• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, August 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Hetimet për plagosjen e biznesmenit, mosmarrëveshja që kishte me autorin

by A R
07/05/2018 22:50
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Biznesmeni Xhevat Vataksi, i cili mbeti i plagosur me armë zjarri në fshatin Darragjat, në afërsi të rrugës Shkodër-Velipojë, nuk ka pranuar të japë shumë detaje ngjatë marrjes në pyetje nga Policia.

Menjëherë pasi kaloi rrezikun për jetën në Spitalin Rajonal të Shkodrës, biznesmeni 60-vjeçar është marrë në pyetje nga forcat e Policisë mbi ngjarjen, në të cilën u përfshi duke marrë edhe katër plumba. Sipas burimeve, ai nuk ka pranuar që të japë shumë detaje mbi atë që ka ndodhur.

Vataksi është mjaftuar duke thënë se ka qenë një debat i çastit mes tij dhe autorit të dyshuar, Artur Lushi.

Efektivët kanë këmbëngulur, por i plagosuri është shprehur duke thënë se është një çështje që do të zgjidhet mes tyre, pavarësisht asaj që ka ndodhur. Më tej, 60-vjeçari ka shtuar se gjithçka ka qenë një konflikt i çastit dhe se situata i ka dalë nga kontrolli të dy palëve, shkruan “panorama”.

Sipas Policisë, Artur Lushi është i dyshuar si autor i plagosjes së biznesmenit, por që ende nuk është mundur të arrestohet. Burime pranë grupit hetimor bëjnë të ditur se shkak për ngjarjen është bërë një kërkesë që ka pasur autori i dyshuar i plagosjes. 43- vjeçari Lushi ka kërkuar, bëjnë të ditura burimet, që Xhevat Vataksi duke qenë se po bën punimet në një pjesë të aksit Shkodër-Velipojë, e cila është në rikonstruksion e sipër, t’i mundësojë ndërtimin e një ure të vogël në mënyrë që të komunikojë me tokën që ka në pronësi.

I plagosuri dhe autori i dyshuar disa herë e kanë diskutuar këtë çështje, duke mos arritur ende që të gjejnë gjuhën e përbashkët për realizimin e saj, ku 60-vjeçari i ka bërë të ditur Lushit se është i detyruar të zbatojë vetëm projektin në letër. Xhevat Vataksi është pronar i firmës së ndërtimit, e cila është e nënkontraktuar nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit, për të bërë rikonstruksionin e pjesës Bërdicë-Trush në aksin Shkodër-Velipojë.

Vataksi ka lotin e parë në këtë investim të rëndësishëm të qeverisë shqiptare, ku prej kohësh ka nisur puna. Kjo pjesë i bie që të ketë një devijim nga rruga e vjetër ekzistuese me qëllimin për të shkurtuar distancën, e parashikuar edhe në projekt. Duke qenë se ka një devijim, rruga e re do të duhet të kalojë edhe në disa toka të banorëve të Bërdicës dhe në afërsi të ndonjë objekti tjetër. Banorët kanë pasur kërkesa të ndryshme, siç janë shpronësimet apo edhe ndërtimi i urës së vogël që ka kërkuar Artur Lushi.

Këto kërkesa ende nuk janë marrë parasysh, pavarësisht disa takimeve të zhvilluara. Kjo ka bërë që herë pas here banorët të përfshihen në debate të ndryshme, duke kërkuar kështu të drejtën e tyre, por deri më tani nuk kanë gjetur një zgjidhje. Pasi kanë biseduar disa herë për çështjen e urës, autori i dyshuar, sipas burimeve të Policisë, ka telefonuar shtetasin Xhevat Vataksi dhe pas telefonatës janë takuar te rruga e Darragjatit.

Aty kanë qenë vetëm me njëri-tjetrin dhe pasi kanë debatuar, gjithçka ka përfunduar me përdorimin e armës, duke bërë që 60- vjeçari të mbesë i plagosur. Biznesmeni mori katër plumba në gjymtyrët e poshtme dhe pasi u dërgua në spital kaloi rrezikun për jetën, edhe pse ndodhet ende nën kujdesin e mjekëve./a.m.

Next Post
Greqi/ Trafik droge dhe vjedhje, kapen 4 shqiptarët e shumëkërkuar

Aksidentohet në punë, humb jetën i riu shqiptar

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Të shtëna me armë zjarri pas mesnate te Casa Italia, një i plagosur rëndë

Humb jetën pas një sherri 69-vjeçari në Roskovec, i pranishëm edhe i biri! Dinamika e ngjarjes dhe çfarë dyshohet

August 6, 2026
Humb kontrollin e motorit, ndërron jetë në Rrugën e Kombit shqiptari nga Kosova

Humb kontrollin e motorit, ndërron jetë në Rrugën e Kombit shqiptari nga Kosova

August 6, 2026
Përmirësohet situata nga zjarret në Mallakastër! Mbeten aktive 10 vatra nga veriu në jug

Përmirësohet situata nga zjarret në Mallakastër! Mbeten aktive 10 vatra nga veriu në jug

August 6, 2026
“Po shkoni në rrugë të gabuar”, Houthit kryejnë operacion ushtarak me qindra të vrarë

“Po shkoni në rrugë të gabuar”, Houthit kryejnë operacion ushtarak me qindra të vrarë

August 6, 2026
Tmerr në Britani! Ish-kasapi copëtoi punonjësin e tij 55-vjeçar dhe e futi në një fuçi me çimento sepse mendonte se po i vidhte

Tmerr në Britani! Ish-kasapi copëtoi punonjësin e tij 55-vjeçar dhe e futi në një fuçi me çimento sepse mendonte se po i vidhte

August 6, 2026
“Thika” pas shpine, Zelenski do takohet me Vuçiç në Beograd, ja qëllimi

“Thika” pas shpine, Zelenski do takohet me Vuçiç në Beograd, ja qëllimi

August 6, 2026
Vala e të nxehtit / Italia në alarm të kuq, rekorde temperaturash në Austri e Sllovaki, sfida edhe në Ballkan

Vala e të nxehtit / Italia në alarm të kuq, rekorde temperaturash në Austri e Sllovaki, sfida edhe në Ballkan

August 6, 2026
“Ta zgjidhim me referendum…”, Boçi zbulon planin e PD-së për të penguar uljen e numrit të bashkive

“Ta zgjidhim me referendum…”, Boçi zbulon planin e PD-së për të penguar uljen e numrit të bashkive

August 6, 2026
“SHBA-ja të pranojë faktet”, kreu i parlamentit iranian: S’na duhet më teatër në diplomaci!

“SHBA-ja të pranojë faktet”, kreu i parlamentit iranian: S’na duhet më teatër në diplomaci!

August 6, 2026
I dënuar për kokainën e Frakullës, ekstradohet nga Kolumbia “kimisti” i laboratorit

I dënuar për kokainën e Frakullës, ekstradohet nga Kolumbia “kimisti” i laboratorit

August 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com