• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, October 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Hetimi për Llallën drejt fundit, provat e prokurorisë që “fundosin” ish-kryeprokurorin

by Java News
26/10/2018 10:23
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Prokuroria e Krimeve të Rënda ka kërkuar më shumë kohë për të mbyllur dosjen e hetimeve ndaj ish-kryeprokurorit Adriatik Llalla. Në fillim të muajit organi i akuzës ka zgjatur afatet hetimore ndaj Llallës, duke thelluar procedurat me qëllim grumbullimin e provave dhe kryerjen e procedurave hetimore. Hetimet ndaj tij nisën në muajin shkurt dhe janë ngritur 4 akuza.

Por pritet që brenda pak kohësh prokuroria të përfundojë hetimet dhe më pas të vendosë nëse do e dërgojë në gjykatë dosjen, apo do të pushojë hetimet. Gazeta ka mësuar dhe detaje nga dosja hetimore. Ajo që bie në sy është se iniciatorja e hetimeve për Llallën ka qenë Prokuroria e Përgjithshme.

Pasi SHBA e shpalli atë non grata dhe në media nisën të qarkullojnë foto të jetës së luksit të fëmijëve të ish-kryeprokurorit, më datë 28.02.2018, nga ana e Prokurorisë së Përgjithshme është dërguar shkresa nr.130 në Prok. e Durrësit.

Përmes kësaj shkrese janë depozituar disa shkrime në portale, foto dhe vendimi i SHBA për ta shpallur Llallën “non grata”, si indicie për të nisur hetimet. Pra duket se ka qenë Arta Marku ajo që ka hapur rrugën e hetimeve ndaj Llallës, fillimisht nga Prokuroria e Durrësit, e më pas nga Krimet e Rënda.

Më pas kanë nisur hetimet dhe “Sot” ka mësuar se janë angazhuar rreth 6 institucione dhe partnerë ndërkombëtarë në procesin hetimor ndaj ish-kryeprokurorit. Hetimet koinciduan në periudhën kur po zhvillohej vetingu ndaj Llallës dhe KPK më datë 13.03.2018 ka dorëzuar në Prokurorinë e Durrësit të gjithë materialin që kishte siguruar nga procesi hetimor.

Llalla kërkoi të largohej nga vetingu në një kohë kur ishte mbyllur verifikimi për të dhe KPK kishte konstatuar mjaft shkelje.

Shkeljet kanë të bëjnë me çështjen e pasurisë dhe për këtë arsye prokuroria ka kërkuar informacione dhe nga Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive, duke marre të dhënat e deklarimit të pasurisë nga vitit 2003 e deri në 2017 nga zoti Llalla.

Në këto deklarata është vënë re se ka pasur shitje të shumta pronash dhe ndryshim të vlerës së tyre. Në këtë kuadër është angazhuar dhe Drejtoria e Pastrimit të Parave, e cila kishte kryer hetime ndaj Adriatik Llallës sa i takon vetingut dhe të dhënat i kishte dorëzuar në ILDKP.

Ajo që ka “fundosur” Llallën është se nga verifikimet që janë bërë në banka, ai ka kryer një sërë transaksionesh, mes të cilave dhe me një person të dënuar, të cilit i ka shitur prona. DPPPP dhe Prokuroria kanë marr të dhënat plota nga bankat për të gjitha transaksionet dhe në fashikullin hetimor thuhet:

“Disa transaksione me po të njëjtin person, i cili herë blen lirë, e rivlerëson dhe e shet te Adriatik Llallë me po atë çmim të rivlerësuar në një kohë të shkurtër dhe e blen shtrenjtë pasurinë që personi në hetim e ka blerë lirë dhe e ka rivlerësuar”.

Sipas informacioneve, Llalla të gjitha shitjet dhe blerjet i ka bërë përmes bankave dhe të gjitha të dhënat i ka prokuroria.

Përveç Prokurorisë së Përgjithshme, ILDKP, KPK dhe Pastrimit të Parave, në ndihmë të Krimeve të rënda kanë ardhur dhe Drejtoria e Përgjithshme e Doganave dhe policia kufitare.

Këto institucione kanë dhënë informacione në prokurori se subjekti Adriatik Llalla nuk ka deklaruar në kufi shumë të mëdha parsh mbi 1 milionë lekë të reja. Ligji detyron çdo shtetas që kur ka mbi 1 milionë lekë duhet t’i deklarojë, por Llalla nuk e ka bërë këtë gjë dhe ndaj tij ka nisur një hetim dhe për mosdeklarim të të hollave në kufi.

Asistenca më e madhe po jepet dhe nga SHBA. Vetë DASH deklaroi se ka prova për shpalljen non grata të ish-kryeprokurorit dhe në këtë aspekt po bashkëpunohet me ambasadën amerikane.

ma.me

Next Post
Paratë duhen shumë, por lutuni të mos e fitoni lotarinë

Paratë duhen shumë, por lutuni të mos e fitoni lotarinë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Është puç”, debat në studio, Rexhaj: Ku është parë që një prokuror të pezullojë kryeministrin?

Vëllai i Vuçiçit që i duhet opozitës

October 23, 2026
Afro 300 organizata në një rrjet koordinimi, Fox News: Si po organizohen protestat në Francë

Afro 300 organizata në një rrjet koordinimi, Fox News: Si po organizohen protestat në Francë

October 23, 2026
“E majta ekstreme, kërcënim për Europën”, eksperti: Rusia po nxit këto zhvillime, rol edhe emigracioni

“E majta ekstreme, kërcënim për Europën”, eksperti: Rusia po nxit këto zhvillime, rol edhe emigracioni

October 23, 2026
Presidenti argjentinas kritikon Sanchez në Madrid: Është diktator, hajdut dhe i korruptuar

Argjentina ndërpret hetimin ndaj presidentit Milei dhe motrës së tij për çështjen e kriptomonedhave

October 23, 2026
Protesta/ “Akte terroriste me origjinë nga Rusia”, analisti: Të shtunën s’do të ndodhë asgjë

Protesta/ “Akte terroriste me origjinë nga Rusia”, analisti: Të shtunën s’do të ndodhë asgjë

October 23, 2026
Presidenti iranian do të udhëtojë drejt Moskës, Pezeshkian dhe Putin pritet të takohen javën e ardhshme

Presidenti iranian do të udhëtojë drejt Moskës, Pezeshkian dhe Putin pritet të takohen javën e ardhshme

October 23, 2026
Franca refuzon lirimin e Ermal Beqirit, biznesmeni shqiptar mbetet në paraburgim

Franca refuzon lirimin e Ermal Beqirit, biznesmeni shqiptar mbetet në paraburgim

October 23, 2026
Protesta/ Sheshi para Kryeministrisë bosh, bulevardi thuajse i zbrazët që prej mesditës

Protesta/ Sheshi para Kryeministrisë bosh, bulevardi thuajse i zbrazët që prej mesditës

October 23, 2026
Çfarë u diskutua në takimin e Ramës me Merz në Budva? Reagon zyra për shtyp e kancelarit gjerman

Çfarë u diskutua në takimin e Ramës me Merz në Budva? Reagon zyra për shtyp e kancelarit gjerman

October 23, 2026
Administrata Trump kërkon bllokimin e rezultateve të zgjedhjeve në Alaskë, shkak ngjashmëria e emrave të kandidatëve

Administrata Trump kërkon bllokimin e rezultateve të zgjedhjeve në Alaskë, shkak ngjashmëria e emrave të kandidatëve

October 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In