekti të financuar nga Nisma e Evropës Qendrore (CEI) me synim fuqizimin e kapaciteteve dhe shkëmbimin e praktikave të mira në luftë kundër korrupsionit, zyrtarë të nivelit të lartë të autoriteteve antikorrupsion të vendit kanë zhvilluar një vizitë katër-ditore pranë institucioneve austriake më 24 mars 2017.

Në bazë të trajnimeve dhe leksioneve të marra, zyrtarët e lartë kanë mundur të përfitojnë njohuri të avancuara lidhur me bashkëpunimin transnacional në luftë kundër korrupsionit, koordinimin e politikave dhe mekanizmave monitorues antikorrupsion, si dhe rreth hetimit proaktiv e të efektshëm të çështjeve të korrupsionit.

“Autoritetet shqiptare ndanë përvojat e tyre të punës me homologët austriakë dhe anasjelltas. Ato u inkurajuan që të nxisin më tej bashkëpunimin ndërinstitucional në luftë kundër korrupsionit, si dhe që të përvetësojnë praktikat e mira në zbatimin e ligjit në luftë kundër korrupsionit, për të përmirësuar kështu mekanizmat për parandalimin dhe çrrënjosjen e këtij fenomeni”, njofton zyra e Prezencës së OSBE në Tiranë.

Gjatë kësaj vizite, delegacioni shqiptar mori pjesë në një trajnim dy-ditor të përshtatur sipas nevojave pranë Akademisë Ndërkombëtare kundër Korrupsionit (IACA), si dhe morën pjesë në një leksion të mbajtur tek Zyra e Kombeve të Bashkuara për Drogat dhe Krimin (UNODC).

Veç kësaj, u mbajt një takim pune i përbashkët me autoritetet austriake antikorrupsion, në bashkërendim me Zyrën e Koordinatorit të Veprimtarive Ekonomike dhe Mjedisore të OSBE-së thote ‘sot’. Delegacioni shqiptar përbëhej prej një Anëtari të Komisionit të Kuvendit për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut, si dhe prej zyrtarëve të lartë të institucioneve kryesore përgjegjëse për luftën kundër korrupsionit, sikurse Koordinatori Kombëtar kundër Korrupsionit.

Ky trajnim mësimor u zhvillua në vazhdimësi të veprimtarive të Prezencës në mbështetje të luftës kundër korrupsionit. Veprimtaria u përgatit në bashkëpunim me Koordinatorin Kombëtar kundër Korrupsionit dhe me autoritete të tjera pjesë e rrjetit antikorrupsion, në përgjigje të nevojave të tyre për të rritur edhe më tej bashkërendimin dhe bashkëpunimin ndërinstitucional. /b.d

Next Post
ISHP: Rritje 2-fish i numrit të perdoruesve të drogës

Tiranë/ Shpërndante lëndë narkotike pranë shkollave, arrestohet 24-vjeçari

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Analiza/ Pse heshtën amerikanët për Belinda Ballukun?

Analiza/ Pse heshtën amerikanët për Belinda Ballukun?

March 12, 2026
“SPAK është pasuri kombëtare”, deputeti i PS-së u përgjigjet ambasadave pas reagimeve për imunitetin e Ballukut

“SPAK është pasuri kombëtare”, deputeti i PS-së u përgjigjet ambasadave pas reagimeve për imunitetin e Ballukut

March 12, 2026
“Mos shfrytëzoni krizën rajonale”, Turqia paralajmëron Greqinë për aktivitetet ushtarake në Egje

“Mos shfrytëzoni krizën rajonale”, Turqia paralajmëron Greqinë për aktivitetet ushtarake në Egje

March 12, 2026
Alarm nga Uashingtoni/ Kongresmenë e senatorë i shkruajnë Rubios: Mos reduktoni trupat në Kosovë

Alarm nga Uashingtoni/ Kongresmenë e senatorë i shkruajnë Rubios: Mos reduktoni trupat në Kosovë

March 12, 2026
“Shtëpitë e barit” në Shkodër përplasin policinë me OSHEE-në: Po prangosen punonjësit në çdo aksion

“Shtëpitë e barit” në Shkodër përplasin policinë me OSHEE-në: Po prangosen punonjësit në çdo aksion

March 12, 2026
Përfshihet nga flakët një banesë në Tiranë, humb jetën 72-vjeçari

Përfshihet nga flakët një banesë në Tiranë, humb jetën 72-vjeçari

March 12, 2026
Kriza pas luftës në Iran, Italia do përdorë gati 10 milionë fuçi naftë nga rezervat e emergjencës

Kriza pas luftës në Iran, Italia do përdorë gati 10 milionë fuçi naftë nga rezervat e emergjencës

March 12, 2026
Takimi i ambasadores së SHBA në Athinë me Ramën në Kryeministri, Dritan Hila: Përcolli një mesazh

Takimi i ambasadores së SHBA në Athinë me Ramën në Kryeministri, Dritan Hila: Përcolli një mesazh

March 12, 2026
Ambasadorët, Europa dhe komunizmi që nuk e pamë kurrë

Ambasadorët, Europa dhe komunizmi që nuk e pamë kurrë

March 12, 2026
Boçi: Ndërkombëtarët na kërkuan një protestë të qetë për t’i dhënë vëmendje vendimit absurd për Ballukun

Boçi: Ndërkombëtarët na kërkuan një protestë të qetë për t’i dhënë vëmendje vendimit absurd për Ballukun

March 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In