• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, February 20, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

HETIMET/ Jaku u vra pas konfliktit për dhënie parash me fajde?

by A R
13/09/2016 11:49
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Hetimet për ekzekutimin e shefit të OSHEE-së, Saimir Jaku, po orientohen në një tjetër pistë. Sipas të dhënave nga grupi hetimor, po verifikohet pista e fajdeve, në të cilën ishte përfshirë 33-vjeçari, i cili u qëllua për vdekje në një atentat mëngjesin e së premtes në qendër të Rrëshenit.

Në ditën e tretë të krimit që terrorizoi qytetin, policia ka dyshime se eliminimi fizik i 33-vjeçarit Jaku ka lidhje me konfliktet e mundshme të tij, për shkak të veprimeve me para, shkruan “Panorama”.

Ai njihej në zonë si person që merrej me dhënie apo marrje të shumave të mëdha të parave, në formë fajdeje.

Pasi kanë mësuar për këtë aktivitet në të cilin ishte përfshirë viktima para se të ekzekutohej, grupi hetimor po kryen verifikimin edhe në këtë pistë. Për të konfirmuar këtë përfshirje të viktimës në procesin e fajdeve, punonjësit e policisë kanë marrë në pyetje edhe familjarë të viktimës, të cilët kanë pohuar se prej kohësh, Saimir Jaku merrej me këtë aktivitet.

Dyshohet se ndonjë përplasje e mundshme, për shkak të mosdhënies në kohë të parave apo kamatës sipas marrëveshjes së vendosur më parë, të ketë provokuar edhe hakmarrjen nga ana e autorëve.

Madje, hetimet kanë shkuar më tej, duke ngritur dyshimet se përplasja për paratë me fajde të kenë shkaktuar një vit më parë atentatin që iu bë atij një vit më parë, si dhe goditjen me armë zjarri të banesës së familjes Jaku po në atë periudhë.

Ndonëse, paraprakisht u deklarua se konfliktet e mëparshme të Jakut me persona të tjerë ishin sheshuar, të dhënat që nxirren nga hetimi për vrasjen kanë orientuar policinë te pista e parave me fajde.

Pas ekzekutimit në mes të qytetit të Saimir Jakut, Policia dyshoi se motivi lidhej me konfliktet e mëparshme të 33- vjeçarit, si brenda vendit, ashtu edhe jashtë tij. Burime nga ky qytet, dëshmitarë në skenën e krimit thanë se, nga mënyra e ekzekutimit, autorët nuk mund të ishin nga Rrësheni.

Sipas Policisë, dy ekzekutorët, të cilët ishin me kapuça në kokë, kanë lëvizur në qytet me një makinë që e kishin vjedhur në Kamzë një vit më parë, ndërsa i kishin vendosur targa false.

Ata iu afruan me makinë lokalit ku ishte ulur Jaku dhe qëlluan me breshëri automatiku drejt tij. Nga 20 plumba, 3 prej tyre goditën në trup 33-vjeçarin, duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme, ndërsa u plagos edhe një person tjetër që ndodhej në të njëjtën tavolinë.

Krimi ndodhi vetëm 1 javë pas emërimit të Saimir Jakut në detyrën e zyrtarit të lartë në një drejtori të OSHEE-së në Tiranë, ndërkohë që më parë ai ishte drejtor i divizionit të Veriut. Jaku ishte dhe anëtar i Këshillit të Qarkut në Lezhë, i zgjedhur nga e majta.

Angazhimet e tij në disa aktivitete e kanë bërë Policinë që të ngrejë disa pista, mbi të cilat të hetojë për krimin, por pa arritur deri tani të identifikojë ndonjë autor. Mendohet se autorët janë me pagesë, të porositur nga persona të tjerë për të eliminuar fizikisht Saimir Jakun.

Me gjithë detyrat shtetërore me rëndësi që kishte mbajtur viktima, Policia nuk e ka cilësuar si vrasje që ka lidhje me to./Panorama/a.m.

Next Post
Trukimet e Skënderbeut, prokuroria e Tiranës nis hetimet për 30 persona

Trukimet e Skënderbeut, prokuroria e Tiranës nis hetimet për 30 persona

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Pas hedhjes së fishekzjarreve dhe molotovëve ndaj Kryeministrisë, protestuesit i drejtohen godinës së Kuvendit

Pas hedhjes së fishekzjarreve dhe molotovëve ndaj Kryeministrisë, protestuesit i drejtohen godinës së Kuvendit

February 20, 2026
“Rama është kufomë politike e kalbur”, Berisha: Do ta tërheqim si Enverin nga zyra

“Rama është kufomë politike e kalbur”, Berisha: Do ta tërheqim si Enverin nga zyra

February 20, 2026
Protestuesit nuk presin të mbarojë fjalimi i Berishës, sulmojnë Kryeministrinë me molotovë

Protestuesit nuk presin të mbarojë fjalimi i Berishës, sulmojnë Kryeministrinë me molotovë

February 20, 2026

Tre gënjeshtra me të cilat opozita gënjen veten

February 20, 2026
“Bashkohuni me ne!”, Hasimja apel qytetarëve: Bashkohuni me ne! Ndryshimi nuk vjen nga divani i shtëpisë e kafeneve

“Bashkohuni me ne!”, Hasimja apel qytetarëve: Bashkohuni me ne! Ndryshimi nuk vjen nga divani i shtëpisë e kafeneve

February 20, 2026
Aksident zinxhir në aksin Peqin–Elbasan, tre automjete përplasen njëri pas tjetrit

Aksident zinxhir në aksin Peqin–Elbasan, tre automjete përplasen njëri pas tjetrit

February 20, 2026
Protesta e opozitës, Shkëlzen Berisha shfaqet në shoqërinë e deputetit të PD-së Arjan Ndoja

Protesta e opozitës, Shkëlzen Berisha shfaqet në shoqërinë e deputetit të PD-së Arjan Ndoja

February 20, 2026
“Të mos e braktisim këtë vend të bekuar”, aktorja Rajmonda Bulku mban fjalën e parë në protestën e PD

“Të mos e braktisim këtë vend të bekuar”, aktorja Rajmonda Bulku mban fjalën e parë në protestën e PD

February 20, 2026
FOTOLAJM / Larg Berishës dhe i rrethuar nga të rinjtë, Salianji merr pjesë në protestë

FOTOLAJM / Larg Berishës dhe i rrethuar nga të rinjtë, Salianji merr pjesë në protestë

February 20, 2026
“Vetëm Berisha ka qenë dy herë atje për vizitë”, Mediu: Kush tha që Edi Rama shkon në Shtëpinë e Bardhë

Rama në SHBA, reagon Mediu: Vizitë normale! S’ka asgjë të veçantë që u takua me Trumpin

February 20, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In