• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, April 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Hetimet për krimin makabër ndaj Shpëtim dhe Teuta Pashos marrin një tjetër kthesë

by
26/03/2021 20:56
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Hetimi për kufomat e gjetura në valixhe të çiftit shqiptar, Shpëtim dhe Teuta Pasho, ka marrë një kthesë të re.

ADN-ja jo e plotë që i përkiste një personi të panjohur, një burri, u gjet në dorezën e njërës prej çantave.

Ky është rezultati i analizave të kryera nga Karabinierët e  Romës në emër të Prokurorit Publik të Firences. Për më tepër, nga 14 repertorë të gjetur në apartamentin ku ndodhi krimi, janë gjetur edhe gjurmë të tjera të ADN-së së përzier, me një përbërës kryesisht femër.

Krimi

Gjithçka filloi në vitin 2015 kur Shpëtim dhe Tauta Pasho u zhdukën në mënyrë misterioze në Firence. Vetëm në dhjetor 2020, në një tokë jashtë burgut Sollicciano, pranë autostradës Firenza, Pisa, Livorno, në kryeqytetin toskan, dolën valixhet që përmbajnë mbetjet njerëzore të bashkëshortëve.

Pas disa ditësh u vërtetua se eshtrat ishin të çiftit shqiptar që u zhdukën pasi shkuan për të vizituar fëmijët e tyre në Castelfiorentino.

Ata kishin marrë me qira një apartament në Scandicci për të qenë afër njërit prej fëmijëve të tyre, i cili ishte në burgun Sollicciano. Pas zbulimit të dy valixheve të para, pasuan zbulime të tjera makabre.

Në një çantë të tretë, u gjetën eshtrat e një gruaje, e identifikuar më vonë se i përkisnin Tauta Pashos. Kësaj të fundit iu shtua edhe një valixhe e katërt me mbetje të tjera njerëzore që i përkisnin gjithnjë çiftit.

Të dyshuarit dhe zbulimet e fundit

Një nga fëmijët e çiftit, Taulant Pasho po hetohet në lidhje me krimin së bashku me ish-të dashurën e tij Elona Kalesha (e arrestuar) dhe vëllain e saj më të vogël, Denis Kalesha. Pas një periudhe kërkimesh, Taulant Pasho u gjet në Zvicër sërish në burg. Krimi dyshohet të ketë ndodhur për një shumë prej 50 mijë eurosh të marra nga çifti si kompensim për një aksident.

Lidhur me zbulimet e fundit, avokati i Elona Kalesha, Fabio Febbo, shpjegoi se mungesa e ADN-së së një femre në dorezat e valixheve do të ishte prova se bagazhet me të cilat gruaja u pa të dilte nga shtëpia në Felice Fontana ku besohet se ndodhi krimi, nuk ishin ato me kufomat e Shpëtimit dhe Tauta Pashos.

Për më tepër, gjurmët e ADN-së në apartament mund t’u përkasin njerëzve krejtësisht të palidhur me hetimet, pasi që apartamenti ishte dhënë me qira deri në vitin 2020. Tani pritet krahasimi me ADN-në e tre personave të hetuar. / b.h

Next Post
Koronavirusi i merr jetën 35-vjeçarit që nuk kishte sëmundje të tjera

Koronavirusi i merr jetën 35-vjeçarit që nuk kishte sëmundje të tjera

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Nga Denaj e Xhafaj, te Klosi e Gjiknuri / Zbulohet kujt ia ka besuar Rama drejtimin e komisioneve parlamentare

“Punët e Shqipërisë”, Rama mbledh grupin parlamentar, udhëzime për ligjet dhe turin në rrethe

April 7, 2026
Popullsia në Greqi drejt plakjes, Mitsotakis njofton paketën e re prej 1,6 milionë eurosh

Skandali me subvencionet bujqësore në Greqi, Mitsotakis vihet me ‘shpatulla pas murit’

April 7, 2026
Express: Mes rritjes së kostove të udhëtimit, Shqipëria cilësohet si alternativë më e mirë se ‘Maldivet’

Express: Mes rritjes së kostove të udhëtimit, Shqipëria cilësohet si alternativë më e mirë se ‘Maldivet’

April 7, 2026
Rritet numri i aeroporteve italiane me mungesë karburanti, shqetësim për udhëtimet verore

Rritet numri i aeroporteve italiane me mungesë karburanti, shqetësim për udhëtimet verore

April 7, 2026
Kosto e lartë e SHBA-ve nga lufta në Iran: Pajisje ushtarake të shkatërruara e miliarda shpenzime

Kosto e lartë e SHBA-ve nga lufta në Iran: Pajisje ushtarake të shkatërruara e miliarda shpenzime

April 7, 2026
Ushtria izraelite paralajmëron qytetarët në Iran: Shmangni përdorimin e trenave deri në orën 21:00

Ushtria izraelite paralajmëron qytetarët në Iran: Shmangni përdorimin e trenave deri në orën 21:00

April 7, 2026
Nuk ndalen sherret me thika pranë shkollave – 13 vjeçari godet me mjet prerës të miturin në Sarandë

Përndjekje dhe plagosje, një në pranga dhe një në kërkim në Sarandë

April 7, 2026
Ngushtica e Hormuzit: OKB voton sot rezolutën e ndërmjetme për mbrojtjen e anijeve

Ngushtica e Hormuzit: OKB voton sot rezolutën e ndërmjetme për mbrojtjen e anijeve

April 7, 2026
Turizmi/ Më shumë vizitorë nga Kosova e Italia, Gjermania e Franca në rënie

Turizmi/ Më shumë vizitorë nga Kosova e Italia, Gjermania e Franca në rënie

April 7, 2026
Ndërsa shtohet “kërcënimi” nga energjia, inflacioni bazë është i qëndrueshëm sipër 3%

Ndërsa shtohet “kërcënimi” nga energjia, inflacioni bazë është i qëndrueshëm sipër 3%

April 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In