• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, February 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Hetimet/ 30-vjeçari dyshohet se kishte kultivuar kanabis në tokën e 66-vjeçarit të cilit i preu kokën

by A R
06/03/2017 15:48
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Zbardhen detaje nga ngjarja e rëndë, ku një 30- vjeçar me probleme mendore ka vrarë me thikë një 66-vjeçar. Krimi makabër ka ndodhur në fshatin Corrogunjë, gati 8 km në veri të Këlcyrës.

ish-komandoGrupi hetimor po punon për të zbardhur rrethanat e krimit më të rëndë që kanë përjetuar banorët e këtij fshati të vogël. Nesim Hoxha, 66 vjeç, i sapodalë në pension, nuk e ka gëzuar pensionin e parë, të cilën do ta merrte të hënën.

Goditja me thikë nga Alban Voda në trupin e të ndjerit, ka qenë fatale, çka i shkaktoi vdekjen e menjëhershme. Mjeti prerës metalik është përdorur nga 30-vjeçari në një moment gjaknxehtësie e sipër fill pasi pensionisti dyshohet se e ka ofenduar, duke e etiketuar si të çmendur.

Kaq ka mjaftuar që Voda të nxjerrë thikën dhe e ka qëlluar atë me një goditje të vetme në qafë. Pak orë pas ngjarjes, Voda u arrestua nga Policia, pasi u gjet në një vend të veçuar afër qendrës së fshatit ku, me sa duket, priste grupin e gatshëm ta arrestonte.

Patrulla “Shqiponja” e mbërritur nga Gjirokastra, prangosi të riun, i cili ka një fizik të fortë falë edhe stërvitjeve dhe teknikave që ka përdorur, kur ka qenë me mision paqeruajtës në repartin komando në Afganistan apo dhe Irak, shkruan “Panorama”.

Policia përveçse ka arrestuar agresorin, shoqëroi edhe dy banorë të fshatit, të cilët vlerësohet të kenë parë të gjithë ngjarjen e paprecedentë. Banorët e fshatit, në shumicën e rasteve, nuk kanë dashur të jepnin informacione rreth agresorit, ndoshta nga frika e hakmarrjes së tij në një të ardhme, por në grup e kanë dënuar veprimin e tij, që i mori jetën 66-vjeçarit Hoxha.

I riu, sipas dëshmisë së Pëllumb Çetës, komshiut të viktimës Hoxha, rrjedh nga një familje normale, madje vetë agresori nuk është shquar për ndonjë sjellje anormale me banorët e rastësishëm të fshatit Corrogunjë.

Vetë Pëllumbi ka qenë në dijeni të një konflikti që ka ndezur gjakrat mes Hoxhës dhe Vodës këtu e një vit e gjysmë. Në atë periudhë, gjakrat u qetësuan disi, por Policia e Përmetit asnjëherë nuk i ka marrë në konsideratë ankesat e herëpashershme të 66-vjeçarit, pasi ai shumë herë është kanosur nga agresori.

Mësohet se Hoxha dy herë i ishte drejtuar Komisariatit të Policisë së Përmetit për të kërkuar mbrojtje nga 30- vjeçari Voda, por që asnjëherë kjo mbrojtje nuk iu vendos në dispozicion. Të vërtetën që solli konfliktin mes tyre askush nuk e di, madje as edhe bashkëshortja e viktimës, e cila ka mohuar të ketë pasur dijeni për natyrën e konfliktit që gjeneroi mes tyre.

Por burime nga grupi hetimor pohojnë se bëhet fjalë për një çështje pronësie të diskutueshme mes agresorit dhe viktimës. Ndërkaq, nuk përjashtohet edhe pista e hashashit vitin e kaluar, ku ish-komandoja mendohet se ka qenë kultivues i bimëve narkotike në tokën e viktimës.

Ky element jo pak i rëndësishëm po merret në konsideratë nga grupi hetimor, por kërkohen të dhëna shtesë për të hetuar në këtë drejtim, ndërsa vetë agresori sot nuk ka folur aspak në prani të oficerëve të Policisë Gjyqësore.

Alban Voda ka qenë komando në Afganistan dy herë me misione paqeruajtëse dhe prej tri vitesh ishte kthyer në Shqipëri. 30-vjeçari ka shërbyer në dy misione paqeruajtëse në Afganistan, 2010-2011 në Kabul, dhe janar-korrik 2012 në Herat. Pas Afganistanit, mendohet se ka shërbyer komando edhe në Irak, por deri më tani nuk ekzistojnë prova për ta vërtetuar këtë gjë./a.m.

Next Post
VIDEO/ Shpat Kasapi: Do qëlloja me shishe Arjan Çanin

VIDEO/ Shpat Kasapi: Do qëlloja me shishe Arjan Çanin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Nipi e akuzon për mashtrim, Çobani-Hekuranit: Do bëj kallëzim penal. Të kam ftuar, më ke gënjyer

Nipi e akuzon për mashtrim, Çobani-Hekuranit: Do bëj kallëzim penal. Të kam ftuar, më ke gënjyer

February 9, 2026
Rama ndan pamjet: Xhamia e Ballies në Elbasan, ndër objektet më të veçanta të kultit në botë

Rama ndan pamjet: Xhamia e Ballies në Elbasan, ndër objektet më të veçanta të kultit në botë

February 9, 2026
Sulmi ndaj gjeneralit në Moskë, misteri pas atentatit të dështuar

Sulmi ndaj gjeneralit në Moskë, misteri pas atentatit të dështuar

February 9, 2026
Valë ekstreme i të ftohtit në SHBA, Nju Jorku më i ftohtë se disa zona në Antarktidë

Valë ekstreme i të ftohtit në SHBA, Nju Jorku më i ftohtë se disa zona në Antarktidë

February 9, 2026
Nis gjykimi i ish-udhëheqësve të UÇK, 312 dëshmitarë dhe 56 mijë faqe me akuza

Gjykimi i ish-krerëve të UÇK-së hyn në në “kilometrin e fundit”, sot deklaratat përmbyllëse

February 9, 2026
Përplasje të reja mes Greqisë dhe Turqisë? Sërish tensione në Egje

Përplasje të reja mes Greqisë dhe Turqisë? Sërish tensione në Egje

February 9, 2026
Lirimi i Berishës, Luçiano Boçi: Ndikuan zgjedhjet e SHBA-së

Protesta e 10 shkurtit, Luçiano Boçi tregon skenarët: Dalim për qytetarët

February 9, 2026
Reshjet e dendura të shiut në Tiranë, Veliaj apel qytetarëve: Të evitojmë lëvizje të panevojshme!

Dita e sotme me vranësira, reshje shiu dhe shtrëngata

February 9, 2026
Monika, sensi i serisë së dytë të telenovelës

Monika, sensi i serisë së dytë të telenovelës

February 8, 2026
Reshje dhe probleme në rrugë, mot i paqëndrueshëm. Java nis me shi, por si parashikohen temperaturat

Reshje dhe probleme në rrugë, mot i paqëndrueshëm. Java nis me shi, por si parashikohen temperaturat

February 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In