• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, August 21, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Hetimi në SPAK / Ish-drejtori i Patentave i dha vëllait deputet makinat e shtetit për udhëtime

by Ardit Rada
10/02/2021 16:31
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Zbulohen të tjera detaje tronditëse rreth abuzimit me detyrën të ish-drejtorit të Patentave për periudhën 2013–2017, Ylli Spahiu, vëllai i ish-deputetit të LSI-së, Përparim Spahiu, dosja e të cili tashmë është në duart e SPAK. Dosja voluminoze bazohet në gjetjet e Kontrollit të Lartë të Shtetit, ku flitet jo vetëm për abuzime me tendera, por edhe për vendosje të automjeteve shtetërore në shërbim të familjarëve të tij.

Madje, duke përdorur edhe prokurorë në gjuhën shqipe dhe angleze, në mënyrë që këto automjete të përdoreshin lehtësisht nga vëllai i tij, Përparim Spahiu, në atë kohë deputet i LSI, për të udhëtuar jashtë vendit. Konkretisht, me autorizimin nr. 5493 prot., datë 07.04.2016 në gjuhën shqipe dhe gjuhën angleze, Ylli Spahiu i ka kaluar për përdorim vëllait Përparim Spahiu, mjetin me targë AA001KK, që është në pronësi të DPSHTRR, me firmë të titullarit të institucionit.

Si të mos mjaftonte një makinë, Ylli Spahiu pak ditë më vonë ka bërë një tjetër autorizim, duke i vendosur vëllait të tij deputet dy automjete në dispozicion. Me autorizimin nr.10689 prot., datë 24.06.2016 në gjuhën shqipe dhe gjuhën angleze, Ylli Spahiu, i është kaluar për përdorim shtetasit Përparim Spahiu, mjeti me targë AA002NO që është në pronësi të DPSHTRR, me firmë të titullarit të institucionit.

Krahas abuzimit me asetet shtetërore, duke i vendosur makinat e institucionit në dispozicion të familjarëve, SPAK dhe BKH do të hetojnë hyrje-daljet e ish-deputetit të LSI, Përparim Spahiu, destinacionet dhe arsyet e përdorimit. Ndërkohë që, mbetet e paqartë se si një funksionar i lartë publik, i cili aktualisht është dhe kandidat e drejtues i fushatës së LSI për Qarkun e Tiranës, Përparim Spahiu, arrin që marrë nga vëllai tij makinat shtetërore dhe t’i përdorë ato pa afat, për çështje personale.

Ky është një skandal i rëndë në radhët e deputetëve shqiptarë, të cilët e kanë të ndaluar të përdorin mjetet shtetërore, aq më tepër të një institucioni tjetër, për udhëtime personale jashtë shtetit. Kushtetuta në nenin 70, ndalon në mënyrë kategorike deputetët që të përfitojnë nga pasuria e shtetit në çdo rrethanë. Ndërkaq, përdorimi i pushtetit për interesa familjare është në kundërshtim flagrant edhe me thelbin e ligjit  nr .9367, datë 7.4.2005 për parandalimin e konfliktit të interesave në ushtrimin e funksioneve publike.

Mbetet për t’u parë nëse vijimi i kësaj hullie të hetimeve do të ndryshojë pozitat juridike edhe të Përparim Spahiu, si përfitues i veprimtarisë abuzive të vëllait. Ndërkaq, drejtimi i kryesor i hetimeve të SPAK është fokusuar tek abuzimet e dyshuara me tendera, sipas indicieve të KLSH-së./a.p

 Autorizimet e ish-drejtorit të Patentave Ylli Spahiu për të vënë makinat e shtetit në dispozicion të vëllait Përparim Spahiu, ish-deputet i LSI-së
Next Post
Emrat/ Falsifikonin viza për në SHBA dhe Angli, lihen në burg 14 persona

Emrat/ Falsifikonin viza për në SHBA dhe Angli, lihen në burg 14 persona

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Incidenti/ Delegacioni serb braktis sallën gjatë raportimit të Kosovës për “Prishtina 2030”

Incidenti/ Delegacioni serb braktis sallën gjatë raportimit të Kosovës për “Prishtina 2030”

August 20, 2026
Kryebashiaku i Pustecit distancohet nga vizita e Misckoskit: Nuk e organizuam ne!

Kryebashiaku i Pustecit distancohet nga vizita e Misckoskit: Nuk e organizuam ne!

August 20, 2026
Analiza/ A mund ta bashkojnë Libinë, SHBA-të dhe fuqitë arabe?

Analiza/ A mund ta bashkojnë Libinë, SHBA-të dhe fuqitë arabe?

August 20, 2026
Udhëtimi i Thaçit drejt Rambujesë: Mora me vete stemën e UÇK, e futa në xhep ngjitur me zemrën

Udhëtimi i Thaçit drejt Rambujesë: Mora me vete stemën e UÇK, e futa në xhep ngjitur me zemrën

August 20, 2026
Von der Leyen paralajmëron për ‘luftë hibride’ pas incidentit me dron detar të Rumanisë

Von der Leyen paralajmëron për ‘luftë hibride’ pas incidentit me dron detar të Rumanisë

August 20, 2026
Spiunoi terroristët për llogari të CIA-s, SHBA përgatit deportimin e shqiptarit Blerim Skoro

Spiunoi terroristët për llogari të CIA-s, SHBA përgatit deportimin e shqiptarit Blerim Skoro

August 20, 2026
Mero Baze: 70% e myslimanëve shqiptarë janë bektashinj! Si i ‘zhdukën’ pas vitit 1991…

Mero Baze: 70% e myslimanëve shqiptarë janë bektashinj! Si i ‘zhdukën’ pas vitit 1991…

August 20, 2026
Temperaturat mbi 40 gradë, ja cili është qarku me risk më të lartë nga zjarret

Beteja me zjarret, 9 vatra aktive në vend, ndërhyhet me 4 helikopterë, eliminohet rreziku për banesat në Milot e Dajt

August 20, 2026

Tiranë-Durrës, më shpejt dhe më sigurt?

August 20, 2026
Sula firmos me Inteligjencën Financiare: Do luftojmë pastrimin e parave!

Sula firmos me Inteligjencën Financiare: Do luftojmë pastrimin e parave!

August 20, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com