• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, November 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Hetimet e “Kontrollit të Brendshëm”, ja çfarë rezulton për denoncimet e Xhuljetës

by A R
13/06/2018 13:39
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Pas hetimeve të kryera për verifikimin e punonjësve të policisë që kanë trajtuar çështjen e denoncimit të Xhuljeta Cunit ndaj Xhafer Matës, vjen reagimi nga SHÇBA. Sipas kësaj të fundit, rezulton se punonjësit nuk kanë pasur asnjë përgjegjësi penale e punonjësve të Policisë për ngjarjen e ndodhur 5 ditë më parë në “Don Bosko”.

Paraditen e 8 qershorit, 31-vjeçari Xhafer Mata vrau me armë zjarri ish-të dashurën e tij Xhuljeta Çuni, 19 vjeç, e më pas qëlloi veten me plumb në kokë.

NJOFTIMI I SHÇBA
Struktura e Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat (SHÇBA), Tiranë nisi verifikimet për veprimet apo mosveprimet e Policisë, menjëherë pas ngjarjes së ndodhur në datën 8 Qershor 2018, në rrugën “Don Bosko”, ku shtetasi XH.M. vrau me armë zjarri shtetasen 19-vjeçare Xh.Ç., e më pas veten.

SHÇBA kreu verifikimet e plota për të kqyrur veprimet policore, duke nisur me intervistimet e punonjësve, kryqrje libra shërbimi, dokumentacioni, kamera etj.

Nga gjithë verifikimet e kryera ka rezultuar se Policia ka marrë kallëzim në datën 7 maj 2018 nga shtetasja XH.Ç. për përndjekje. Materialet janë referuar në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë dhe pas vlerësimit të kallëzimit nga Prokuroria është bërë rregjistrimi i procedimit penal, për të vijuar më pas me hetimin. Pas kallëzimit, Prokuroria nuk i ka deleguar veprime të tjera shtesë Policisë, duke vijuar vetë me veprimet hetimore.

Policia e Shtetit nuk ka marrë asnjë ankesë tjetër apo t’i jetë bërë prezent ndonjë shqetësim nga shtetasja Xh.Ç., pas kallëzimit të datës 07.05.2018.

Pra, nga verifikimet e kryera nga SHÇBA dhe analizimi i dokumentacionit të administruar, nuk rezulton se punonjësit e Policisë që kanë trajtuar ngjarjen të kenë konsumuar elementë të ndonjë vepre penale, duke shpërdoruar detyrën.

Ministria e Brendshme dhe Policia e Shtetit mbetet e gatshme për të pritur çdo ankesë apo informacion për shkelje të konstatuara nga punonjës të Policisë, duke rikujtuar numrin ku mund të denoncohet falas 0800 90 90. /b.d

Next Post
Përsëri Salvini: Nuk jemi kamp refugjatësh për Europën

Përsëri Salvini: Nuk jemi kamp refugjatësh për Europën

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Apeli dënon me 7 vite e 4 muaj burg ish-kreun e Operacionales. Konfiskohen apartamente dhe 1.3 milionë euro

Apeli dënon me 7 vite e 4 muaj burg ish-kreun e Operacionales. Konfiskohen apartamente dhe 1.3 milionë euro

November 11, 2026
Mbështeti protestat në Shqipëri, Egjipti shpall terroriste organizatën e drejtuar nga një zyrtar i VLEN në Çair

Mbështeti protestat në Shqipëri, Egjipti shpall terroriste organizatën e drejtuar nga një zyrtar i VLEN në Çair

November 11, 2026
Pranoi vrasjen e dy vëllezërve në Shkodër, zbulohet identiteti i vërtetë i shqiptarit të kapur në Greqi

Pranoi vrasjen e dy vëllezërve në Shkodër, zbulohet identiteti i vërtetë i shqiptarit të kapur në Greqi

November 11, 2026
Horoskopi ditor për nesër, e hënë 1 qershor 2026

Horoskopi ditor për nesër, e Enjte 12 Nëntor 2026

November 11, 2026
Prorokoviç e konfirmon: Kompromisi i Perëndimit për Kosovën do jetë OKB

Sahara/ Mbështetje e gjerë në OKB-së për planin e Autonomisë Marokene pas vetos ruse!

November 11, 2026
Një skandal dhe kapërcim shumë i madh ligjor, etik dhe deantologjik nga prokurorët Dado dhe Dumani

Dosja “Partizani” është thjesht alibi në emër të pandëshkueshmërisë

November 11, 2026
Bordi i Transparencës njofton çmimet e reja të karburanteve, rritet nafta

Bordi i Transparencës ndryshon përsëri çmimet e karburanteve, ja me sa do shiten nafta dhe benzina!

November 11, 2026
Kërcënimi/ “Do t’ju shkatërrojmë!”- Frikë për bomba në shkolla në të gjithë Italinë, evakuime dhe kontrolle! Fillojnë dëbimet

Kërcënimi/ “Do t’ju shkatërrojmë!”- Frikë për bomba në shkolla në të gjithë Italinë, evakuime dhe kontrolle! Fillojnë dëbimet

November 11, 2026
Paketa e Maleve, Demo nga Elbasani: Brenda nëntorit zgjerohen zonat prioritare në Gjinar! Janë miratuar 400 zona prioritare në 52 bashki

Paketa e Maleve, Demo nga Elbasani: Brenda nëntorit zgjerohen zonat prioritare në Gjinar! Janë miratuar 400 zona prioritare në 52 bashki

November 11, 2026
Falsifikonin dokumente të BE-së, arrestohen 2 bashkëmoshatarët në Tiranë! U sekuestrohen materiale, 1700 euro dhe…

Falsifikonin dokumente të BE-së, arrestohen 2 bashkëmoshatarët në Tiranë! U sekuestrohen materiale, 1700 euro dhe…

November 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In