• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, October 15, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Heshtje për djalin e Isa Mustafës dhe të tjerët që lanë 1.600 udhëtarë në aeroport më 2009

by Java News
13/10/2015 11:13
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Mbrohet në heshtje djali i Isa Mustafës dhe 6 të tjerë për 1.600 udhëtarët e lënë në aeroport më 2009

GAZETAEXPRESS

E martë, 13 Tetor 2015 08:59 169

Besnik Mustafa, djali i kryeministrit Isa Mustafa, si dhe gjashtë të tjerë, të cilët po akuzohen për keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe mashtrim, nuk kanë dashur të deklaroheshin lidhur me gjykimin që është zhvilluar deri tash ndaj tyre.

Gjatë seancës, të hënën, të mbajtur në Gjykatën Themelore në Ferizaj, që të gjithë kanë zgjedhur të mbrohen në heshtje, shkruan  “Koha Ditore”.

Mustafa dhe gjashtë të tjerët: Ismail Berisha, Nexhat Bala, Sibush Haziri, Hamzi Rrahimi, Seladin Ujkani dhe Shefqet Qerkini po përballen me drejtësinë lidhur me ngjarjen e anulimit të fluturimeve të më shumë se 1.600 udhëtarëve në vitin 2009, të cilët kishin mbetur në Aeroportin e Prishtinës.

Sipas Prokurorisë, këta udhëtarë kishin ardhur për pushime nga Gjermania dhe kishin ngelur në aeroport verën e 2009-s, pasi që kompania spanjolle “Pronair” nuk e kishte dërguar aeroplanin për t’i bartur ata në Gjermani. Ata ishin detyruar të blinin bileta të tjera shumë të shtrenjta.

Në anën tjetër, po sipas aktakuzës, Ministria e Transportit dhe Telekomunikacionit nuk i kishte dëmshpërblyer ata, edhe pse kishte mundësi që me garancinë bankare prej 500 mijë eurosh që kishte lënë kompania “Kosova Air BIZ” të kompensoheshin udhëtarët.

Next Post

Leonardo Di Caprio është fejuar?

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com