• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, April 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Hetimi / Lulzim Basha i dha 7 tendera pastrimi italianit të shpallur në kërkim

by A R
31/08/2016 18:18
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Prokuroria e Tiranës prej më shumë se një muaj ka shpallur në kërkim shtetasin Italian, Antonio Abrusci, administrator i kompanisë “Ecologica sh.p.k.”. Mbi të rëndon akuza e mashtrimit dhe falsifikimit të dokumenteve gjatë pjesëmarrjes në tenderin për pastrimin e zonës lindore të qytetit të Tiranës.

Agjencia e Prokurimit Publik pezulloi procedurën e tenderimit dhe kërkoi nga Ministria e Transporteve verifikimin e dokumentacionit të paraqitur nga “Ecologica sh.p.k.”. Pas këtij verifikimi nga Drejtoria e Shërbimit të Transportit Rrugor në Tiranë rezultoi se pretendimet e ngritura ishin të sakta dhe se dokumentet për 12 automjetet që kjo kompani deklaronte se kishte në pronësi ishin të falsifikuara.

Për arsye se falsifikimi përbën vepër penale, kjo Ministri depozitoi kallëzim ndaj administratorit të kësaj kompanie për hetime më të thella. Organi i akuzës nisi menjëherë hetimet përkatëse dhe pasi bëri ekspertizën e nevojshme mbi dokumentet e paraqitura nga kompania “Ecologica sh.p.k.”, arriti në përfundimin se ato ishin falsifikuar. Verifikimi rast pas rasti për këto 12 automjete, nxori në pah disa fakte që rëndojnë edhe më shumë situatën e kësaj kompanie.

Prokuroria arriti të zbulojë se nga viti 2011, një pjesë e këtyre makinerive nuk qarkullonin, të tjerat nuk kishin paguar taksat dhe siguracionin e detyrueshëm dhe në disa raste nuk kishin kaluar as testin e kontrollit teknik.

Por këto rezultate të hetimit kompromentojnë rende ish kryetarin e Bashkisë se Tiranës, Lulzim Basha, në vitet 2011-2015 për faktin se kompania “Ecologica sh.p.k.” me këtë flotë fantazmë mjetesh pastrimi ka mundur të fitojë në mënyrë sistematike 7 tendera pastrimi në vitet 2013-2015, kohë kur kryebashkiak ishte Lulëzim Basha.

Më konkretisht, nga libri i shpalljeve të prokurimeve publike rezulton se “Ecologica sh.p.k.” ka fituar tender pastrimi ne datat:

– 09.09.2013

– 18.09.2014

– 27.11.2014

– 29.12.2014

– 30.01.2015

– 27.02.2015

– 08.04.2015

Siç shihet “Ecologica sh.p.k.” dhe administratori i saj Antonio Abrusci kanë qenë klientë të përhershëm të ish-kryebashkiakut Basha. Kjo do të thotë që kjo kompani për vite të tëra ka fituar tenderë dhe nuk ka bërë asnjë punë në terren me pastrimin ose ka kryer shërbimin e kërkuar me mjete ose që nuk paguanin as taksa dhe as kalonin ndonjëherë në kontroll teknik. Dhe në të dyja rastet kjo nuk mund të bëhej pa pëlqimin e drejtuesve të atëhershëm të Bashkisë. /r.a

Next Post
Sondazhet nxjerrin fitues Corbyn për kreun e laburistëve

Sondazhet nxjerrin fitues Corbyn për kreun e laburistëve

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Rama-SPAK-ut: Heto privatizimin e 4 hidrocentraleve në kohën e Berishës, nëse do të luftosh korrupsionin

Takimi me kryebashkiakët, zbulohen porositë e Ramës, çështjet që u diskutuan

April 3, 2026
KUVENDI LIVE! Spiropali: Largimi im u paralajmërua nga Berisha; Kreu i PD: S’e ke nga unë!

Spiropali: Parlamenti nuk po arrin më të ushtrojë rolin e tij

April 3, 2026
“Si do jetoje me rrogën e një polici?”, Lamallari: Paguhen shtesë për protesta e evente, s’mund të ketë rritje galopante

“Si do jetoje me rrogën e një polici?”, Lamallari: Paguhen shtesë për protesta e evente, s’mund të ketë rritje galopante

April 3, 2026
Horoskopi ditor, e enjte 28 mars 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Shtunë 4 Prill 2026

April 3, 2026
I moshuari i vdiq gjatë seksit, pranga 43-vjeçares në Gjirokastër/ Policia: Në lokalin e saj…

Tiranë, zbulohet prostitucion në qendër fizioterapie, arrestohet pronarja

April 3, 2026
Rusia ndryshon strategjinë ushtarake, “rrebesh” dronësh nxijnë qiellin ukrainas

Rusia ndryshon strategjinë ushtarake, “rrebesh” dronësh nxijnë qiellin ukrainas

April 3, 2026

Venezuela vs. Iran – efektet në sondazhet për Presidentin Trump

April 3, 2026
Mbajti peng prindërit në Himarë, 35-vjeçari: Donin të më merrnin pronat!

Mbajti peng prindërit në Himarë, 35-vjeçari: Donin të më merrnin pronat!

April 3, 2026
I ishte dërguar gabimisht ftesa, kryebashkiaku demokrat i Pukës nuk lejohet në mbledhjen e Ramës

I ishte dërguar gabimisht ftesa, kryebashkiaku demokrat i Pukës nuk lejohet në mbledhjen e Ramës

April 3, 2026
Arrihet marrëveshja/ Këshilli i Sigurimit i OKB voton rezolutën për Gazën, çfarë parashikon

OKB me rezolutë për Hormuzin, Kina kundërshton: Nuk lejojmë autorizimin e forcës

April 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In