• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, October 22, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Hetimet, si u fsheh urdhërarresti ndaj komisarit për 3 vite

by A R
29/09/2017 16:51
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat pranë Ministrisë së Brendshme (SHÇBA) ka nisur hetimet për disa zyrtarë të Policisë së Shtetit, pasi dyshohet se kanë mbajtur të fshehtë për 3 vite urdhër-arrestin e lëshuar nga autoritetet italiane ndaj ish-komisarit Dritan Xhindoli.

Mësohet se urdhër-arresti për 39-vjeçarin ka ardhur që në vitin 2014 në Interpol Tirana, por është mbajtur i fshehtë nga policia, siç raporton Gazeta Shqiptare. Burime zyrtare nga dikasteri i Rendit deklaruan se ish-oficeri i policisë është dënuar me 10 vite burg nga Gjykata e Bolonjës në Itali për vjedhje dhe falsifikim dokumentesh. Po të njëjtat burime dje bënë me dije për “Gazeta Shqiptare” se 39-vjeçari me banim në Durrës është vetëdorëzuar para një jave në Komisariatin e policisë së këtij qyteti. Ndërkaq, burime të besueshme për “GSH”, pohuan se në momentin e ndalimit, Dritan Xhindoli ka shfaqur probleme shëndetësore, ndaj është dërguar në Spitalin Rajonal të Durrësit, ku i është dhënë ndihma e parë mjekësore. Më pas ai është mbajtur nën vëzhgimin e policisë deri në momentin që është përballur me togat e zeza të këtij qyteti. Po këto burime sqaruan se Gjykata e Shkallës së Parë e Durrësit ka vendosur masën e sigurisë “arrest shtëpie” ndaj 39-vjeçarit.

HETIMET
Më 7 qershor të këtij viti, Dritan Xhindoli, me detyrë shef seksioni në Policinë Kufitare të Vlorës, ka kërkuar lirimin nga policia për arsye personale. Dy ditë më pas (më 9 qershor), burimet sqaruan se në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit ka mbërritur urdhër-arresti për Xhindolin me qëllim ekstradimin e tij në vendin fqinj. Nga ana tjetër, pohohet se ky urdhër-arresti ka ardhur nga autoritetet italiane që para tri vitesh, ndaj dhe SHÇBA-ja ka nisur hetimet.

DETYRAT E ISH-KOMISARIT
Dritan Xhindoli ka ushtruar detyra të ndryshme, si oficer i Policisë Gjyqësore, në disa sektorë të rëndësishëm, kryesisht në Policinë e Tiranës. Pasi qëndroi në këtë detyrë për një kohë të gjatë, ai u emërua në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit si specialist në Departamentin e Krimit të Organizuar. Ndërsa në vitin 2016, Xhindoli u emërua shef sektori në policinë e Kufirit në Drejtorinë Vendore Vlorë, detyrë të cilën e mbajti deri në fund të këtij viti, kohë kur autoritetet italiane i sugjeruan drejtorit të Përgjithshëm të Policisë shkarkimin e tij nga detyra, me qëllim që t’i hapnin rrugë ekzekutimit të vendimit të Gjykatës së Bolonjës. Por në urdhrin e autoriteteve italiane, ai kishte emrin Artan Xhindoli dhe kjo solli një zvarritje të vendimit. Por, krahasimi i gjurmëve të gishtave bëri që ai të identifikohej plotësisht, duke u provuar se Artan Xhindoli dhe Dritan Xhindoli ishin i njëjti person. E megjithatë, kjo çështje u la sërish në harresë, madje më 24 maj të këtij viti, Xhindoli rezulton t’i jetë drejtuar Gjykatës Administrative duke kërkuar gradën “kryekomisar”, të cilën e pretendonte në bazë të vjetërsisë në punë dhe funksioneve që kishte kryer në Polici. Por, kur mësoi se arrestimi i tij ishte shumë afër, vendosi të jepte dorëheqjen nga Policia./GSH/a.m.

Next Post
Burri e plagosi me thikë, vëllai i Liljanës: Çdo familje ka grindje, ç’të bëjmë do ta vuajm!

Burri e plagosi me thikë, vëllai i Liljanës: Çdo familje ka grindje, ç'të bëjmë do ta vuajm!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Pas kësaj qeverie, anarki?

Pas kësaj qeverie, anarki?

October 21, 2026
Deputetja e PS apel protestuesve: Nëse nuk doni dialog, eja të përballemi në zgjedhje

Deputetja e PS apel protestuesve: Nëse nuk doni dialog, eja të përballemi në zgjedhje

October 21, 2026
“The Guardian”: BE të hapë shpejt dyert për anëtarët e rinj, pasi nga kjo varet mbijetesa e saj

Reklama të rreme dhe mungesë transparence, Brukseli heton Booking.com për mashtrimet me pronat

October 21, 2026
Tensionet në Kuvend, Petro Koçi: Politika është bërë teatër! PD po shmang debatin

“Ç’komunizëm ka këtu?!”, Koçi: Këtë vend e ka mbërthyer kapitalizmi për gryke!

October 21, 2026
Trump: Fundi i luftës në Ukrainë është afër, jemi më afër paqes se kurrë

Trump: Fundi i luftës në Ukrainë është afër, jemi më afër paqes se kurrë

October 21, 2026
BE u përgjigjet paralajmërimeve ruse: E ardhmja e Ballkanit Perëndimor është në bllok

BE u përgjigjet paralajmërimeve ruse: E ardhmja e Ballkanit Perëndimor është në bllok

October 21, 2026
Deputeti socialist: PS nuk mbron askënd që përballet me Drejtësinë! Numri i lartë i të paraburgosurve ka tmerruar Këshillin e Europës

Deputeti i PS: Kërkesat e studentëve duhen bërë sa më parë! Si merret fati në dorë në një vend demokratik?

October 21, 2026
Kolumbia sekuestron 7.6 ton kokainë, destinacion ishte Holanda

Kolumbia sekuestron 7.6 ton kokainë, destinacion ishte Holanda

October 21, 2026
Sulm me dron në Arabinë Saudite, dy të vrarë dhe dy të plagosur

Sulm me dron në Arabinë Saudite, dy të vrarë dhe dy të plagosur

October 21, 2026
Pushime që ju përmirësojnë humorin, 5 qytetet më të lumtura për turistët, Lisbona kryeson renditjen

Pushime që ju përmirësojnë humorin, 5 qytetet më të lumtura për turistët, Lisbona kryeson renditjen

October 21, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In