• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, April 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Hetoni dhe futini në burg trafikantët, aty ku e kanë vendin”, apeli i fortë i SHBA për prokurorët

by Java News
30/10/2019 21:46
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Edhe pse veting-u i gjyqtarëve dhe prokurorëve qëndron në zemër të reformës në drejtësi, për SHBA nuk është vetëm kaq. Një nga hallkat e rëndësishme për reformën në drejtësi për amerikanët mbetet edhe lufta ndaj trafikantëve të femrave. I ngarkuari me punë i SHBA në vendin tonë, Dan Koski, ishte i pranishëm në Konferencën Rajonale kundër Trafikimit të Qenieve Njerëzore, prej ku iu bëri thirrje prokurorëve të hetojnë, ndjekin penalisht dhe dënojnë më shumë trafikantë.

Duke shtuar se SHBA do të mbështesë Shqipërinë në luftën ndaj trafikantëve, zyrtari amerikan deklaroi se prokurorët mund t’i nxjerrin jashtë shoqërisë shqiptare trafikantët dhe t’i fusin në burg, aty ku e kanë vendin.

“Prokurorët e rretheve formojnë një hallkë. Ligji në dispozicion të tyre për të ndjekur penalisht trafikantët është një tjetër. Duke përdorur ligjin ekzistues prokurorët mund t’i nxjerrin jashtë shoqërisë shqiptare trafikantët dhe t’i futin në burg, aty ku e kanë vendin.
Prokurorë, ju bëj thirrje që të hetoni, të ndiqni penalisht dhe të dënoni më shumë trakantë. Ne do t’ju mbështesim gjatë rrugës”, deklaroi Dan Koski.

Sipas tij, koordinatorët e viktimave, punonjësit socialë dhe punonjësit e strehëzave që i bëjnë viktimat sërish të plota është një hallkë tjetër në zinxhir. I ngarkuari me punë, ai i bëri thirrje qeverisë të ndihmojë që strehëzat e trakimit të lulëzojnë.

“Fonderia në të cilën farkëtojmë hallkat e zinxhirit është reforma në drejtësi e Shqipërisë. Edhe pse veting-u i gjyqtarëve dhe prokurorëve qëndron në zemër të saj, reforma në drejtësi është më shumë se kaq. Ajo parashikon një shoqëri që mbron anëtarët e saj më të cenueshëm dhe ndëshkon ata që i viktimizojnë. Shfrytëzojeni vrullin e reformës në drejtësi, për të nxitur dhefrymëzuar veprimet tuaja për të luftuar trakimin e qenieve njerëzore. Kjo është një forcë e pandalshme. Përdoreni energjinë e saj”, deklaroi i ngarkuari me punë i SHBA në Tiranë.

Sipas tij, drejtuesit në nivelet më të larta të qeverisë së Shteteve të Bashkuara kanë treguar një angazhim për reformën në drejtësi dhe për të luftuar trafikimin, duke marrë forcë nga tradita amerikane e çlirimit të njerëzimit, e njëjta traditë e nderuar nga Frederick Douglass.

“Siç ka thënë kohët e fundit Sekretari i Shtetit Pompeo, “trafikantët duhet ta dinë që ne nuk do të tolerojmë veprimet e tyre të neveritshme dhe kriminale”. Së bashku, ne duhet të jemi të vendosur. Dhe së bashku duhet të vazhdojmë të ndërtojmë zinxhirin që lidh trafikantët me ndjekjet penale dhe dënimet, që mbështet viktimat me strehëza dhe përkrahje dhe ngre lart të gjithë Shqipërinë me premtimin e të nesërmeve më të ndritshme. Ju përgëzoj të gjithëve për përpjekjet tuaja të shkëlqyera dhe shpreh zotimin e palëkundur të Shteteve të Bashkuara për qëllimet tona të përbashkëta”, përfundoi Dan Koski.

Next Post
A po përpiqet Amerika të vjedhë naftën siriane? Ekspertët ngrenë dyshime për qëndrimin e Trump

A po përpiqet Amerika të vjedhë naftën siriane? Ekspertët ngrenë dyshime për qëndrimin e Trump

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Joni Keta në krye të BKH-së, Gjykata Administrative rrëzon pretendimet se emërimi i tij ishte i jashtëligjshëm

Joni Keta në krye të BKH-së, Gjykata Administrative rrëzon pretendimet se emërimi i tij ishte i jashtëligjshëm

April 7, 2026
“Kemi arritur qëllimet tona ushtarake”, Vance: Të bindur se Teherani do përgjigjet para afatit të caktuar nga Trump

“Kemi arritur qëllimet tona ushtarake”, Vance: Të bindur se Teherani do përgjigjet para afatit të caktuar nga Trump

April 7, 2026
Sulmi terrorist në konsullatën izraelite, Erdogan: Akt frikacak!

Sulmi terrorist në konsullatën izraelite, Erdogan: Akt frikacak!

April 7, 2026
Në kërkim prej tre vitesh nga Italia, arrestohet në Gjermani trafikanti shqiptar i kokainës

Në kërkim prej tre vitesh nga Italia, arrestohet në Gjermani trafikanti shqiptar i kokainës

April 7, 2026
“Kriza e naftës, më e keqja në histori”, Agjencia e energjisë jep alarmin: Do të preken më shumë vendet në zhvillim

“Kriza e naftës, më e keqja në histori”, Agjencia e energjisë jep alarmin: Do të preken më shumë vendet në zhvillim

April 7, 2026
Balla komenton çështjet e nxehta në PS, nga mungesa e Spiropalit në votimin për Ballukun në Kuvend, te Braçe kandidat i PS për bashkinë e Tiranës

Balla komenton çështjet e nxehta në PS, nga mungesa e Spiropalit në votimin për Ballukun në Kuvend, te Braçe kandidat i PS për bashkinë e Tiranës

April 7, 2026
“Ekonomia shqiptare, mollë e kalbur nga brenda”, Tabaku: Korrupsioni është bërë sistem

“Më shumë para, më pak autonomi dhe investime,” Tabaku në Komisionin e Reformës Territoriale: Modeli i centralizuar ka dështuar

April 7, 2026
“Nuk e mbrojta dot vajzën”, pitbulli i kafshoi mbesën, gjyshja tregon ngjarjen e rëndë

“Nuk e mbrojta dot vajzën”, pitbulli i kafshoi mbesën, gjyshja tregon ngjarjen e rëndë

April 7, 2026
Gjykata e Lartë rrëzon rekursin e Argita Malltezit

Gjykata e Lartë rrëzon rekursin e Argita Malltezit

April 7, 2026
Përplasjet në seancën e fundit plenare, Noka përjashtohet me 20 ditë, Hoti 10

Përplasjet në seancën e fundit plenare, Noka përjashtohet me 20 ditë, Hoti 10

April 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In