• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, November 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Heshtja zgjedhore/ Gjobë 500 mijë lekë partisë që shkel ligjin, shqiptarët do t’i drejtohen kutive të votimit ditën e nesërme

by
24/04/2021 09:14
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Fushata elektorale është mbyllur ditën e djeshme dhe sot zyrtarisht ka hyrë në fuqi heshtja zgjedhore.

Deri në orën e mbylljes së votimit,  nuk lejohet asnjë lloj fushate zgjedhore nëpërmjet organeve të medias, si dhe zhvillimi i mitingjeve ose i veprimtarive të tjera zgjedhore të partive apo kandidatëve.

Në rast të shkeljes së këtij rregullit, për partitë politike është përcaktuar gjobë nga KZQ-ja me 500 000 lekë e ndërsa për median, 2 000 000 lekë dhe ankimi ndaj vendimit të KQZ-së për gjobën nuk pezullon ekzekutimin e saj.

Ditën e nesërme, më 25 prill, shqiptarët do i drejtohen kutive të votimit për të zgjedhur parlamentin e ri për 4 vitet e ardhshme.

Partia Socialiste kërkon një mandat të tretë, e ndërsa opozita, e përbërë nga Partia Demokratike, Lëvizja Socialiste për Integrim dhe disa parti të tjera të vogla aleatë, kërkojnë rikthimin në pushtet pas 8 viteve në qeveri.

Në këto zgjedhje, në garë janë futur edhe disa parti të reja, si Nisma Thurje, Lëvizja për Ndryshim e Jozefina Topallit dhe Bindja Demokratike e Astrit Patozit apo të opozitarëve që kanë krijuar forca të reja politike.

Këto zgjedhje zhvillohen në një vit pandemik, e për pasojë edhe nuk do të jenë të njëjta me atë të viteve kaluara, ky çdo votues do të t’i nënshtrohet një protokolli të rreptë për parandalimin e përhapjes së COVID-19, ku mbajtja e maskës dhe distanca janë pikat kryesore. Përpos kësaj, këto zgjedhje do të futen në historinë e Shqipërisë, për shkak se në ndryshim nga e kaluara votuesi do të zgjedhë jo vetëm partinë, por edhe kandidatin që preferon.

Kjo fushatë zgjedhore ka pasur momentet dhe pikat kulminate të saj, që është karakterizuar me pjesëmarrjen e një presidenti “në garë”, edhe pse jo zyrtarisht. Ilir Meta ka ashpërsuar retorikën e tij politike, në drejtim të qeverisë, por pa kursyer edhe ambasadorët.

Nga ana tjetër, takimet elektorale të liderit të opozitës, Lulzim Basha janë zhvilluar në shkelje të masave anti-COVID, e ndërsa fushata elektorale e kryesocialistit Edi Rama ka pasur në fokus Ilir Metën dhe Sali Berishën, si dy figura që për të personifikojnë të shkuarën që nuk duhet të kthehet më. Fatkeqësisht në këtë fushatë, u shënuar edhe një viktimë. Pjerin Xhuvani u ekzekutua nga një nga anëtarët e Strukturës së Armatosur të Partisë Demokratike për mbrojtjen e votën, grup ky i cili alarmoi edhe ndërkombëtarët që e cilësuar si të papranueshme dhe të patolerueshme krijimin e saj./ b.h

Next Post
Pas pezullimin 10 ditor, SHBA rikthen në përdorim vaksinën ‘Johnson & Johnson’

Pas pezullimin 10 ditor, SHBA rikthen në përdorim vaksinën ‘Johnson & Johnson’

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Antimafia italiane godet grupin shqiptar, pastroi mbi 14 milionë euro përmes arit dhe pronave

Antimafia italiane godet grupin shqiptar, pastroi mbi 14 milionë euro përmes arit dhe pronave

November 5, 2026
Urdhri i shqiptarit nga burgu, granatë lokalit në Athinë. Zhvatje, gjoba dhe shpagim bizneseve

Urdhri i shqiptarit nga burgu, granatë lokalit në Athinë. Zhvatje, gjoba dhe shpagim bizneseve

November 5, 2026
“Kam nisur si punëtor”, shqiptari që punon krah Trump-it tregon si arriti të fitonte mandatin

“Kam nisur si punëtor”, shqiptari që punon krah Trump-it tregon si arriti të fitonte mandatin

November 5, 2026
Berisha: Dorëheqja e Ramës e vetmja zgjidhje, protestat janë pasojë e dhunës 13-vjeçare!

Lider i ri në PD? Berisha: Do të them “Goodbye” vetëm nëse kam pamundësi fizike ose mendore

November 5, 2026
“Ke ardhur për sherr?”, Lapaj-Qori dhe Shehaj ironi dhe batuta për bashkimin: Ke hapur lokal…

“Ke ardhur për sherr?”, Lapaj-Qori dhe Shehaj ironi dhe batuta për bashkimin: Ke hapur lokal…

November 5, 2026
Egnatia pëson humbjen e parë në Conference League, mposhtet 2-0 nga Universitatea Craiova

Egnatia pëson humbjen e parë në Conference League, mposhtet 2-0 nga Universitatea Craiova

November 5, 2026
“Mos bëj gam gam se po flas!” Plas sherri në studio, Noka përplaset fizikisht me gazetarin

“Mos bëj gam gam se po flas!” Plas sherri në studio, Noka përplaset fizikisht me gazetarin

November 5, 2026
Vendimi/ Qeveria i propozon Kuvendit 2 anëtarët e rinj të Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë,  mes tyre ish-ministri

Qeveria çon në Kuvend projektligjin për ratifikimin e marrëveshjes për heqjen e vizave për refugjatët

November 5, 2026
Zgjedhjet për kreun e PD/ Ibsen Elezi: Berisha po e çon partinë drejt shkatërrimit, mision apo i kapur peng?

“Lapaj e dinte se ishte dështim, marksizmi pengon Qorin” / Elezi analizon partitë e reja: Nuk janë modele politike…

November 5, 2026
Trump tha se Ngushtica e Hormuzit do të jetë territor amerikan, përgjigjet Irani -

Dokumentet, SHBA zhvilloi bisedime sekrete me Iranin për dëbimin e iranianëve gjatë luftës

November 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In