• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, April 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Hetimi për aksidentin e “Ethiopian Airlines”: Pilotët ndoqën procedurat

by Java News
04/04/2019 15:40
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Pilotët e avionit që u rrëzua në Etiopi muajin e shkuar ndoqën të gjitha procedurat e rekomanduara por fatkeqësisht nuk arritën të rimarrin kontrollin e mjetit fluturues.

Ministrja etiopiane e Transportit, Dagmauit Moges, gjatë paraqitjes së raportit paraprak të hetimit të aksidentit, nuk hodhi përgjegjësinë mbi asnjërën palë, por bëri të qartë se në 6 deri 12 muajt e ardhshëm do të zbulohet nëse avioni kishte apo jo një defekt strukturor.

Moges i sugjeroi kompanisë amerikane të avionëve “Boeing” që të ekzaminojë programin e vet kompjuterik për të shmangur përsëritjen e këtyre fatkeqësive.

Moges:”Bazuar në informacionet e para, rekomandojmë që prodhuesi i avionit të kontrollojë me kujdes sistemin e komandimit automatik të mjetit fluturues pasi edhe më parë është vërejtur se mjeti ka shfaqur prirjen për t’u drejtuar poshtë pavarësisht manovrave të pilotëve. Gjithashtu rekomandojmë që autoritetet botërore të aviacionit të sigurohen që kjo problematikë është adresuar përpara se flota e këtyre avionëve të jetë e gatshme për udhëtim.”

Aksidenti i 10 marsit me avionin tip “Boeing 737 Max 8” ndodhi pak minuta pas ngritjes nga pista e aeroportit të Etiopisë, duke vrarë 157 pjesëtarët e ekuipazhit dhe pasagjerët.

Pesë muaj më parë një tjetër avion me 189 veta në bord po ashtu humbi kontrollin në brigjet e Indonezisë, në rrethana shumë të ngjashme me aksidentin e para katër javëve.

Të mërkurën, kompania e prodhimit të avionëve “Boeing” tha se po teston disa ndryshime në mjetet e saj fluturuese që kanë të bëjnë me sistemin e manovrimit dhe stabilitetit të avionit, i cili aktivizohet në rast se një nga motorët bllokohet ose humbet shpejtësinë.

Përditësimet do u kalohen së shpejti autoriteteve të aviacionit të disa shteteve që aktualisht kanë pezulluar fluturimet me avionët “Boeing 737 Max”, mes tyre edhe Shqipëria.

g.kosovari

Next Post
WhatsApp vjen me një opsion të ri, ju shpëton nga kjo bezdi e madhe

WhatsApp vjen me një opsion të ri, ju shpëton nga kjo bezdi e madhe

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Po mbahet pa prova në paraburgim”, avokati Ndreca: Rasti i Veliajt, më flagranti! Kulmi i abuzivitetit me masën e sigurisë

Një prokuror nuk është SPAK, SPAK nuk është një prokuror

April 4, 2026
“Ka shumë helm për integrimin”, Rama: BE na do! Dera do mbyllet vetëm pasi të kemi hyrë ne brenda

“Ka shumë helm për integrimin”, Rama: BE na do! Dera do mbyllet vetëm pasi të kemi hyrë ne brenda

April 4, 2026
Më pak se 10 qytetarë, dështon për herë të dytë protesta për çmimin e naftës

Më pak se 10 qytetarë, dështon për herë të dytë protesta për çmimin e naftës

April 4, 2026
Pashkët katolike, Papa Leoni mban kryqin në të gjitha stacionet për herë të parë pas tre dekadash

Pashkët katolike, Papa Leoni mban kryqin në të gjitha stacionet për herë të parë pas tre dekadash

April 4, 2026
Sot ndeshja me Partizanin, Beci i premton Vllaznisë 15 milionë lekë nëse shpallet kampione

Sot ndeshja me Partizanin, Beci i premton Vllaznisë 15 milionë lekë nëse shpallet kampione

April 4, 2026
Elbasan: Finalizohet operacioni “Bulevardi”, arrestohen disa shtetas për…

Elbasan: Finalizohet operacioni “Bulevardi”, arrestohen disa shtetas për…

April 4, 2026
Çmimi i naftës/ Berisha kritikon masat e Ramës: Qesharake dhe pa ndikim!

Çmimi i naftës/ Berisha kritikon masat e Ramës: Qesharake dhe pa ndikim!

April 4, 2026
Arrestohet në një resort luksoz bosi i Kamorrës, Roberto Mazzarella

Arrestohet në një resort luksoz bosi i Kamorrës, Roberto Mazzarella

April 4, 2026
Horoskopi ditor për nesër, e enjte 18 korrik 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Diel 5 Prill 2026

April 4, 2026
Ambasada e SHBA në Tiranë publikon thirrjen për Programin Fulbright 2027-2028

Ambasada e SHBA në Tiranë publikon thirrjen për Programin Fulbright 2027-2028

April 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In