• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, February 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Heshtje dhe lotë në Kongresin amerikan gjatë rrëfimit të shqiptares së përdhunuar nga forcat serbe

by Java News
01/05/2019 12:33
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Viktima e dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë, Vasfije Krasniqi, ka dëshmuar para Komitetit për Marrëdhënie të Jashtme të Kongresit Amerikan, tmerrin që e ka përjetuar nga forcat serbe.
Ajo tregoi tmerrin që ka përjetuar kur ishte vetëm 16-vjeçare. Ndërsa Vafsija rrëfente se si është sulmuar dhe dhunuar seksualisht nga policët serbë, të pranishmit dëgjonin të përlotur.
“Dua t’ju falënderoj qe ma dhatë nderin që tregimin tim ta ndaj me ju.

Më 14 prill kur isha 16 vjeçe një polic hyri në shtëpinë tonë dhe po e kërkonte babanë dhe vëllezërit e mi. Unë isha me nënën time. Ata na kërkuan letërnjoftimet. Pasi qe e pa letërnjoftimin tim e mbajti dhe më tha të shkoj në stacionin policor të jap deklaratë për burrat e shtëpisë. Në atë moment axha e pyeti se ‘pse po e merr vajzën’, ndërkaq polici i tha mos lëvizni se do t’ju vrasim. Nëna ime i tha ‘më merrni mua’, por ata i thanë jo se ajo është fëmijë dhe nuk është në gjendje të gënjejë se ku e ka babanë dhe vëllezërit.

Polici më mori dhe më dërgoi në një shtëpi dhe më hodhi në dysheme. Unë fillova të bërtas ndërkaq ai filloi të më dhunojë. Isha nën tytën e pushkës. Më keqtrajtoi. Më dhunonte dhe humba vetëdijen. Kur më erdhi vetëdija i kërkova të më vriste, por ai më tha ‘jo sepse kështu do të vuash më shumë. Dhe pati të drejtë. Më kujtohet qe e kishte dorën e plagosur dhe tha se po merrte hakmarrje nga unë meqë sipas tij e kishte plagosur UÇK-ja.

Pasi me dhunoi, më la në një shitore aty afër dhe nuk guxova të bëj lëvizje sepse ishte fshat i banuar me serbë. Më pas më nxori nga vetura dhe më dërgoi në atë shtëpi, dhe më dhunoi edhe një plak. Pastaj më lanë në fshat në rrugë. Eca në varrezat e fshatit sepse nuk doja të kthehesha në shtëpi.

Ata më mësonin edhe çfarë t’u them në shtëpi – të them që kam qenë në stacion policor për te dëshmuar.
Kur shkova në shtëpinë e axhës, ata më panë dhe nuk kanë pasur nevojë të më pyesin sepse një 16-vjeçare nuk ka çfarë të dëshmojë në polici, duke më parë edhe në çfarë gjendje fizike isha.
E raportova rastin në Kombet e Bashkuara, pastaj në EULEX. Kryesit e krimit janë identifikuar por tani pas 20 vjetësh ata nuk kanë dhënë llogari për atë që më kanë bërë. Janë të lirë.
Gjithçka që unë dua është drejtësia.
Sot jam nënë e dy vajzave dhe ua them atë çfarë unë kam kaluar dhe nuk do të jem në paqe deri sa të shoh drejtësinë. Kërkoj përndjekjen e krimineleve duke marre veprime imediate që do të ishte drejtësi për të gjithë të mbijetuarat”, ka rrëfyer ajo në kongres.

g.kosovari

Next Post
Vijat në kyçin e dorës tregojnë sa gjatë do jetoni

Vijat në kyçin e dorës tregojnë sa gjatë do jetoni

Comments 1

  1. Guri Rodogoshi says:
    5 years ago

    Tragjedi e kombtara,të dhunohet ni femen,ni femi në moshen 16 vjeqare,tmerr ket pun nuk e kan ba as,fashistat e hitlerit.Kurse kupolla e jasht qitjes në prishtin,as qe kan ngrit ndoni padi.Përkundrazi thaqi bajke pazare,turp,turp.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Inxhinieri Xhevahir Ngjeqari: Rrugët po sabotohen që të prishet Korridori 8! Mos pengohen projektet strategjike

Inxhinieri Xhevahir Ngjeqari: Rrugët po sabotohen që të prishet Korridori 8! Mos pengohen projektet strategjike

February 25, 2026
President nga familja Jashari në Kosovë? Nipi i heroit e refuzon kategorikisht: Gjeni një emër tjetër, s’kam ambicie politike

President nga familja Jashari në Kosovë? Nipi i heroit e refuzon kategorikisht: Gjeni një emër tjetër, s’kam ambicie politike

February 25, 2026
“Faleminderit Ramës për përkushtimin ndaj çlirimtarëve të UÇK-së”, Haradinaj ndaj detaje nga takimi me Spiropalin në Prishtinë

“Faleminderit Ramës për përkushtimin ndaj çlirimtarëve të UÇK-së”, Haradinaj ndaj detaje nga takimi me Spiropalin në Prishtinë

February 25, 2026
Katër mësime prej katër viteve të agresionit rus

Katër mësime prej katër viteve të agresionit rus

February 25, 2026
Orban vendos njësi ushtarake në lindje të vendit: Kemi informacione për sulme të mundshme nga Ukraina

Orban vendos njësi ushtarake në lindje të vendit: Kemi informacione për sulme të mundshme nga Ukraina

February 25, 2026
Rregulla të reja për privatizimet/ Trojet e lira u kalojnë ish-pronarëve, shiten edhe objektet me qira “1 Euro”

Rregulla të reja për privatizimet/ Trojet e lira u kalojnë ish-pronarëve, shiten edhe objektet me qira “1 Euro”

February 25, 2026
Vance: Irani nuk mund të pajiset me armë bërthamore! Trump ende preferon një zgjidhje diplomatike

Vance: Irani nuk mund të pajiset me armë bërthamore! Trump ende preferon një zgjidhje diplomatike

February 25, 2026
Bllokimi i rrugëve të PD, më shumë është bllokim mendimi sesa mosbindje civile qytetare

Fallxhorët e Medias

February 25, 2026
Moti i keq godet infrastrukturën/ Mediat portugeze raportojnë situatën: 30 mln € dëme në një bashki

Moti i keq godet infrastrukturën/ Mediat portugeze raportojnë situatën: 30 mln € dëme në një bashki

February 25, 2026
Eksperti: Rruga u dëmtua nga gërryerja! Të ndalen menjëherë lejet mjedisore për shfrytëzimin e inerteve në lumin Shkumbin

Eksperti: Rruga u dëmtua nga gërryerja! Të ndalen menjëherë lejet mjedisore për shfrytëzimin e inerteve në lumin Shkumbin

February 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In