• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, October 15, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Hetim ndërkombëtar për CEZ, Rama: Shqipëria ka legjislacionin e saj

by
30/09/2015 18:28
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Hetim ndërkombëtar për CEZ, Rama: Shqipëria ka legjislacionin e saj

Kryeministri Edi Rama ndërsa ndodhet për një vizitë në SHBA, në një intervistë për Zërin e Amerikës ka folur për çështjen e fundit që ka tronditur politikën shqiptare, afera e CEZ.

Në mënyrë jo të drejtpërdrejtë shefi i qeverisë shqiptare nuk ka pranuar që  kjo çështje të hetohet nga prokurorë ndërkombëtare.

“Shqipëria është vend kandidat për në Bashkimin Europian, ka një legjislacion të vetin. Nuk ka asnjë pengesë për asnjë lloj hetimi për ta hetuar edhe nga prokuroria shqiptare, siç thonë mediat. Nuk ka asnjë shpikje alla shqiptarçe për të bërë për këtë rast”, ka deklaruar Rama.

Kryeministri tha se historia e CEZ është e sajuar nga opozita për të ‘devijuar drejtimin që ne kemi nisur’. Rama tha se marrëveshja me CEZ u arrit për të çliruar kompaninë, ndërsa theksoi se prokuroria ka nisur një hetim. “Le ta lëmë të flasë prokuroria për këtë çështje”, deklaroi Rama.

rama

“Ju e thatë vetë është një përfolje shumë e madhe dhe s’me mbetet tjetër veçse të them “Fali Zot se s’dinë se ç’bëjnë”! Çështja e ashtuquajtur e CEZ­-it është e trajtuar sipas standardeve ndërkombëtare dhe marrëveshja e qeverisë shqiptare domosdoshmëri për të çliruar kompaninë nga kthetrat ku ishte kapur. Për të gjitha të tjerat i ftoj të gjithë ata që kanë akuza, pretendime, aludime, t’i referohen legjislacionit shqiptar ti referohen institucioneve përkatëse për të gjetur çfarë duan të gjejnë. Për mua, për qeverinë kjo është një çështje e mbyllur. Kjo është pjesë e një gjullurdie që ka përfshirë edhe median. Edhe ju ushqeni këtë lloj mjegulle të pakuptimtë, sepse studioja ligjore e tërhequr në këtë debat absurd nga media të caktuara ka dhënë një prononcim shumë të qartë dhe ka thënë se nuk ka asnjë referencë.  Kjo është puna e studios ligjore në funksion të zgjidhjes së procesit. Nuk ka të bëjë me qeverinë shqiptare. E gjitha kjo është një mjegull e ngritur dhe e dendësuar dita­ditës nga një zogori burimesh e personazhesh që shtrihen nga selia e PD deri në burime të informacionit që nuk informojnë qytetarin po deformojnë informacionin. Unë nuk këmbëngul në asgjë që lidhet me këtë çështje. Prokuroria ka një hetim dhe është prokuroria që duhet të flasë. Qeveria shqiptare dhe unë vetë nuk kemi asnjë lidhje me këtë diskutim absurd që është kthyer në një spekulim. Ç’ka prokuroria shqiptare heton i takon asaj të thotë të vërtetën. Këto janë të gjitha dokrra të prodhuara nga një parti, Partia Demokratik që nuk ka kokë, nuk ka alternativë, nuk ka drejtim që nuk di ku është dhe se çfarë kërkon”, vijoi me tej Rama.

Sa i përket një ftohje me Ilir Metën, Rama tha se ata janë në një koalicion dhe ai do të vazhdojë.  Duke u ndalur tek përfshirja në politikë e personave të inkriminuar, Rama tha se kush nuk respekton ligjin përgjigjet individualisht për shkeljen e tij dhe se sot nuk ka më të mbrojtur. “Kush nuk respekton ligjin përgjigjet individualisht për shkeljen e ligjit. Jam krenar që qeveria jonë po vendos këtë standard në Shqipëri që nuk ka tanët dhe tuajt. Sot jemi në kushte të tjera jo në kushtet kur deputeti gjuante me pistoletë në mes të stadiumit dhe kur kryeministri thoshte e kishte lodër”.

Next Post

Aksident te '21 Dhjetori', përmbyset Benzi (Foto)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com