Shuma prej 437 mijë e 790 euro dyshohet se i është vënë si fajde Artan Shalës nga katër pronarë biznesesh në Prishtinë, shkruan Koha Ditore.
Afrim Borovci, pronar i restorantit “Baron”, Adem Grashtica, punues i dyerve dhe dritareve, Artan Sejdiu, bashkëpronar i kafenesë “House Pub”, si dhe pronari i kompanisë “Hertica”, Gëzim Alija, janë të dyshuarit. Që të katërt ishin denoncuar në Polici në qershor të këtij viti nga Artan Shala, që njihet si shitës i vajrave motorikë. Për më tepër Shala kishte deklaruar se ka pasur edhe kërcënime me jetë, siç i ka quajtur ai, nga “grupi i fajdexhinjve”.