• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, October 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Hetimi i huaj për CEZ-in, Kuvendi refuzon votimin e përshpejtuar

by
01/10/2015 18:20
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Hetimi i huaj për CEZ-in, Kuvendi refuzon propozimin e PD-së

Kuvend ka rrëzuar propozimin e PD-së për futjen me procedurë të përshpejtuar të pr/ligjit për hetimin e aferës CEZ-it.

Deputetët e Kuvendit kanë rrëzuar me 54 vota kundër kërkesën e PD, ndërsa 50 kanë votuar pro, dhe 12 abstenim. Në përfundim të votimit, kreu i Kuvendit Ilir Meta tha se projektligji do të kalojë për diskutim në procedurë normale.

Kreu i Grupit Parlamentar demokrat, Edi Paloka, akuzoi mazhorancën se përkundër atyre që thotë, nuk ka vullnet për hetimin ndërkombëtar të kësaj çështjeje dhe kërkoi që projektligji të futej të paktën në kalendarin 3-javor.

“Futeni të paktën në kalendarin 3-javor me shpresën që do dalë një skandal tjetër që do të mbulojë këtë skandal. Të paktën sa për formë votoni që ky projektligj i yni të hyjë në kalendarin 3-javor”, tha Paloka.

Gramoz Ruçi i qëndroi deklaratave të mëhershme dhe u kujdes të sqarojë se Partia Socialiste nuk është kundër projektligjit për hetimin ndërkombëtar, por kundër propozimit të PD-së për kalimin me procedurë të përshpejtuar të këtij projekligji.

“Edhe njëherë, grupi i Partisë Socialiste, duke patur parasysh që voton këtë dhe vetëm këtë, procedurën e përshpejtuar, e kundërshton, jo se nuk jemi kundër hetimit, por nuk na e lejon Kushtetuta e vendit, gjashtë vendimi të Gjykatës Kushtetuese. Pra grupi i PS është kundër shqyrtimit me procedurë të përshpejtuar të këtij projektligji”, tha Ruçi.

Next Post

VIDEO/ Mos thuaj kurrë 'hapu dhe!', ja çfarë ndodh

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com