• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, October 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Hetimet e Mueller për ndërhyrjen ruse, zyrtarisht libri më i shitur në SHBA

by Java News
02/05/2019 16:12
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Versioni i publikuar i raportit të këshilltarit special, Robert Mueller, dhe hetimet e tij për Rusinë është zyrtarisht libri më i shitur në Shtetet e Bashkuara. Lista e “bestseller”-ave, prezantuar nga “BookScan” tregoi se, vetëm në javën e parë u shitën mbi 40 mijë kopje të raportit, më shumë se të çdo libri tjetër.

I botuar nga “Scribner” dhe “The Washington Post”, ai pritet të jetë edhe në krye të listës së “New York Times”, duke përfshirë këtu si kopjet fizike, ashtu dhe versionin në internet.

Mësohet ndërkohë se, edhe versioni audio i dokumenteve është renditur i dyti në listën e librave më të dëgjuar, pas atij mbi jetën e Mbretëreshës Elizabeth II.

Mueller u angazhua që në fillim të vitit 2017 të drejtonte hetimet rreth ndërhyrjes së supozuar ruse në zgjedhjet presdidenciale të 3 viteve më parë, si dhe të verifikonte nëse ka pasur bashkëpunim të ndihmësve të Donald Trumpit me rusët.

Në fund të marsit, hetimi i tij u mbyll zyrtarisht dhe raporti iu dërgua Departamentit amerikan të Drejtësisë. Ajo çfarë u botua ishte variant i redaktuar i dokumentit origjinal, sepse disa pjesë janë hequr nga Departamenti i Drejtësisë.

Raporti i shumëpritur sinjalizoi se presidenti Trump nuk përballet me sfida ligjore nga ky Department për çështje të lidhura me Rusinë.

/a.meta

Next Post
Zbulohet në Angli portreti i panjohur i Leonardo Da Vinçit

Zbulohet në Angli portreti i panjohur i Leonardo Da Vinçit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com