Hetimet për atentatin me tritol ndaj ushtarakut Elton Imeri, mjeti i të cilit shpërehu në ecje dy ditë më parë në zonën e Kombinatit janë përqndruar në pistën e hakmarrjes.
Më parë, një tjetër atentat i ngjashëm ishte organizuar ndaj vëllait të tij Ervis Imeri, të cilit në muajin korrik i ishte vënë tritol poshtë mjetit të tij.
Por, ai parandaloi ngjarjen pasi konstatoi lëndën shpërthyese para se të hipte në automjet.
Dhe atentati ndaj ushtarakut u organizua pikërisht pas dështimit të planit për eliminimin fizik të vëllait të tij.
Vëllai ushtarakut shtetasi Ervis Imeri, është i dyshuar se në 31 Mars të këtij viti, gjatë orëve të natës, në lagjen “Demokracia” në Tepelenë, bashkë me tre persona të maskuar e të armatosur, me armë dhe me dhunë grabitën shtëpinë e të moshuarit Naim Çiça.
Për shkak të asaj dhune, i zoti i shtëpisë dhe e shoqja e tij, të dy të moshuar qëndruan disa javë në spital.