• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, October 21, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Hetimet mbi arbitrat, Gianluca Rocchi thyen heshtjen: Nuk kam pasur kurrë raporte me drejtuesit e Interit –

by Java News
01/09/2026 14:23
Hetimet mbi arbitrat, Gianluca Rocchi thyen heshtjen: Nuk kam pasur kurrë raporte me drejtuesit e Interit -
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter


Pas stuhisë së ngritur nga hetimet për sistemin arbitrar dhe që e vuri atë në qendër, Gianluca Rocchi thyen heshtjen. Tani që i gjithë hetimi për mashtrim sportiv u arkivua, ish shefi i arbitrave në kampionatin italian foli në një intervistë të gjatë për ‘Corriere Dello Sport’ duke komentuar të gjithë këtë ngjarje që i tronditi jetën dhe karrierën.

“Më shpërtheu një bombë e jetës…Do ta kem përsëritur 50 herë-tregon Rocchi-pse mua? Çfarë bëra? Një çmenduri. Dhe gjëra u përkeqësuan. Kam lexuar dhe dëgjuar gjthçka. Isha  një monstër. Po monstër, pse? Çfarë nuk kam menduar. Kush dëshiron të më shohë keq? Por takova edhe shumë njerëz miqësorë, kishte nga ata që tentuan të më sigurojnë; ndonjëherë janë shenja, më thanë, shenja të një ndryshimi dhe që duhen kapur’.

Rocchi i vijon më tej rrëfimin e tij.

‘E gjeta veten me një jete të kthyer përmbys, me shpjegime që duhej t’u jepja fëmijëve të mi, babai dhe nëna ime patën vetëm fjalë inkurajimi-vijon Rocchi-një flluskë, herë pas here e vëzhgoj veten nga jashtë dhe uroj që të zgjohem nga nga një makth. Në makth ndjen se ke humbur kodin e jetës, që ke shkatërruar bërthamën e sigurisë, që po bie poshtë…Zgjodha një jetë dhe një rol që janë bazuar te vlera si ndershmëria dhe korrektësia dhe papritur më transformuar në një gjysmëkrimineli. Pastaj është ky boshllëku i madh për t’u mbushur…Kur kalon nga impenjime 24 orëshe, sepse shefi i arbitrave nuk shkëputet kurrë, te hiçi kozmik. Ajo që kam kërkuar prej kohësh, pak kohë të lire për të qëndruar me fëmijët e mi dhe të merrem me veten time, papritur bëhet në diçka jokomode, një ferr dhe në mëngjes do të doje të mos zgjoheshe vetëm që të mos kërkoje diçka për të bërë. Kështu është çdo ditë, për muaj të tërë’.

Një boshllëk që erdhi nga vetëpezullimi i Rocchit.

‘Nuk mund të bëja ndryshe, duke respektuar principet e mia-tha Rocchi-kisha përgjegjësi për djemtë(arbitrat). Doja që të mbyllnin sezonin ne kushte të pranueshme pa presione shtesë’.

Në qendër të hetimeve ishin lidhjet e dyshuara mes Rocchit dhe disa prej drejtuesve të Interit, diçka që ai e përgënjeshtron në mënyrë kategorike.

‘Marotta? Nuk jemi dëgjuar kurrë, ashtu sikurse nuk kam pasur e as nuk kam kërkuar raporte me drejtues të tjerë-vijon Rocchi-Për këtë arsye përfshiva figurën referee manager, një profesionist në klub. Mendoj se po e mbajnë edhe këtë vit’.

Më pas foli edhe për ankesat e klubeve

‘Gjithmonë klubet, edhe pse në kohë të ndryshme, kanë diçka për t’u thënë arbitrave apo për arbitrar dhe kur them gjithnjë, nuk i referohem vetëm periudhës sime-tha Rocchi-mund t’ju garantoj se nuk kam favorizuar apo keqtrajtuar skuadra duke marrë vendime në autonomi totale’.

Padyshim që në intervistën e tij, Rocchi përmendi edhe trokitjen e famshme në sallën VAR e më pas edhe për sjelljen e kolegëve kundrejt tij në atë moment të vështirë për të

‘Trokitja? Po procedohet ende, kam respekt për magjistraturën që po merret me këtë çështje, ashtu sikurse edhe për ata në Milano-vijoi Rocchi-Shumë prej djemve më qëndruan pranë, Francesco Massini u soll në mënyrë shembullore, ashtu sikurse Roberto Rosetrti që më lejoi të ndihem arbitër duke më bërë vëzhgues. Nuk e mohoj se kur u thirra për herë të parë për. një ndeshje në Bratislavë të Slovan, u emocionova pikërisht si 30 vjet më parë’.

Dhe më pas Gianluca Rocchi bën edhe mea culpa.

‘Sigurisht që kam bërë gabime, kryesori në sezonin e kaluar-tha Rocchi- Me VAR-in e kam gabuar. Kam përcjellë një mesazh të gabuar: më mirë të përdoret VAR-i më shumë sesa më pak. Edhe për sa i përket komunikimit, ishte një gabim i madh’.

Por çfarë do të bëjë Rocchi në të ardhmen? Duket se dikush i ka propozuar kandidimin për presidencën e AIA(Shoqata Italiane e Arbitrave)

‘Nuk është mbyllur ende asgjë-vijoi Rocchi-e megjithatë nuk më takon mua të vendos. Unë vetëm kam nevojë që të rimarr jetën time në dorë, të rihyj në këtë botë, botën ku kam bërë pjesë që në fund të viteve ’80. Po vlerësoj ende disa situata, shpresoj që të jem në kushtet  për të bërë zgjedhje’.

Next Post
Vrasja e trefishtë në Malin e Zi, vetëvritet autori rus

Vrasja e trefishtë në Malin e Zi, vetëvritet autori rus

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Është puç”, debat në studio, Rexhaj: Ku është parë që një prokuror të pezullojë kryeministrin?

Kur të hyjnë në shtëpi, çfarë bëni ju?

October 21, 2026
Incidenti në bazën ajrore amerikane, Britania arreston dhe dy persona të tjerë të dyshuar për ndihmë ndaj inteligjencës iraniane

Incidenti në bazën ajrore amerikane, Britania arreston dhe dy persona të tjerë të dyshuar për ndihmë ndaj inteligjencës iraniane

October 21, 2026
Protestat| Kush është Rani, 19-vjeçari që mobilizoi mijëra të rinj në Francë

Protestat| Kush është Rani, 19-vjeçari që mobilizoi mijëra të rinj në Francë

October 21, 2026
Samiti në Tiranë/ Universiteti Politeknik merr vendimin: Dita e nesërme do të jetë pushim!

Rreth 1,300 studentë të huaj në universitetet shqiptare, kryesojnë italianët dhe indianët

October 21, 2026
Pedagogët thyen karriget e Kryeministrisë, historiani: Janë të viteve 30. I mbijetuan edhe pushtimit gjerman, por ja që…

Pedagogët thyen karriget e Kryeministrisë, historiani: Janë të viteve 30. I mbijetuan edhe pushtimit gjerman, por ja që…

October 21, 2026
Musk shqyrton bashkimin mega-korporativ mes SpaceX dhe Tesla me vlerë mbi 3.5 trilionë dollarë

Musk shqyrton bashkimin mega-korporativ mes SpaceX dhe Tesla me vlerë mbi 3.5 trilionë dollarë

October 21, 2026
Bie vala e gripit në vend, përmirësohet situata me rreth 3.400 raste më pak

Pragu i varfërisë për person 315 euro në muaj, dyfishohet në gjashtë vjet

October 21, 2026
Protesta për strehimin në Portugali, 55 të arrestuar dhe dy të plagosur gjatë ndërhyrjes së policisë

Protesta për strehimin në Portugali, 55 të arrestuar dhe dy të plagosur gjatë ndërhyrjes së policisë

October 21, 2026
“I shkova tek varri dhe i thashë…”, Mark Marku tregon porosinë e Nënë Terezës për Bill Clinton

Protestat/ Mark Marku: Dorëheqja e Ramës nuk i zgjidh problemet, Shqipëria po përsërit të njëjtin cikël

October 21, 2026
Netanyahu: Rrëzimi i qeverisë së Iranit do t’i jepte fund Hezbollahut dhe do të sillte paqe

Kina kërcënon Britaninë me hakmarrje tregtare nëse rrit tarifat për automjetet elektrike

October 21, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In