• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, November 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

A po përpiqet Amerika të vjedhë naftën siriane? Ekspertët ngrenë dyshime për qëndrimin e Trump

by Java News
30/10/2019 21:55
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Presidenti amerikan Donald Trump e ka bërë mbrojtjen e rezervave të naftës në Siri një përparësi kryesore, dhe po dislokon trupa amerikane në fushat e naftës, megjithëse ai tërhoqi trupat amerikane nga zonat kufitare me Turqinë, duke i hapur rrugën një ofensive ushtarake turke ndaj kurdëve në fillim të këtij muaji. Zyrtarë të lartë të administratës thonë se Shtetet e Bashkuara dëshirojnë të kontrollojnë fushat e naftës në mënyrë që ato të mos bien përsëri në duart e militantëve të Shtetit Islamik. Por siç njofton korrespodentja e Zërit të Amerikës, Cindy Saine ekspertët kanë ngritur pikëpyetje në lidhje me përqendrimin e Presidentit Trump në fushat e naftës.

Këto imazhe të kurdëve të zemëruar nga braktisja që i bënë forcat amerikane në Siri nënvizojnë kritikat në nivel të gjërë ndaj vendimit të Presidentit Donald Trump për tërheqjen e ushtarëve amerikanë përballë një inkursioni turk.

Por tani, Presidenti Trump dëshiron dislokimin e trupave amerikane për të mbrojtur fushat e naftës në lindje të Sirisë.

“Nafta është e vlefshme për shumë arsye. Së pari, ajo nxiti ISIS-in. Së dyti, kjo ndihmon kurdët sepse në thelb kurdët i kontrollonin këto zona më parë. Dhe, së treti, mund të na ndihmojë sepse edhe ne duhet të jemi në gjendje të marrim një sasi. Dhe ajo që unë synoj të bëj ëshë, ndoshta, arritja e një marrëveshje me një kompani si Exxon Mobil ose me një nga kompanitë tona të shkëlqyera për të shkuar atje dhe për ta nxjerrë naftën ashtu siç duhet”, tha Presidenti Trump.

Sekretari i Mbrojtjes, Mark Esper shpjegoi më tej arsyetimin.

“Tani ne jemi duke ndërmarrë disa veprime, për të cilat nuk do të jap hollësi, për të forcuar pozicionin tonë në Deir al-Zor për t’u siguruar që ne mund t’ua mohojmë ISIS-it qasjen në fushat e naftës. Ne duam të sigurohemi që ata të mos kenë qasje në burimet që mund t’i ndihmojnë ata të sulmojnë rajonin, Evropën, dhe Shtetet e Bashkuara”.

Ekspertët thonë se militantët e Shtetit Islamik vareshin nga nafta për operacionet e tyre disa vjet më parë.

“Kur ISIS-i kontrollonte një sipërfaqe të madhe territori në Siri dhe Irak, grupi përdori fushat e naftës në dobi të tij, si për operacionet ushtarake, përfshirë furnizimin e kamionëve me naftë, ashtu edhe për të kontrabandimin e sasive të mëdha të naftës në tregun e zi”, thotë Laurie Blank nga Universiteti Emory.

Por shumica e ekspertëve hedhin poshtë idenë se kompanitë amerikane mund të përdorin naftën e Sirisë.

“Kompanitë amerikane të naftës do të përballeshin me një mori vështirësish ligjore dhe praktike në operimin atje. Kështu që kjo nuk do të ishte e lehtë për t’u bërë dhe nuk jam i sigurt se ata do të ishin të entuziazmuar për ta bërë”.

Jeff Colgan i tha Zërit të Amerikës se terroristët, të paktën deri në kohën e Osama bin Ladenit, shpesh kanë pohuar në mënyrë të pasaktë se Amerika është e përfshirë në Lindjen e Mesme vetëm për të marrë naftën nga vendet e rajonit.

“Ky lloj komenti dhe sugjerimi nga Presidenti Trump ushqen këtë argument dhe punon kundër sigurisë. Ky veprim legjitimon këtë ide në Lindjen e Mesme dhe punon kundër sigurisë afatgjatë të qytetarëve të Shteteve të Bashkuara”.

Presidenti Trump, thotë Laurie Blank, është fiksuar te nafta për shkak të një koncepti të vjetëruar të luftës.

“Ky interes, të paktën në mendjen time, duket se bazohet në një koncept shumë të lashtë të luftës që nuk ekziston më, që është ideja e pushtimit. Pra, kjo bazohet në idenë pushto dhe merr. Bota nuk do të funksionojë më në atë mënyrë”.

Me kaq shumë palë të përfshira në konfliktin sirian, rusët, kurdët, trupat siriane dhe madje edhe luftëtarët iranianë, ekspertët thonë se kontrolli i fushave të naftës ka të ngjarë të vihet në pikëpyetje. /voa/

Next Post
Akuzohet për djegie të myslimanëve, dënohet me 20 vite burg ish-ushtari serb i Bosnjës

Akuzohet për djegie të myslimanëve, dënohet me 20 vite burg ish-ushtari serb i Bosnjës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Mesazhi i Evropës për SHBA-të: Nuk mund të vendoset për të ardhmen e Ukrainës pa ne

Mesazhi i Evropës për SHBA-të: Nuk mund të vendoset për të ardhmen e Ukrainës pa ne

November 12, 2026
Protesta për Zvërnecin, Qafoku zbulon emrat: Është ngritur një bord me 13 veta për të diskutuar me Ramën

“Ish-kreu i SHISH u shpall i pafajshëm”, Qafoku: Njolla më e keqe në historinë e Shërbimit Sekret Kombëtar

November 12, 2026
‘Rama dublon drejtuesit politikë’, gazetari: Ja dy ministrat që mund të kandidojnë për kryebashkiakë

‘Rama dublon drejtuesit politikë’, gazetari: Ja dy ministrat që mund të kandidojnë për kryebashkiakë

November 12, 2026
“Berisha influencon interesa ruse”- Skandali me LaCivita, analisti Meçe: Përfshirja e Trump, pasi preken interesat amerikan!

“Protestat? Ishte grusht shteti”/ Meçe: Grupet kriminale nga Elbasani, Shkodra e Durrësi dolën në shesh

November 12, 2026
Aksident në qendër të Tiranës: Përplasen dy makina tek “9-katëshet”, plagoset drejtuesi i taksisë

Aksident në qendër të Tiranës: Përplasen dy makina tek “9-katëshet”, plagoset drejtuesi i taksisë

November 12, 2026
“Ishte i tensionuar, pati edhe fyerje”, Ndreca tregon bisedën me Ramën, ja çfarë më tha për Veliajn

“Ishte i tensionuar, pati edhe fyerje”, Ndreca tregon bisedën me Ramën, ja çfarë më tha për Veliajn

November 12, 2026
Nata që përmbysi Donald Trump, demokratët fitojnë dy dhomat e Kongresit

Demokratët ‘kërcënojnë’ Trumpin me bllokim të fondeve: Nuk financojmë luftën me Iranin

November 12, 2026
“Opozita peng e Berishës”- Rexhaj: Rama kërkon të instalojë mekanizmin e ‘llogaridhënies qytetare’, fokusi te komunikimi me njerëzit!

“Lista Studentore në Serbi, antieuropiane”, Rexhaj: Dhuna e tetorit, e ngjizur dy javët e para

November 12, 2026
Ndreca: Debati për Veliajn nuk lidhet me kushtet e burgut, por me mënyrën e transferimit

Ndreca: Debati për Veliajn nuk lidhet me kushtet e burgut, por me mënyrën e transferimit

November 12, 2026
Masa për Berishën, vjen reagimi i parë nga Qeveria: Nuk komentojmë punën e drejtësisë!

Negociatat me BE, Qeveria ndryshon përbërjen e Grupit Negociator, ja emrat e rinj për kapitujt kyç

November 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In