• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, November 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Hetimi ndaj LSI, ministrja e drejtësisë i kthehet Kryemadhit: Mos u merr me bashkëshortin tim!

by Java News
07/02/2019 18:43
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj i ka quajtur si shantazh personal, deklaratat e kryetares së LSI-së, Monika Kryemadhi, të bëra më herët në Parlament. Kryemadhi tha gjatë paradites së nuk e ka sulmuar më parë Gjonajn për shkak se ka lidhje farefisnore me Ilir Metën.

Por Kryemadhi shtoi se bashkëshorti i Etilda Gjonajt është larguar nga detyra për shkak të korrupsionit dhe lidhjeve që ka me bandat e lojërave të fatit. Kryemadhi përmendi emrin e Ervis Martinajt, duke thënë se ka lidhje me bashkëshortin e ministres së Drejtësisë. Shperthimi i Kryemadhit me shume lidhet me korrupsionin miliona euro te zbuluar ne Ministrine e Drejtesise, kur drejtohej nga LSI me ane te ish ministrave Ylli Manjani dhe Petrit Vasili. Per kete afere miliona euro jane bere edhe disa arrestime.

Ndërkohë që GJonaj sot ka sqaruar se bashkëshorti i saj ka fituar gjyqin dhe është kthyer në detyrën në Drejtorinë e Tatimeve si Inspektor. Ndërkohë që sqaroi se bashkëshorti i saj s’ka lidhje me bandat e lojërave të fatit.

Pjesë nga reagimi:

Nuk isha prezent sot në Kuvend se isha në një takim me ambasadorët ku raportova për zbatimi ne Reformës në Drejtësi, kur dëgjova akuzat nga Kryemadhi, që ishin në formën e një shantazhi.

Ndihem e keqardhur që këtu flitet për bashkëshortorin tim. Janë në të drejtën e tyre të zgjidhen dhe mënyrën që duan për të bërë opozitën. Këtu duhet të ekzistojë debati për qytetarët, por opozita bën shantazhe dhe sulme personale.

Unë nuk jam këtu për t’u marrë që me familjarët apo për të treguar lidhje fare fisnore. Është e vërtetë që bashkëshorti im ka mbajtur një post dhe është larguar nga shërbimi civil me një vendim administrativ dhe ka ndjekur rrugën ligjore është kthyer në pozicionin që ka patur.

Nuk ka pasur asnjëherë të vetme një akuzë për korrupsion dhe nuk është larguar nga detyra për këtë shkak, bashkëshorti im nuk ka qenë i lidhur as me banda dhe as subjekte të lojërave të fatit.

Por përdorimi për shantazh nuk është e tolerueshme. Unë jam e gatshme për të debatuar për çdo gjë, dhe kush do është i lutur që ta bëj këtë debat. Nëse ka qenë shumë e përfolur ngjarja e fundit për një hetim në ministrinë e Drejtësisë, pas gjetjes së raportit e auditit të brendshëm, gjetjet i kanë kaluar ministrisë së Financave ku është bërë një hetim më i thelluar dhe në fund ka vijuar sipas ligjit.

Është Prokuroria është ajo që ka marrë në dorë këtë çështje dhe ka vënë para drejtësisë  të akuzuarit. Unë nuk kam kapur asnjë prokuror që të kem diktuar procesin se nuk është në natyrën time që ta bëj këtë.

/a.meta/javanews.al

Next Post
Armina Mevlani: Ja si krijohet atmosfera në dhomën e gjumit!

Armina Mevlani: Ja si krijohet atmosfera në dhomën e gjumit!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

FOTO/ Policia identifikon 17-vjeçarin që dyshohet se hodhi gurë drejt Kryeministrisë

FOTO/ Policia identifikon 17-vjeçarin që dyshohet se hodhi gurë drejt Kryeministrisë

November 8, 2026
Skënderbeu mposht Dinamon 2-0 në Korçë

Skënderbeu mposht Dinamon 2-0 në Korçë

November 8, 2026
Aksident dramatik dhe i i shumëfishtë pranë nyjes lidhëse të autostradës Durrës-Tiranë, makina përmbyset pas përplasjes së tri mjeteve

Aksident tragjik në Durrës, 26-vjeçarja përplas për vdekje këmbësorin

November 8, 2026
“E di se akuzat i ka shumë të rënda”, Minxhozi: Meta po përpiqet ta bëjë historinë e tij sa më të vështirë

Dy protesta që i morën frymën njëra-tjetrës

November 8, 2026
9 elektricistë humbën jetën në punë gjatë vitit 2026, alarm për sigurinë e punonjësve të energjisë

9 elektricistë humbën jetën në punë gjatë vitit 2026, alarm për sigurinë e punonjësve të energjisë

November 8, 2026
Hapja e listave/ “Të gjithë të barabartë”, Kume: Vendimi i Kushtetueses, shuplakë që iu jepet ligjvënësve!

Kume: Të bëhet reformë zgjedhore konkrete, jo të bëjnë sikur punojnë!

November 8, 2026
Rezistenca ndaj antibiotikëve alarmon ekspertët, 35 mijë viktima çdo vit në BE, rrezikohen 39 milionë jetë deri në 2050

Rezistenca ndaj antibiotikëve alarmon ekspertët, 35 mijë viktima çdo vit në BE, rrezikohen 39 milionë jetë deri në 2050

November 8, 2026
Irani i dërgon mesazh SHBA-së: Zgjidhni fundin e luftës ose përballjen ushtarake!

Irani i dërgon mesazh SHBA-së: Zgjidhni fundin e luftës ose përballjen ushtarake!

November 8, 2026
Pr.buxheti 2027/ PBB-ja kalon 30 mld €, ekonomia rritet me 3.9%, të ardhurat për frymë arrijnë në 12,886 € në vit

Pr.buxheti 2027/ PBB-ja kalon 30 mld €, ekonomia rritet me 3.9%, të ardhurat për frymë arrijnë në 12,886 € në vit

November 8, 2026
Të gjithë shpresat tek Erioni

Përse po protestohet anë e kënd Europës?

November 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In