Hetim në gjendje të lirë ka vendosur gjykata e Durrësit për 2 zyrtarët e ARRSH-së Astrit Zenelaj dhe Dhurata Lazaj si dhe për ndërtuesin Rezart Arkaxhiu të arrestuar pas operacionit “By Pass”.
Më herët gjatë vlerësimit të masës së sigurisë, 5 nga 6 të arrestuarit u lanë të lirë me ‘detyrim paraqitjeje’, ndërsa njëri nga inxhinierët u la në masën “Arrest shtëpie”.
Ata akuzohen se lejuan ndërtimin e një karburanti në rrugën Plepa–Kavajë duke devijuar barrierat mbrojtëse me qëllim hyrje-daljet e makinave në karburant.
/a.r