• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, March 21, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Hetimi i e-maileve të Clinton, Comey veproi mbi informacione të rreme të inteligjencës ruse

by A R
26/05/2017 20:58
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ish-drejtori i FBI-së, James Comey e dinte se një pjesë kritike e informacionit lidhur me hetimin për “e-mail”-in e Hillary Clinton ishte e rreme, e fabrikuar nga inteligjenca ruse, por ai druhej se nëse bëhej publik do të dëmtonte hetimin dhe vet Departamentin e Drejtësisë.

CNN raporton se kjo është konfirmuar nga disa zyrtarë që kanë lidhje me procesin. Si pasojë, Comey veproi njëanshmërisht verën e kaluar dhe e shpalli publikisht hetimin të mbyllur, pa u konsultuar me Prokuroren e Përgjithshme në atë kohë, Loretta Lynch.

Në të njëjtën kohë, Comey tha se Clinton ishte treguar shumë e pakujdesshme në menaxhimin e informacioneve sekrete. Veprimet e James Comey, mbi ato që e dinte se ishin dezinformim rus, janë një shembull i fortë sesi ndërhyrja ruse ndikoi te vendimet e zyrtarëve më të lartë amerikanë gjatë fushatës së vitit 2016.

Pak ditë më parë, “Washington Post” raportoi se informacionet ruse nuk kishin bazë dhe tashmë zyrtarë amerikanë konfirmuan për CNN se, Comey dhe FBI e dinin që në atë kohë se këto të dhëna ishin të rreme.

Në fakt, pikërisht për të treguar se FBI-ja e dinte këtë dhe nuk ishte mashtruar, drejtori në detyrë i Byrosë Federale të Hetimit, Andrew McCabe foli të enjten në Kongres me Komitetin e Senatit për Inteligjencën.

Të dhënat ruse në fjalë pretendonin se Prokuroja e Përgjithshme Lynch ishte kompromentuar dhe se kishte premtuar se do të zhdukte hetimin e FBI-së ndaj Clintonit. Comey e dinte se kjo ishte e rreme, por kjo s’kishte fare rëndësi për të, pasi nëse rusët publikonin këto informacione, SHBA duhej të digjte burime inteligjence dhe metoda zbulimi për të përgënjeshtruar.

Nuk është e qartë se, përse Comey nuk foli për këtë me ligjvënësit në seanca të mbyllura, por mediet raportojnë se të paktën në një takim me ta, ai tha se disa informacione – pa specifikuar cilat, – ishin arsyeja kryesore që mbylli publikisht hetimin për Clinton.

Next Post
Emrat e deputetëve të PD që do votonin reformën pa pëlqimin e Bashës

Skadon afati zyrtar i dorëzimit të listave, Basha nuk bën publikë kandidatët

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

SPAK-u, gjykatat dhe keqkuptimi i madh mbi drejtësinë

Përse nuk na dhanë vendin e parë?

March 21, 2026
Trump takon sot Netanjahun në Shtëpinë e Bardhë, çfarë pritet nga bisedimet

LAJMI I FUNDIT/ SHBA pranë tërheqjes nga lufta? Trump: Po i afrohemi shumë përmbushjes së objektivave tona!

March 20, 2026
Britania i dha bazat e saj SHBA-ve, Trump sërish ka pretendime: Duhet të kishte vepruar më shpejt!

Britania i dha bazat e saj SHBA-ve, Trump sërish ka pretendime: Duhet të kishte vepruar më shpejt!

March 20, 2026

Industria ajrore po përballet me krizën më të madhe që nga pandemia

March 20, 2026
VIDEO / Akuzat ndaj Veliajt dhe prezumimi i pafajësisë, Ben Andoni: Shkarkimi përmes një procesi joligjor

Andoni: Negociatat me Iranin nuk janë sabotuar, por ato nuk kanë qenë të pastra

March 20, 2026
Balla pas vizitës në Berlin: Gjermania, mbështetëse kryesore e Shqipërisë drejt BE-së

Balla pas vizitës në Berlin: Gjermania, mbështetëse kryesore e Shqipërisë drejt BE-së

March 20, 2026
Diaspora do të ketë përfaqësim në strukturat qendrore të PS! Si do të funksionojë regjistri…

Diaspora do të ketë përfaqësim në strukturat qendrore të PS! Si do të funksionojë regjistri…

March 20, 2026
“Aleancë me Ramën”/ Fuga: Basha bën një retorikë opozitare, por jo kundër qeverisë

“Shumë i rrezikshëm”, Fuga për planin Rama-Vuçiç: Utopik, bie ndesh me parimet e BE

March 20, 2026
Po e ‘djeg’ pa dashje? Artan Fuga: Ina Zhupa do të jetë Meloni e Shqipërisë, hapini rrugë

“Jemi në çark”, akademiku Artan Fuga: Ja si ka ngecur procesi i integrimit

March 20, 2026
Eksperti i ekonomisë: Ja pse e paguajmë naftën më shtrenjtë se fqinjët

Eksperti i ekonomisë: Ja pse e paguajmë naftën më shtrenjtë se fqinjët

March 20, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In