Gazetari Adriatik Doçi ishte sot në ‘Studio Live’ teksa hodhi akuza të rënda ndaj prokurorit Ols Dado, që po heton kryebashkiakun Veliaj dhe firmosi urdhër arrestin për të.
Doçi tha se Dado ka konflikt interesi me Veliajn, pasi është përfitues i një pallati 9 katësh me 2 nënkate parkim, me leje të Veliajt. Më tej tregoi se si Dado është katapultuar në sistemin e drejtësisë duke qenë noter, fillimisht.
‘Ne nuk mund të heshtim kur një prokuror karagjoz përdor funksionin publik të SPAK me pagë 90 mijë euro, e përdor për hakmarrje personale, për interesa pasurore, për të ndërtuar kulla. Për të shantazhuar. Nuk do i besoja këto pretendime, nëse nuk do kisha bërë verifikime, kur rezulton se Ols Dado është përfitues i një pallati 9 kate me 2 kate parkim, me leje të Veliajt, përfituar pas një prone që i kanë dhuruar në 2016 me mënyrë të dyshimtë. Nga pronar i një sipërfaqe 70 m2, sot e kemi bashkëpronar të një pallati mln euro. Ka një pretendim të Veliajt se Dado i ka kërkuar favore në mënyrë të vazhdueshme. Momentin kur janë refuzuar kërkesat e tjera është angazhuar për të sulmuar Erion Veliaj.
Kemi një leje ndërtimi, kam parë foto të Dados me Veliajn foto që tregojnë afrimitet në një kohë të caktuar. Më vitin 2021 dhe 2022. Më shqetësues është fakti që kemi një prokuror katapultuar në prokurorinë e Tiranës dhe SPAK në kundërshtim me ligjin. Pa plotësuar asnjë kriter ngjitet në prokurori, edhe hetimet e tij merren me rezerva. U emërua në Pogradec pa plotësuar kriteret duke ardhur si note. Nuk e di me çfarë bazë ligjore e kanë bazuar Ina Rama dhe Bamir Topi, duke mos plotësuar asnjë kriter. Hapi i parë katapultomi i një personazhi pa plotësuar kriteret dhe më tej implikimi i tij në pasur të paluajtshme. Ngrihen dyshime të forta se hetimi është tendencioz. Kjo lloj hakmarrje është kamufluar rrugës dhe është kthyer në komplot për ti marrë bashkinë një kryetari që është votuar 3 mandate. Duhet një hetim jo në konflikt interesi dhe i paanshëm.’
Doçi tregoi edhe për sjelljen jo etike sipas tij të Dados gjatë marrjes në pyetje të Veliajt.
‘Mënyra e hetimit bazuar në fakte, intimidimi i dëshmitarëve dhe sjellja e prokurorit gjatë hetimit. Sjellje jashtë çdo lloj rregulli etik. Kur Veliaj i përgjigjej për pyetjet, prokurori e pyeste si e kontrollonte gruan se mos e tradhtonte. Apo si kishte mësuar violinën si adoleshent. Kjo është përdhosje e funksionit publik. Ne e kemi mbështetur SPAK por personazhe të tillë të infiltruar në SPAK dhe abuzues duhen denoncuar. Dua të bëj një dallim mes Dumanit dhe Ols Dado. Dumani është pjesë e kësaj dosje, formalisht por bëj një diferencim. Dumani për gjithë këto kontribute me Ols Dadon që është dosja e parë e rëndësishme dhe na rezulton se është në konflikt interesi.’
Sakaq, i ftuar në ‘Studio Live’ ishte dhe Faik Basha nga PL, i cili hodhi kritika ndaj atyre që kanë dalë për të mbështetur Veliajn para SPAK.
‘Rama po shoh Noc Rrokun me sytë e tij. Shpërdorimi i detyrës në këtë formë është skandal nuk paguajmë taksa që të mblidhen atje ‘Lali, lali’. Marrin rrogat për të shkuar në protestë. Kur ne organizonim protesta në shkelje të të drejtave ndërkombëtare që rrëmbehet dhunshëm një ish-zyrtar, gojët e ttyre ishin që u nxirrni ça nxjerr fundshpina. Prokurorët vetë i kanë lavdëruara dhe sot thonë na kanë dalë jashtë kontrollit. Nëse lejet mbi 5 kate, i jep Rama, nuk i jep Veliaj. Si në çdo aferë Rama është prezent. Për sa i përket arrestimit, nga kaloi ky prokuror? A është vetëm ky me probleme, apo ka dhe të tjerë. E ka firmosur vetëm jy apo edhe Dumani? Nëse Dumani ka firmosur një dosje me kaq probleme me indicie personale. Problem i madh, Dumani nuk qenka drejtues pra, vetëm firmoska.’
Sipas Bashës, ky arrestim i Veliajt ka lidhje me ardhjen e Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë.
‘Qëndrimi është ky nuk mund të gëzohesh kur zyrtarët e tu paskan grirë shtetin. Erion Veliaj e linka Assadin me vite dritë prapa. Për të ardhur keq, nuk është për tu gëzuar. Dëmi i jashtëzakonshëm. Shqiptarët janë të dëmtuar. Shpresa kishte humbur që ky vend mund të bëhej. Trump do vendosi dhe do jetë vendimmarrës për të ardhmen e Shqipërisë. Vërtet u desh ndryshim i madh në Amerikë që të zbërthehet llumi këtu. Iu këput koka në Amerikë, koka e Sorosit. SPAK ka bërë politikë.’
‘Rama ka përgjegjësi për aferat më të mëdha të këtij vendi. Sot thoshte Duman këtë do ta kapësh, këtë sdo ta kapësh. Kush ai që i ndan detyrat Dumanit.’
Gazetari Doçi më tej vijoi duke nxjerrë në pah edhe lidhjet me korrupsionin të gjyqtarit të GJKKO që firmosi urdhër arrestin për Veliajn.
‘Jam kundër protestës së punonjësve të bashkisë për Erion Veliaj. Nuk mund të kemi edhe një mbrojtje të SPAK nga Meta, Berisha, Ahmetaj, por le të ndalemi te situata konkrete. Një prokuror edhe nëse çmendet ka mekanizma kontrollues si gjykata. Në rastin konkret ka pasur skenar. Gjyqtarja Atalanta Zeqiraj ishte me leje. Kërkesa e Dados ka qëndruar 17 ditë në GJKKO. U prit largimi i Atalanta Zeqiraj dhe dosjen e ka marrë gjyqtari Erion Bani. Nuk ka lëshuar një urdhër siç ka operuar në raste të tjera në publikimin e akteve. Ky gjyqtar ka patur në dorë dosjen e Toyota Yaris. Ka bërë një vendim ku ndalonte publikimin e akteve nga kjo dosje. Pse operohet me 2 raste?
Në dosjen e Toyota Yaris ka personazhe të implikuar, mbi 15 gjyqtarë dhe ish prokuror që kanë edhe lidhje me Erion Banin. Në rastin e Ilir Beqajt, Bani ka kërkuar arrestimin përtej prokurorit, ndërkohë në rastin e Toyota Yaris, gjyqtarë të implikuar nuk ka bërë asnjë ndërhyrje dhe nuk ka kërkuar të merreshin masa ndaj personazheve të drejtësisë. Besoj se kemi të bëjmë me 2 standarde për të mbrojtur miqtë e tij në sistemin e drejtësisë. Gjyqtar i korruptuar, i anshëm. Dyshimet të çojnë që mund të jetë një gjyqtar kamikaz.
Ka dyshime të forta, që ndryshe nga Ols Dado, Erion Bani ka një hotel në Sarandë. Ngrej pyetje, i kujt është hoteli Santa Lucia në Sarandë? Në emër të kujt është? Ky personi që e ka çfarë raporti ka me Erion Bani? Këto fakte janë dhe mesazhe për KLP, KLGJ, ILD. Ti verifikojnë. Nëse janë të pavërteta, dënohem me shpifje. Përkundrazi implikojnë sistemin e drejtësisë.’
Basha theksoi se hetimet ndaj Veliajt nuk janë për inate personale të prokurorit Ols Dado.
‘Nuk mendoj se është inat personal. Unë po ju them se është një dosje mbi 60 mijë faqe. Te 366 faqet është një përmbledhje. Nesti Angoni është një njeri mjaft korrekt. Nuk kanë punuar prokurorët atë ditë, mund të ketë punuar Nesti Angoni. I është dashur gjykatës të lexojë 366 faqe për 18 ditë. Nuk besoj se ka çështje personale. Të blesh 860 mijë euro fustane nuk e ka fajin prokurori.’
Së fundmi, Doçi shprehu habinë se pse nuk hetohet Berisha dhe familja e tij kur gjatë kohës në pushtet përfituan para me biznesmenë si Rezart Taçi apo Damir Fazllic.
‘Në dosje edhe mund të ketë prova për Veliajn. Nuk paragjykohet si dosje. Por u ndala te një konflikt interesi. Kemi vite që denoncojmë një skemë korruptive me fakte për familjen e Berishës dhe nuk ka patur emergjencë dhe nuk ka nisur hetim. Në vitin 2013, Sali Berisha i jep Mulletit koncesionin e markimit të naftës dhe Mulleti i jep 300 mijë euro Shkëlzënet. Berisha i ka dhënë pasuri pa fund publike Rezart Taçi. Fazllic i ka dhënë mln euro Argita Berisha dhe Berisha i ka bërë favore Fazllic. Babai shpërdoron funksionin publik, dhe paratë i kalojnë fëmijëve të tij dhe dhëndrit.’