• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, February 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Hetim për ambasadoren Kodra, emëroi bashkëshortin pensionist si financier të Misionit

by Aalison Pearse Stevens
08/08/2016 09:12
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në Misionin tonë diplomatik në Gjenevë pritet të nisë një audit për mënyrën se si janë përdorur financat. Diplomatët e këtij misioni kanë dorëzuar në Ministrinë e Jashtme një material me shkeljet financiare të ambasadores Filloreta Kodra.

Një nga shkeljet e ambasadores Kodra është punësimi i bashkëshortit të saj, Astrit Kodra, pensionist, si financier pranë Misionit të Republikës së Shqipërisë në Gjenevë, në shkelje të plotë të ligjit dhe në konflikt të hapur interesi.

Blerina Zoto, këshilltarja jonë në Misionin diplomatik pranë OKB-së në Gjenevë, tashmë e shkarkuar nga ministri Klosi, e ka denoncuar publikisht në gazetën “Panorama” mënyrën se si dy bashkëshortët kanë drejtuar financat e Misionit tonë në Gjenevë.

“Bashkëshortët Kodra menaxhonin financat e Misionit, duke bashkëfirmosur bordero, fatura, mandate dhe gjithçka tjetër lypnin procedurat financiare.

Dhe deri para 8 muajsh, Financieri bashkëshort dhe Shefja e Misionit të gjitha pagesat i kryenin me lekë (franga) në dorë dhe asnjë veprim nuk kryhej nëpërmjet bankës. Financieri bashkëshort la detyrën, pasi një audit i MPJ evidentoi si shkelje prezencën e tij si financier, si dhe kryerjen e pagesave jo nëpërmjet bankës, por me lekë (franga) në dorë”, thuhet në denoncimin që diplomatet kanë dorëzuar në Ministrinë e Jashtme.

Në vijim të këtij denoncimi, rezulton se parregullsi në shkelje të ligjit janë bërë edhe për blerjen e pajisjeve të zyrës për Zoton me çmime disa herë më të shtrenjta.

“Shkeljet konsistojnë në ndjekjen e procedurës për blerjen e kësaj mobilieje, procedurë për të cilën Misioni duhej të kishte miratimin e MMSR, duke e klasifikuar te fondi i investimeve, nga totali i fondit që MMSR kishte akorduar për Diplomaten Zoto. Kjo blerje është një shkelje e procedurave financiare, ku Misioni eviton dhe nuk pyet Ministrinë, për një fond që buronte prej saj dhe që përdorimi i tij duhej dhe mund të bëhej vetëm me miratimin e MMSR / Drejtorisë përkatëse”, vijon denoncimi i diplomatëve të shërbimit tonë në Gjenevë.

Sipas tyre, shkelje të procedurave konstatohen që në procedurën e mbledhjes së ofertave dhe deri në blerjen e mobilies. “Teksa u interesuam dhe morëm disa oferta online nga biznese në Gjenevë, na rezulton se një mobilie e tillë në tregun zviceran varion nga 530 CHF deri 750 CHF.

Kurse Misioni i Shqipërisë në Gjenevë, megjithëse kreu, sipas tij, procedurën e mbledhjes së ofertave, në kërkim të një oferte të mirë, oferta më e mirë i rezultoi kjo, me vlerë 5266 CHF”, thuhet në material, ku evidentohet edhe një parregullsi e pazakontë.

“Në kuadër të së njëjtës blerje nga ana e Misionit, investigimi na çon para një dokumenti absurd, ku vula e shtetit shqiptar, e Misionit të Shqipërisë në Gjenevë dhe nënshkrimi i ambasadores Kodra vendosen mbi një ofertë biznesi privat në Gjenevë, arsyet dhe logjikën e këtij ‘certifikimi’, duke vulosur këtë dokument me vulën e shtetit shqiptar, mund të na i shpjegojë vetëm titullarja e Misionit,”, denoncojnë diplomatët.

Panorama/d.i.

 

Next Post

Zemra e Rivierës, Rama tregon platformën majë Llogarasë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Fenomeni që po alarmon shkencëtarët. “El nino” dhe “La nina” pritet të godasë Tokën

Fenomeni që po alarmon shkencëtarët. “El nino” dhe “La nina” pritet të godasë Tokën

February 2, 2026
“Diskursi i Berishës nuk ka ndryshuar, si ta bindësh Qorin dhe Shehajn?”, Haxhiu replikon me deputetin e PD

“Diskursi i Berishës nuk ka ndryshuar, si ta bindësh Qorin dhe Shehajn?”, Haxhiu replikon me deputetin e PD

February 2, 2026
Të pathënat e Miss Albania 1991, nga skena e parë e bukurisë te shtëpia pa drita dhe rrëfimi i Valbona Selimllarit

Të pathënat e Miss Albania 1991, nga skena e parë e bukurisë te shtëpia pa drita dhe rrëfimi i Valbona Selimllarit

February 2, 2026
Miku i Lapajt, sherr LIVE me Shehajn: Je i dënuar nga gjykata! Mos na bëj si…

Miku i Lapajt, sherr LIVE me Shehajn: Je i dënuar nga gjykata! Mos na bëj si…

February 2, 2026
“Zgjedhorja” / Sondazhi: Mbi 70% e shqiptarëve duan që opozita të marrë pjesë në komision

“Zgjedhorja” / Sondazhi: Mbi 70% e shqiptarëve duan që opozita të marrë pjesë në komision

February 2, 2026
Meloni ironizon afreskun që bëri bujë: Jo, përfundimisht nuk jam si një engjëll!

Meloni ironizon afreskun që bëri bujë: Jo, përfundimisht nuk jam si një engjëll!

February 2, 2026
“Në Shqipëri ka perversitete si ato të Epstein”, Curri: Mendojnë se duke e bërë këtë, do kalojnë vdekjen

“Në Shqipëri ka perversitete si ato të Epstein”, Curri: Mendojnë se duke e bërë këtë, do kalojnë vdekjen

February 2, 2026
A do ia heqë Trump non gratën Berishës, po Ramës a do ia tregojë vendin?

“Marrëveshja PD-PS është mbyllur! Kjo që shohim është teatër…”

February 2, 2026
Luan Baçi para tubimit të opozitës: Bashkohuni dhe paraqisni shqetësimet tuaja! Foltorja do kthehet në ortek

Mbledhja e grupit të PD, Baçi: Pjesëmarrja në Reformën Zgjedhore dhe Territoriale, formale, por e domosdoshme

February 2, 2026
“Këtu flitet për perversitetin e elitave”, gazetarja shqiptare në SHBA, për Epstein: Të majtë e të djathtë po prisnin që…

“Këtu flitet për perversitetin e elitave”, gazetarja shqiptare në SHBA, për Epstein: Të majtë e të djathtë po prisnin që…

February 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In