• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, August 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Hetimet/ Dy gabitësit, të njohur të familjes Laze; Çifti u qëllua me armë në sy të vajzës 17-vjeçare

by A R
20/01/2020 07:36
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një çift bashkëshortësh, Petrit Laze 61-vjeç dhe Afërdita Laze 59-vjeçe, mbetën të plagosur me armë zjarri dje në mbrëmje, ngjarje e ndodhur rreth orës 21:45, brenda banesës së tyre në zonën e Alliasit, Tiranë.

Sipas policisë ata janë qëlluar nga dy persona, të cilët besohet se ishin futur brenda vilës së tyre me qëlim grabitjen.

Nga policia janë sekuestruar kamerat e sigurisë, për identifikimin dhe kapjen e e grabitësve.

Dyshohet se ata janë persona të njohur të familjes, pasi kur janë futur në banesë, e njihnin mirë atë.

Dy personat që janë ende në kërkim, kanë qëlluar me armë në momentin që janë pikasur nga çifti i biznesmenëve.

Ngjarja ka ndodhur në prani të vajzës së tyre 17-vjeçare, e cila për fat të mirë iu ka shpëtuar plumbave, ndërsa djali i çiftit nuk ndodhej në banesë në momentin e ngjarjes.

Pas krimit të rëndë me të cilin familja u përball, Petrit Laze ndodhet në gjendje të rëndë në spital dhe është ende në sallën e operacionit, ku po i nënshtrohet një ndërhyrjeje, pasi ka marrë një plumb në bark.

Gruaja e tij ka marrë një plumb në këmbë dhe paraqitet në gjendje më të stabilizuar.

Çifti, që janë edhe biznesmenë, janë plagosur me armë zjarri në vilën e tyre, në Allias, gjatë përleshjes me dy persona që u futën për t’i grabitur, tha policia e cila shtoi se ka ngritur pika kontrolli për kapjen e dy autorëve.

Një grup hetimor vijon punën për sqarimin e mëtejshëm të rrethanave të ngjarjes.

Çifti i biznesmenëve janë me origjinë nga Skrapari.

/a.r

Next Post
Përfshihen në një aksident 8 automjete në Kosovë, plagosen 7 persona

Aksident i rëndë në Shkodër, vdes në spital 32-vjeçarja

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Hyri ilegalisht në Itali, shqiptari kapet në trafik kokaine! Paratë dhe droga të fshehura në koshin e plehrave dhe pas një fotografie

Hyri ilegalisht në Itali, shqiptari kapet në trafik kokaine! Paratë dhe droga të fshehura në koshin e plehrave dhe pas një fotografie

August 9, 2026
Fushtata për shpërbërjen e GJPN, Trump: Qëllim të mbrojmë Netanyahun dhe të tjerët nga ndjekja penale, jo veten -

Netanyahu rrëzon planin 15-pikësh të Trump për Gazën: Izraeli nuk tërhiqet pa çarmatosjen e Hamasit

August 9, 2026
Koman i Dinamos bëhet shitja më e shtrenjtë e një të riu në Shqipëri! Vetëm 19 vjeç, vlera 800 mijë euro

Koman i Dinamos bëhet shitja më e shtrenjtë e një të riu në Shqipëri! Vetëm 19 vjeç, vlera 800 mijë euro

August 9, 2026
Zbardhet përleshja në Burgun e Fierit, nga takimi për ‘kafe’ tek konflikti! Transferohen dy nga të dënuarit, pritet ndëshkimi dhe për gardianët

Zbardhet përleshja në Burgun e Fierit, nga takimi për ‘kafe’ tek konflikti! Transferohen dy nga të dënuarit, pritet ndëshkimi dhe për gardianët

August 9, 2026
Zjarri në Krujë, Lamallari: 300 policë në vijën e parë të betejës me flakët, shërbyen me kurajo. Rrezikohej jeta dhe prona e njerëzve

Zjarri në Krujë, Lamallari: 300 policë në vijën e parë të betejës me flakët, shërbyen me kurajo. Rrezikohej jeta dhe prona e njerëzve

August 9, 2026
Serbia do të lërë Kosovën pa ujë, Vuçiç kërcënon: Do ndryshojmë rrjedhën e Ibrit!

Serbia do të lërë Kosovën pa ujë, Vuçiç kërcënon: Do ndryshojmë rrjedhën e Ibrit!

August 9, 2026
Zjarret masive përfshijnë Kanadanë! Mijëra banorë evakuohen, shkrumbohen banesat

Zjarret masive përfshijnë Kanadanë! Mijëra banorë evakuohen, shkrumbohen banesat

August 9, 2026
Todd Blanche konfirmohet si prokurori i përgjithshëm i SHBA-së, votim i ngushtë në Senat

Todd Blanche konfirmohet si prokurori i përgjithshëm i SHBA-së, votim i ngushtë në Senat

August 9, 2026
“U zbulua shkaku i “bereqetit të zi””/ Rama: Një pemë 8 metra ishte “varrosur” në kolektorin e ujërave të zeza në Kashar

“U zbulua shkaku i “bereqetit të zi””/ Rama: Një pemë 8 metra ishte “varrosur” në kolektorin e ujërave të zeza në Kashar

August 9, 2026
Haxhimali kundër “Territoriales”: Me shkrirjen e bashkive zonat rurale mbeten pa përfaqësim

Haxhimali kundër “Territoriales”: Me shkrirjen e bashkive zonat rurale mbeten pa përfaqësim

August 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com