• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, October 19, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Hetimi për ish zyrtarin e FBI, “McGonigal”/ Gazetarja: Procedimi penal, i paregjistruar nga SPAK. Do shkohet tek letër-porositë

by Java News
31/01/2023 22:00
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Gazetarja Anila Hoxha e ftuar në studion e emisionit “Open” në News24 ka folur në lidhje me çështjen e ish-agjentit të FBI-së Charles McGonigal dhe lidhjeve të tij me kryeministrin Rama dhe Shqipërinë.

Hoxha deklaroi se po të vërehet kthim përgjigja e SPAK në lidhje me këtë çështje shkruhet se procedimi penal nuk është regjistruar, ndërsa shtoi se në fund mund të shkohet drejt letër-porosive, një mënyrë për të marrë ndihmë juridike nga një vend tjetër, në këtë rast nga SHBA.

Nga ana tjetër ish-prokurori i Krimeve të Rënda Eugen Beçi ka thënë se procedimi pa emër është një regjistrim i faktit penal, që më pas sjell hetimin nëse ekziston një vepër e tillë për të shtyrë më pas hetimin mbi autorin e veprës.

Sipas tij për të realizuar të plotë këtë veprim do duhen provat, për të cilat hyn në lojë letër porosia nga jashtë, por nëse ka prova të mjaftueshme në Shqipëri nuk do ketë nevojë. Megjithatë, Beçi deklaroi se  gjithçka mbetet në dorën e SPAK dhe se sa vullnet do të ketë Prokuroria e Posaçme.

Hoxha: Po të vëresh kthim përgjigjen e SPAK është e qartë se shkruhet për nevoja hetimore të kallëzimit. Procedimi penal nuk është regjistruar është shumë e qartë. SPAK ka dhe 6 ditë kohë, është një lëvizje procedural e domosdoshme. Duket sikur historitë përsëriten me personazhe të ndryshme, duket si rasti i Nick Muzin. Në fund u shkua sërish te letër-porositë. Kjo do jetë lëvizja tjetër e radhës, Prokurorët e posaçëm do jenë përpara vetëm një zgjidhjeje, do e regjistrojnë pa emër në kuadër të verifikimit. Dumani tha se do kishte një reagim zyrtar nga SPAK për këtë çështjeje.

Beçi: Procedimi pa emër është regjistrimi i faktit penal dhe kjo fabul hetohet nëse ka akt penal. Nëse konstatohet vepra penale që dyshohet se është kryer nga shtetas shqiptarë prokuroria regjistron çështjen në lidhje me faktin penal dhe hetimet e mëtejshme gjejnë autorët e veprës penale për të vendosur emrin e autorit. Regjistrimi pa emër pranon faktin penal. Për të realizuar të plotë regjistrimin e emrit të autorit duhen provat, këtu mund të hyjë në lojë provat që janë në SHBA dhe këtu përdoret letër-porosia duke marrë ndihmë juridike nga një vend tjetër. Mund të merren provat edhe përmes përfaqësive të tjera diplomatike si për shembull ambasadat, gjithçka varet nga vullneti i SPAK-ut, pasi mund të vërtetohet edhe me provat e dëshmitarët në Shqipëri./m.j

Next Post
Sulmi ndaj Berishës, Rama: Dënoj pa asnjë ekuivok aktin e pajustifikueshëm! Dhunuesi do përballet me forcën e ligjit

"Tentoi të më asgjësojë mua..."/ Berisha: Më datë 11 shkurt protestë kombëtare, Rama duhet të largohet

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

SHBA lë në fuqi mbrojtjen e përkohshme për ukrainasit dhe sudanezët

SHBA lë në fuqi mbrojtjen e përkohshme për ukrainasit dhe sudanezët

October 19, 2026
“PD forcë e madhe financiare”, Alibeaj: Protesta e Berishës ishte miting politik!

Deklarata e Berishës për protestën? Alibeaj: Ai është hipokrit, qytetarët duan edhe largimin e tij

October 19, 2026
13 vite eksperimente dhe një zbulim që ‘rrëzoi’ gjithçka që besonin shkencëtarët

13 vite eksperimente dhe një zbulim që ‘rrëzoi’ gjithçka që besonin shkencëtarët

October 19, 2026
Policia ndërhyn në oborrin e Kishës Ortodokse në Tiranë: Shoqërohen disa protestues

Policia ndërhyn në oborrin e Kishës Ortodokse në Tiranë: Shoqërohen disa protestues

October 19, 2026
Protestuesit zhvendosen te Parku Rinia, policia hedh ujë dhe gaz lotsjellës drejt tyre

Protestuesit zhvendosen te Parku Rinia, policia hedh ujë dhe gaz lotsjellës drejt tyre

October 19, 2026
Protesta në Tiranë, RENEA vendoset sërish te Kryeministria!

Protesta në Tiranë, RENEA vendoset sërish te Kryeministria!

October 19, 2026
Kaos në Milano, 160 të arrestuar në katër orë, 80% e tyre të mitur! Protestuesit thyen dyqanet e plaçkitën qytetin

Kaos në Milano, 160 të arrestuar në katër orë, 80% e tyre të mitur! Protestuesit thyen dyqanet e plaçkitën qytetin

October 19, 2026
“Me Saliun do kishim qëndruar në baltë”- Frrok Çupi: Berisha është vetë dhuna, është specie më vete dhe nuk e pranon tjetrin!

“Dhunuesit, në listë të zezë të zonës Schengen?”- Çupi: Vendim i domosdoshëm për stabilitetin, e tërë Europa po digjet nga “Antifa”

October 19, 2026
Protestuesit e dhunshëm qëllojnë me breshëri fishekzjarrësh e molotovësh, Policia i shpërndan dhe i ndjek këmba-këmbës!

Kaosi e dhuna, sa mund të gjenerojnë një proces politik?

October 19, 2026
Ish-ministri Vengu reagon për protestat: Studentët e duan Shqipërinë, nuk e djegin! Dhuna nuk i shërben asnjë kauze

“Dialogu demokratik sjell ndryshim”- Vengu: Pagat e policëve, mësuesve, mjekëve dhe ushtarakëve duhet të jenë në krye të administratës!

October 19, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com