• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, March 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Hetimi për Flynn/ Comey akuzon hapur: Trump më kërkoi të hiqja dorë

by Java News
08/06/2017 08:41
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ish drejtori i FBI-së James Comey do të dëshmojë para kongresit të enjten, ku pritet të thotë se gjatë një darke, Presidenti amerikan Donald Trump i tha se pret besnikëri nga ai.Kështu shkruhet në dëshminë e parapërgatitur të ish shefit të FBI-së, që u publikua më herët nga komiteti i inteligjencës së senatit, me kërkesë të vetë Comey.

Ashtu siç pritej, në dëshminë e Comey shkruhet se presidenti i kërkoi të hiqte dorë nga hetimi për ish këshilltarin e sigurisë kombëtare, Michael Flynn.”Ai më tha se shpresonte që të gjeja mënyrën për të hequr dorë nga hetimi i Flynn.

Më tha se ishte një njeri i mirë dhe iu përgjigja se e dija këtë, bazuar në bashkëpunimet që kisha pasur me Flynn. Por nuk i thashë presidentit se do të hiqja dorë nga hetimi”, ka shkruar Comey në dëshminë e tij.

Në dëshmi Comey shkruan se kishte siguruar presidentin, se nuk ishte nën hetim për çështjen e Rusisë, por gjithashtu i rezistoi kërkesave të presidentit për ta bërë publike këtë, pasi nëse kjo ndryshonte në të ardhmen, FBI-së do i duhej të kthehej në hapat e saj.

Sipas Comey, Trump e cilësoi hetimin për Rusinë, një re mbi të, që e pengonte të punonte i qetë. Në dëshmi, Comey shkruan se presidenti e kishte pyetur nëse donte të qëndronte në detyrën e tij, megjithëse disa herë më parë, i kishte kërkuar të mos dorëhiqej, por ky zhvillim e kishte shqetësuar.

Sipas Comeyt, në këtë rast presidenti tentoi të krijonte një marrëdhënie patronazhi. Gjatë të njëjtit takim, presidenti i tha se kishte nevojë dhe kërkonte besnikëri dhe Comey u përgjigj se prej tij do të kishte gjithnjë ndershmëri.

Pavarësisht dëshmisë së parapërgatitur, pritet që Comey të pyetet gjerësisht nga anëtarët e komitetit, për raportet e tij me presidentit, deri para shkarkimit, megjithëse duket se bombën kryesore ai tashmë e lëshoi, duke pranuar se Trump i kërkoi të hiqte dorë nga një hetim, përgatiti ”Top Channel”. (b.an)

Next Post
Britania në zgjedhje, Brexit e pavarësia e Skocisë, sfidat e drejtimit të ri

Britania në zgjedhje, Brexit e pavarësia e Skocisë, sfidat e drejtimit të ri

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Operacioni Epic Fury”, a ka SHBA-ja mjaftueshëm armë për të gjunjëzuar Iranin pa zbrazur depot e saj globale?

“Operacioni Epic Fury”, a ka SHBA-ja mjaftueshëm armë për të gjunjëzuar Iranin pa zbrazur depot e saj globale?

March 10, 2026
Tjetër tragjedi në Zvicër, autobusi përfshihet nga flakët, raportohet për disa të vdekur

Tjetër tragjedi në Zvicër, autobusi përfshihet nga flakët, raportohet për disa të vdekur

March 10, 2026
Shqipëria në shënjestër të Teheranit? Gazetari iranian: Mund të ketë sulme kibernetike, por jo raketa

Shqipëria në shënjestër të Teheranit? Gazetari iranian: Mund të ketë sulme kibernetike, por jo raketa

March 10, 2026
Njihuni me shqiptaren që mund të bëhet Zonja e Parë e landit gjerman të Baden-Württembergut

Njihuni me shqiptaren që mund të bëhet Zonja e Parë e landit gjerman të Baden-Württembergut

March 10, 2026
Deputeti i PS, Komici: : Burgjet po mbushen me të padënuar, mund të gjykoheshin edhe në gjendje të lirë

Deputeti i PS, Komici: : Burgjet po mbushen me të padënuar, mund të gjykoheshin edhe në gjendje të lirë

March 10, 2026
“I lutem prokurorit ta shkatërrojë çështjen time”, thirrja e çuditshme e qytetarit

“I lutem prokurorit ta shkatërrojë çështjen time”, thirrja e çuditshme e qytetarit

March 10, 2026
Bilanc i rëndë nga përplasja me Iranin, 7 trupa amerikane të vrarë dhe 140 të plagosur

Bilanc i rëndë nga përplasja me Iranin, 7 trupa amerikane të vrarë dhe 140 të plagosur

March 10, 2026
Debate të forta mes Selin dhe Mirit, përplaset me Juelën pas deklaratës së fortë

Debate të forta mes Selin dhe Mirit, përplaset me Juelën pas deklaratës së fortë

March 10, 2026
Si u shkatërrua kultivimi i duhanti në Shqipëri për interes të importuesve

Çështja “Balluku”, Kikia: Mazhoranca, në të drejtën e saj të mos e votojë kërkesën për të rënduar masën e sigurisë

March 10, 2026
DETAJE / SHBA mund të dërgojë forca në Iran për të siguruar rezervat bërthamore

DETAJE / SHBA mund të dërgojë forca në Iran për të siguruar rezervat bërthamore

March 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In