Ish ministri i transporteve Edmond Haxhinasto, ka reaguar pak minuta më parë, në lidhje me hetimet e Perokurorisë për skandalin e rrugës Elbasan- Shegjan, për të cilën deri tani janë arrestuar 11 persona. Ndër të arrestuarit bien në sy dy ish Drejtorë të Përgjithshëm të Rrugëve. Haxhinasto, i cili së bashkë me ca militantë të LSI dhe PD ka ndjekur në Elbasan edhe masën e arrestit për këta dy zyrtarë të lartë, është shprehur sot se veprimtaria e tij është e bazuar mbi dokumente. Ai ka rendur të lejë të kuptohet se po goditet politikisht duke nënvizuar se “koha e gjyqeve politike ka mbaruar”.
“Nëse më godasin politikisht do të përgjigjem politikisht. Nuk më shqetësojnë as hetimet as verifikimet. Veprimtartia ime është e bazuar mbi dokumente”, u shpreh për mediat Haxhinasto.
ma.me/javanews.al