• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, November 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Hetimi për Metën/ Komisioni Hetimor i dërgon 8 pyetje “Venecias” para shkarkimit

by Java News
24/07/2019 16:45
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

8 janë përgjigjet që Hetimori parlamentar për Ilir Metën kërkon të marrë nga Komisioni i Venecias para se të votojë shkarkimin e presidentit.

A2 CNN u njoh eksluzivisht me përmbajtjen e dokumentit voluminoz që do t’i drejtohet kësaj strukture të rëndësishme konsulence në hartimin e ligjeve.

Deputetët e Komisionit Hetimor bëjnë një rezyme të gjithë situatës që nga caktimi i datës së zgjedhjeve nga kreu i shtetit, djegia e mandateve të opozitës, zëvendësimi i deputetëve, mosregjistrimi i LSI-së e PD-së ne zgjedhje, djegia e KAZ-ve në bashkitë jo socialistë, zhvillimi i procesit elektoral pa incidente dhe deri te ngritja e Komisionit Hetimor për shkarkimin e Presidentit.

Në shkresën që do të përcillet në Strasburg e përkthyer në Anglisht, e firmosur nga kryetari i Kuvendit Ruci, përmendet dhe vendimi i Kolegjit për mosregjistrimin e Idajet Beqirit nga gara e 30 qershorit dhe konsiderimin e dekretit të Presidentit të Republikës për anulimin e zgjedhjeve si akt administrative nul.

8 janë pyetjet që deputetët e drejtuar nga Ulsi Manja, kanë përgatitur për Venecian. Së pari, kërkohet sqarim për rolin e Presidentit në proceset zgjedhore, në regjimet parlamentare si Shqipëria, në raport me pushtetet e tjera?

A cenohen siguria kushtetuese, nga anulimi i datës së zgjedhjeve dhe caktimi i një date tjetër, ndërsa KQZ kishte nisur punën?

A quhen 2 dekretet e fundit të Presidentit si ndërhyrje në procesin zgjedhor, duke cenuar të drejtën e subjekteve për të konkurruar në mënyrë të barabartë dhe të lirë? Deputet ngrenë pyetje dhe për sigurinë juridike dhe parimin e periodocitetit të zgjedhjeve.

Për këto pyetje gjasat janë që të merret përgjigje në tetor, kur është sesioni i radhës i punimeve të Komisionit të Venecias. Ndërsa Gjykata Kushtetuese që ka fjalën e fundit në shkarkimin e Presidentit pritet të ngrihet po rreth asaj periudhe.

***

1. Cili është roli i Presidentit të Republikës në regjimet parlamentare si Shqipëria, në raport me pushtetet e shtetit sa i takon proceseve zgjedhore?
2. Cilat janë detyrimet kushtetuese dhe konventore që i imponohen Presidentit të Republikës në regjimet parlamentare, siç është edhe Shqipëria, në ushtrimin e kompetencës për caktimin e datës së zgjedhjeve?
3. A ka kufizime në ushtrimin e kësaj kompetence që rrjedhin nga e drejta demokratike e zgjedhësve për ta ushtruar këtë të drejtë sipas marrëveshjes kushtetuese, me siguri dhe parashikueshmëri?
4. Kompetenca e Presidentit të Republikës për caktimin e datës së zgjedhjeve, është një e drejtë e tij për të vendosur ushtrimin e sovranitetit të popullit, apo një detyrim i tij për të garantuar cilësisht ushtrimin e sovranitetit popullor nëpërmjet zgjedhjes së përfaqësuesve të tij, brenda kufizimeve që sovrani ka vendosur nëpërmjet Kushtetutës së miratuar prej tij?
5. Nëse Presidenti i Republikës, pasi e ka caktuar datën e zgjedhjeve dhe organet e administrimit të zgjedhjeve janë duke kryer veprimet sipas ligjit, e anulon dhe cakton një datë tjetër, a kemi cenim të parimeve të së drejtës për të zgjedhur dhe të sigurisë kushtetuese, në funksion të respektimi të shtetit të së drejtës?
6. Në rastin e mësipërm, a kemi ndërhyrje të Presidentit të Republikës në procesin zgjedhor, duke cenuar të drejtën e subjekteve zgjedhore për të konkurruar në mënyrë të barabartë dhe të lirë?
7. Nisur nga parimi se qeverisja duhet të dalë nga një sistem zgjedhjesh periodike, që mbahen çdo katër vjet, nxjerrja e Dekretit të Presidentit që anulon datën 30 qershor 2019 si datë të mbajtjes së zgjedhjeve vendore dhe që zgjat qëndrimin në detyrë të përfaqësuesve në këshilla bashkiakë dhe kryetarëve të bashkive, tej mandatit katër vjeçar, a e respekton parimin e periodicitetit të zgjedhjeve?
8. Duke patur parasysh se ndryshimi i datës së zgjedhjes ndikon tek pritshmëritë ligjore për subjektet zgjedhore dhe zgjedhësit, a konsiderohet se cenohet siguria juridike në këto raste?
A është i lidhur cenimi i sigurisë juridike me pasojat që vijnë apo mjafton shkelja e parashikimeve kushtetuese dhe cenimi konsiderohet i kryer?

g.kosovari

Next Post
FOTO/ ‘Jeep’-i dhe ‘Benz’-i përplaset kokë më kokë, 6 të plagosur në Sarandë

FOTO/ 'Jeep'-i dhe 'Benz'-i përplaset kokë më kokë, 6 të plagosur në Sarandë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

FOTO/ Policia identifikon 17-vjeçarin që dyshohet se hodhi gurë drejt Kryeministrisë

FOTO/ Policia identifikon 17-vjeçarin që dyshohet se hodhi gurë drejt Kryeministrisë

November 8, 2026
Skënderbeu mposht Dinamon 2-0 në Korçë

Skënderbeu mposht Dinamon 2-0 në Korçë

November 8, 2026
Aksident dramatik dhe i i shumëfishtë pranë nyjes lidhëse të autostradës Durrës-Tiranë, makina përmbyset pas përplasjes së tri mjeteve

Aksident tragjik në Durrës, 26-vjeçarja përplas për vdekje këmbësorin

November 8, 2026
“E di se akuzat i ka shumë të rënda”, Minxhozi: Meta po përpiqet ta bëjë historinë e tij sa më të vështirë

Dy protesta që i morën frymën njëra-tjetrës

November 8, 2026
9 elektricistë humbën jetën në punë gjatë vitit 2026, alarm për sigurinë e punonjësve të energjisë

9 elektricistë humbën jetën në punë gjatë vitit 2026, alarm për sigurinë e punonjësve të energjisë

November 8, 2026
Hapja e listave/ “Të gjithë të barabartë”, Kume: Vendimi i Kushtetueses, shuplakë që iu jepet ligjvënësve!

Kume: Të bëhet reformë zgjedhore konkrete, jo të bëjnë sikur punojnë!

November 8, 2026
Rezistenca ndaj antibiotikëve alarmon ekspertët, 35 mijë viktima çdo vit në BE, rrezikohen 39 milionë jetë deri në 2050

Rezistenca ndaj antibiotikëve alarmon ekspertët, 35 mijë viktima çdo vit në BE, rrezikohen 39 milionë jetë deri në 2050

November 8, 2026
Irani i dërgon mesazh SHBA-së: Zgjidhni fundin e luftës ose përballjen ushtarake!

Irani i dërgon mesazh SHBA-së: Zgjidhni fundin e luftës ose përballjen ushtarake!

November 8, 2026
Pr.buxheti 2027/ PBB-ja kalon 30 mld €, ekonomia rritet me 3.9%, të ardhurat për frymë arrijnë në 12,886 € në vit

Pr.buxheti 2027/ PBB-ja kalon 30 mld €, ekonomia rritet me 3.9%, të ardhurat për frymë arrijnë në 12,886 € në vit

November 8, 2026
Të gjithë shpresat tek Erioni

Përse po protestohet anë e kënd Europës?

November 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In